Scroll Top

Atë Mati Prendushi O.F.M.

Lindi në Shkodër më 02.10.1881. Filozofi studioi në Schwaz dhe Teologji në Kaldaro të Italisë e Grac të Austrisë. U shugurua meshtar në Shkodër më 25.03.1904. Qe Famullitar në Tuz, Kastrat e Trabohin, Guardian i Gjuhadolit, Definitor Provincial, famullitar në Laç, Iballë, Gomsiqe e Bërdicë dhe pastaj Vikar Provincial. Prej vitit 1941 deri në vitin 1943 veproi në Tiranë. Prej vitit 1943 qe Delegat Provincial, duke zëvendësuar Ministrin Provincial Atë Anton Harapin, meqë kishte hequr dorë pasi e kishin thirrur që të qenë pjesë e Regjencës. Prej vitit 1944 qe Ministër Provincial derisa e pushkatuan. U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 15.11.1946; u dënua me vdekje më 08.01.1948 dhe u pushkatua më 11.03.1948 së bashku me të sivëllain Atë Çiprijan Nikajn, ipeshkvin Imzot Frano Gjinin e të tjerë.