Dom Anton Zogaj


Lindi në Kthellë të Mirditës më 26.07.1908. I Dioqezës së Durrësit. U shugurua meshtar më 26.04.1932. Pas shugurimit u emërua famullitar i Shna Prendes në Kurbin, pastaj i katedrales së Shën Luçisë në Durrës, pastaj Kancelar i arqipeshkvit dhe Sekretar i Imzot Vinçenc Prennushit. U arrestua në Durrës më 18.05.1947, një ditë përpara Imzot Vinçenc Prennushit (19.05.1947) dhe po aty u burgos. U gjykua në Durrës më 29.08.1947 dhe u dënua me vdekje më 24.12.1947. Pa bërë një vit të plotë burg, u pushkatua pranë Porto Romanos në Durrës më 09.03.1948.