Scroll Top

Atë Giovanni Fausti S.I.

Lindi në Broco të Markenos (Bresha-Itali) më 19.10.1899. U shugurua meshtar në Romë më 09.07.1922. Prej vitit 1928 deri në vitin 1932 qe Misionar në Shqipëri dhe dha Shkrim të shenjtë e Teologji në Seminar. Për arsye shëndetësore u largua nga Shqipëria. Në vitin 1942, sërish në Shqipëri, u emërua Rektor i Seminarit Papnor Shqiptar dhe i Kolegjit Saverian të Shkodrës. Për arsye të luftës la shkollën dhe u transferua në Tiranë. Më 14.04.1945 u emërua Zëvendës-Provincial i Jezuitëve në Shqipëri dhe u kthye në Shkodër. Dha mësim lëndët: Shkrim i shenjtë, Dogmatikë e Filozofi. Po ashtu qe Mësues formimi dhe censor librash. U arrestua më 31.12.1945. U dënua me vdekje më 22.02.1946. U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, dhe u la aty, së bashku me të sivëllain Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, të rinjtë Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e të tjerë.