Mjekët e Spitalit “Miulli” në Acquaviva delle Fonti (BA-Itali) na bëjnë me dije për gjendjen shëndetësore të Imzot Massafra-s se ende është në situatë kritike, edhe pse në një fazë përmirësimi të dukshëm. Imzot Massafra nuk i nënshtrohet më ventilimit të detyruar, pasi parametrat e oksigjenimit janë kthyer në normalitet.
Nga ana e tij, Arqipeshkvi është i vetëdijshëm se duhet kohë dhe durim për të dalë nga kjo gjendje dhe beson në lutjet e të gjithëve për të, për ata që aktualisht po luftojnë për shëndetin e tyre dhe për personelin shëndetësor, i cili është i përkushtuar për të lehtësuar vuajtjet dhe për t’i bërë ballë kësaj sëmundjeje.
Dom Nikolin Toma
Vikari i Përgjithshëm