Lindi në Shkodër më 21.01.1891. Studioi Filozofi në Seminarin Papnor të Shkodrës dhe Teologji në Insbruk të Austrisë në Kolegjin Canisianum të Jezuitëve. U shugurua meshtar në Primiz të Austrisë më 03.08.1919. Prej marsit të vitit 1920 qe famullitar i Gimajve të Shalës, pastaj i Pogut, i Prekalit, i Kirit, i Shirokës dhe, prej vitit 1947, i Rrencit të Gurit të Zi. U arrestua dy herë në vitin 1945 në Shirokë dhe u lirua disa muaj më pas. U arrestua përfundimisht në Rrenc të Gurit të Zi në shtator-tetor të vitit 1947 dhe u burgos në Shkodër. Vdiq gjatë torturave, përpara se të dilte në gjyq, më 30.04.1948.