Lindi në Beltojë më 09.05.1935. Në kulm të regjimit komunist, meqë ishte mbyllur Seminari Papnor Shqiptar, u përgatit për meshtar në mënyrë private prej Arqipeshkvit Imzot Ernest Çobës, i cili e shuguroi meshtar më 08.12.1961, së bashku me Dom Marin Shkurtin. Ishte famullitar i Dajçit të Bregut të Bunës dhe e pastaj i Barbullushit. U arrestua në Beltojë dhe u burgos në Shkodër më 19.04.1973. U dënua me 7 vjet burg më 15.08.1973 dhe me vdekje më 04.09.1973. U pushkatua në Shkodër më 10.02.1974.