Scroll Top

Dom Dedë Malaj

Lindi në Malkolaj të Velipojës më 16.11.1917. Shkollën fillore e bëri në vendlindje. Ndoqi Seminarin Papnor Shqiptar të Shkodrës. Studioi Filozofi e Teologji në Kolegjin Urban të Kongretatës Propaganda Fide të Romës dhe në Kastel Gandolfo të Romës. U shugurua meshtar në Kastel Gandolfo më 20.12.1942. U emërua Famullitar i Pulajve të Velipojës, i Dajçit të Bregut të Bunës dhe i Malkolajve. U arrestua dy herë, në Pulaj të Velipojës më 1948 dhe në Dajç më 07.11.1958 dhe u burgos në Shkodër. U dënua me vdekje më 27.04.1959 dhe u pushkatua në Breg të Liqenit më 12.05.1959.

Trupi i tij është zhvarrosur prej varrezave të Dajçit të Bregut të Bunës me rastin e Lumnimit.