Scroll Top

Buletini Shëndetësor i Imzot Angelo Massafra-s 12.03.2021

Ju bëjmë me dije se gjendja shëndetësore e Imzot Angelo Massafra-s është e qëndrueshme. Parametrat e temperaturës dhe të tensionit janë normale, si dhe vlerat e oksigjenit po përmirësohen gjithnjë e më shumë.

Javën e ardhshme do t’i nënshtrohet një tamponi për të kontrolluar nëse infeksioni vazhdon apo jo.

Arqipeshkvi bën të ditur se është në dijeni të mesazheve të ndryshme që i kanë dërguar atij dhe i falënderon të gjithë, veçanërisht për lutjet e tyre.

 

 

Dom Nikolin Toma

Vikari i Përgjithshëm