Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Intervista per Francesi

Dimë që në Ballkan raportet mes të krishterëve dhe myslimanëve shpesh here janë të vështira. Çfarë vështirësish ka në Shqipëri? Ju si ipeshkëv ndodheni shpesh për të bërë ndërmjetësin me autoritetet islamike?

Natyrisht situata e Ballkanit është një situatë e komplikuar, mes të krishterëve, ortodoksëve, katolikëve e myslimanëve. Në shumë zona, si në këto vite që sapo kaluan, ka pasur luftëra mes etnive,  racave  dhe  besimeve fetare të ndryshme e disa herë përçarja etnike është maskuar, d.m.th. ka marrë ngjyrën e luftës fetare. Në Shqipëri kjo gjë nuk ekziston sepse në Shqipëri jemi një popull unik, jemi një racë e vetme. Populli shqiptar është lindur i krishterë, është ungjillëzuar direkt nga Shën Pali (Iliria e atëhershme) dhe më vonë në 1400-1500 ka qënë pushtuar nga perandoria otomane, dhe është islamizuar. Fakti i të qënit një popull unik eliminon çdo lloj rreziku lufte të brendshme për arsye fetare. Gjatë historisë kemi pasur momente të një tensioni të veçantë, persekutimi nga ana e “Portës së Madhe”, megjithatë mbesin fakte të të izoluara, të lidhura me politikën e pashave të vetëm.


Është e lejueshme të flasësh për dialog mes Kishës dhe Islamit?

Do të thosha dialog dhe pranim. Mes njerëzve, në nivelin e marrëdhënieve normale, nuk ekziston intoleranca, përkundrazi nganjëherë bëhen edhe të afërm, bëhen “kumbarë” një tip kumbare, që bëhet me prerjen e parë të flokëve të fëmijëve.
Kemi patur raporte shumë të mira me kryetarët në nivel njerëzor. Kemi bërë në fakt takime lutjesh sëbashku, duke shkuar edhe deri në Bajram Curr, afër Kosovës në vitin 1998; në vitin 1997 sëbashku kemi shpëtuar Shqipërinë  nga një vetëshkatërrim i madh. Në vitin 1999 kemi bërë sëbashku apel për të pritur kosovarët.
Është e qartë secili me identitetin e vet.
Me ortodoksët kemi bërë sëbashku në Metropolitin e Korçës, mesazhin e parë për Jubileun 2000, që përveç të tjerash është vlerësuar shumë.


-Në Shkodër veprojnë, Bashkësia Islame dhe Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. A keni marrdhënje më këto dy institucione fetare?

Marrëdheniet ndërfetare në Shkodër janë të mira, qoftë në nivelin e lartë, qoftë midis besimtarëve. Shqipëria dhe Shkodra, edhe sot, janë një shembull i bashkëjetesës fetare. Bashkpunimi i ngushtë midis krerëve e fesë ka shpëtuar Shkodrën dhe Shqipërinë në vitin 1997 nga një luftë dhe shkatërrimi i madh. Jemi duke punuar për të ngritur në Shkodër një Këshillë  ndërfetar permanent (të vashdueshëm).
Patjetër marrëdhenjet nuk janë dhe nuk mund të jenë vetëm juridike. Mund të përmirësohen gjithmonë e më shumë, veçanerisht nëpërmjet një njohje më të thellë e fesë krishtëre dhe e fesë islame dhe një respekt anasjelltas.

– Jeta fetare është ngusht e lidhur më jetën shoqërore dhe politike. Si e vlerësoni situatën momentale në Shqipëri?

Në qoftë se bëjmë një pamje retrospektive, unë them se me gjithë problemet që kemi pasur si dhe emergjencat: më 1997 kemi patur emergjencën e gjatë dhe pas trazirat sociale; më 1998 ka qenë emergjenca e Kosovës ku më 1999 qe shpërthimi i luftës. Pra po të kemi parasyshë se sa emergjenca kemi kaluar mund të them se Kisha Katolike ka bërë hapa shumë të rëndësishëm e të jashtëzakonshëm.
Duke patur ende në Shqipëri një situate sociale dhe ekonomike të vështirë, dhe një pjesë e madhe e shoqërisë, veçanarisht në Veri, vuajnë nga varfëria dhe nga papunësia, Kisha vazhdon punën e saj, dmth. vepren e ungjllzimit, të formimit dhe ndërgjësimit. Pasi diktatura komuniste ka shkatërruar çdo koncept të së mirës së përbashkët, si Kishë jemi të impenjuar dhe në veprat e bamirësisë, me shkollat, me ambulatorë etj. Ne jemi afër njerëzve, kërkojmë t’ju japim shpresë, dhe nxisim për pajtimin.
 Kudo jemi në emër të Zotit dhe për popullin e tij. Pra i kemi kushtuar jetën tonë Zotit, besimtarëve dhe vëllezërve e motrave shqiptarë, dhe ne jemi të kënaqur kur shohim se punët edhe përkundraj një ngadalsije  po shkojnë mirë.

