Lindi në Kosovë më 12.05.1921. U shugurua meshtar i dioqezës së Shkodrës më 19.03.1944. Prej vitit 1930 ndoqi shkollën pranë Kolegjit Saverian të Jezuitëve të Shkodrës. Prej vitit 1938 në Romë, kreu bakalaureatin në Filozofi dhe mori Liçencën në Teologji në vitin 1944. U arrestua në Shkodër dhe u burgos në Kuvendin e Gjuhadolit më 20.05.1947. U dënua me një vit burg. Pasi u sëmur rëndë për shkak të torturave, u dërgua të vdiste në katin përdhesë të arqipeshkvisë më 04.03.1948.
Trupi i tij u zhvarros prej varrezave katolike të Shkodrës me rastin e Lumnimit.