Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Dom Ndre Zadeja

Lindi në Shkodër më 03.11.1891. Pasi bëri shkollën fillore dhe atë të mesme hyri në Seminarin e Shkodrës dhe më pas shkoi në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar në Shkodër më 24.04.1916. Qe Sekretar i Arqipeshkvit të Shkodrës, Imzot Jak Serreqit; Zëvendës-famullitar i kishës katedrale të Shkodrës; Famullitar i Barbullushit (Jush e Mal i Jushit), i Bogës, i Shkrelit dhe i Sheldisë. U arrestua në Sheldi dhe u burgos në Shkodër më 04.02.1945. U dënua me vdekje pa gjyq dhe u pushkatua më 25.03.1945.

Trupi i tij u zhvarros prej varrezave katolike të Shkodrës me rastin e Lumnimit.