Scroll Top

Dom Dedë Maçaj

Lindi në Mal të Jushit të Shkodrës më 05.02.1920. Filozofinë dhe Teologjinë e kreu në Romë dhe në vitin 1944 mori Liçencën në Teologji. U shugurua meshtar më 19.03.1944. U emërua Zëvendës-famullitar i Katedrales së Shkodrës dhe, gjatë vitit 1946, Famullitar i Sheldisë. E thirrën ushtar dhe bëri dy muaj ushtri në Përmet. U arrestua dhe u burgos gjatë shërbimit ushtarak në Përmet më 10.03.1947. Me një gjyq-farsë u dënua me vdekje dhe u pushkatua më 28.03.1947.