– Si e mendoni integrimin shpirtërorë dhe kombëtar të shqiptarëve të Gadishullit Ballkanik?
 
Mendoj se pas rënjies së Murit të Berlinit  dhe pas kthimit të lirisë në Shqipëri 1991, si dhe pas luftrave në ish-Jugosllavinë 1991-1999, ka ardhur koha që të gjithë popujt e Gadishullit Ballkanik të bëjnë një hap përpara më të vendosur dhe më cilësor. Kjo do të thotë:
të vlerësojnë vlerat kombëtare të çdo populli duke kapërcyer kështu nacionalizmin. Të mbërrihet në vetëdijen dhe të pranohet historia në aspektet pozitive dhe negative që ajo mbart përgjatë luftrave pushtuese nga njëra anë dhe të mbijetësën nga ana tjetër e Ballkanit.  
Duhet njohur historia, duhet pranuar ajo si dhe duke pastruar kujtesa me ndihmën e Zotit: këtë na këshillon edhe Papa Gjon Pali II-të.
Dua të shtoj se ëndërroj rajonin e Ballkanit në paqe, një bashkëjetesë paqësore e pranisë së popujve, një Mozaik popujsh dhe besimesh të cilët nuk luftojnë më njëri-tjetrin; ku secilit i jepet e drejta e lëvizjes; ku njihet të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve dhe ku të ketë një bashkëpunim të ndërsjelltë. Kjo vlen edhe për besimet fetarë të pranishme.
E gjithë kjo, në mënyrë që integrimi në Europë të jetë i sigurtë e mbi të gjitha do të ishte e pëlqyeshme që të integrohemi në Europën e vlerave.


Pyetje: Edhe diçka, qoftë edhe shkurt, për ditët e pajtimeve që keni organizuar në Shkodër?

Përgjigje: Një prej angazhimeve që kam pasur, sidomos pas ardhjes si Ipeshkëv në Rrëshen, si françeskan, ka qenë futja e jetës time në pajtimin e njerëzve me njëri-tjetrin. Kemi punuar për këtë qëllim edhe në Shkodër duke parë se ka pasur shumë probleme. Ka më shumë, ndoshta, raste vrasjesh e hakmarrjesh se në zonën e Mirditës për gjakmarrje. Gjatë konfliktit në Kosovë, kishim ndërtuar një fshat për të strehuar kosovarë, të emëruar fillimisht “Brescia”, në malin e Taraboshit. Falënderoj Zotin, ata u kthyen më herët se sa kishin menduar dhe këto struktura mbetën bosh. Atëherë menduam, që ta shndërrojmë këtë vend, që ishte një zonë e policisë kufitare, në mes Shqipërisë e Malit të Zi, në një vend paqeje. Kemi kërkuar fondet, kemi bërë një gjë të jashtëzakonshme. Falënderoj të gjithë ata që na kanë ndihmuar, disa shoqata të Kishës Katolike europiane etj. Është vërtetë një mrekulli. Ky është fshati i Paqes, ku gjendet edhe shtëpia e paqes. Atje kemi bërë shumë aktivitete.
Në fshat ka shkollë për romët, kemi bashkësinë Gjovani XXIII, që merret me fëmijët e braktisur. (Ka 5-6 fëmijë të braktisur). Kemi kurse për ato fëmijë që janë të ngujuar për t’i mbështetur nga ana psikologjike. Ka raste të veçanta, ngjarje që ndodhin menjëherë, atëherë i strehojmë atje njerëzit deri sa gjejmë një zgjidhje tjetër. Është një vend ku bëjmë takime për paqen. Qëllimi është që të bëjmë një shkollë të formimit për paqen në Ballkan: ky është dhe qëllimi kryesor. Ne aty kemi bashkuar fëmijët e dhjetë kombeve të Ballkanit dhe të Europës. Pra do të jetë shkolla e formimit për paqen, për bashkëjetesën dhe pajtimin midis popujve në Ballkan.
Së fundi kemi realizuar në këtë Shtëpi paqeje disa pajtime, që të jetë shembull pë rastet e tjera..