Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dita Ndërkombëtare e Vëllazërisë mes njerëzve



Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka caktuar që, duke filluar prej vitit 2021, çdo 4 shkurt të kremtohet DITA NDËRKOMBËTARE E VËLLAZËRISË MES NJERËZVE.

Zgjedhja e kësaj dite na kujton nënshkrimin historik të Dokumentit mbi Vëllazërinë mes njerëzve për paqen botërore dhe bashkëjetesën e përbashkët nga Papa Françesku dhe Imami i Madh i Al-Ahzar-it, sheiku Ahmad Al-Tayyeb-i.

Si Kishë katolike në Shqipëri, simbol i bashkëjetesës paqësore mes besimeve fetare, dëshirojmë ta jetojmë këtë Ditë Ndërkombëtare duke njohur këtë Dokument historik që tani do të publikojmë, me shpresën e gjallë që të jetë një stimul për të ecur përpara në një vlerësim dhe respektim të ndërsjellë.