Lindi në Shkodër më 27.07.1907. Studimet universitare i bëri në Lovanio të Hollandës dhe në Paris. U shugurua meshtar më 15.03.1931. Dha mësim filozofi, gjuhë frënge, politikë dhe ekonomi në Liceun Illyricum të Fretërve Minorë. Për një periudhë të shkurtër qe, dy herë, Zëvendës-famullitar në Theth dhe, prej datës 14 korrik deri më 27 nëntor 1945, në Nikaj, duke zëvendësuar Atë Dioniz Makajn, njëri prej fretërve të parë të arrestuar. U arrestua në Shkodër më 23.01.1946, ndërsa jepte mësim në klasë. U dënua me vdekje më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, dhe u la aty, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Seminaristin Mark Çuni, të rinjtë Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e të tjerë.