Scroll Top

Atë Josif Papamihali

Meshtar katolik i ritit bizantin

Lindi në Elbasan më 23.09.1912. Studioi Filozofi e Teologji në Romë, pranë Angelicum-it. U shugurua meshtar në Romë më 01.12.1935. U kthye në Shqipëri në vitin 1936. Qe famullitar në Elbasan, Korçë dhe Berat, prej nga ku shërbeu edhe në Lushnjë, Pogradec dhe Elbasan; pastaj sërish në Korçë. Prej vitit 1944 qe përgjegjës i Misionit të Kishës Greko-Katolike të Shqipërisë. U arrestua në Korçë më 31.10.1946, ku u burgos dhe u dënua. Më 05.08.1947 u dënua me 5 vjet burg dhe punë të detyruar në Korçë dhe pastaj në Maliq. Vdiq në Maliq, i varrosur i gjallë në kënetë ku kishte rënë, i sfilitur prej lodhjes, më 26.10.1948.