Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
Të dashur meshtarë, rregulltarë e rregulltare, laikë të angazhuar në lëvizjet e ndryshme dhe të gjithë ju vëllezër e motra. Ju jap mirëseardhjen në Asamblenë e nëntë të dioqezës së Shkodër-Pult dhe ju falënderoj nga zemra që keni ardhur në numër kaq të madh në këtë takim vjetor, sepse realisht pa ju nuk mund të ketë asnjë Asamble.
Në fillim përshëndesim Papa Françeskun dhe Eterit Sinodalë dhe të gjithë pjesëmarrësit dhe sigurojmë lutjen tonë. (kam menduar qe te dergojme nje mesazhe papes..per sinodin!)
Tema e kësaj Asamble është: “ME MËSHIRË NË MISION”…duke lidhur me Vitin Jubilar i Jashtëzakonshën të Mëshirës, që Papa ka shpallur me bullën “Fytyra e Meshirës”
U drejtoj një falënderim të veçantë dom Lorenzo Rossetti dhe pergjegjesve te komisioneve dioqezane per familjem, per rininë dhe për katekezën.
Me 18-20 qershor kemi kremtuar Asamblenë Kombëtare…Kjo asamble është në vashdimësi e asaj, për këtë Programi parashikon: një sintesë e Asamblesë Kombëtare mbi: baritoren e familjes – baritoren rinore – thirrore dhe katekezën.
Do ta degjojmë don Lorencin, që e falenderoj;…dhe ju kemi shperndare skemat e pregatitur dhe ne grupe pune do te dalin disa sugjerime konkrete…që to të merren në dorë me 12 tetor, në Këshillin Presbiteral, i cili do të jap udhëzimet për të gjithë.
Zëri i Papa Françeskut është me autoritet, entuziast dhe i provokues, i dashur por që i shkund ndërgjegjet. Thirrja e tij e fortë për të dalë prej famullive, prej shtëpive, prej çerdheve tona të rehatshme, nuk mund të na lërë mospërfillës.
Papa na nxit që të mos lejojmë të na e vjedhin shpresën. Dhe ka shprehur dëshirën e tij të thellë për një Kishë të varfër.
Të dashur vëllezër e motra, t’i mbajmë parasysh këto thirrje të Papës dhe të përvjelim mëngët për t’u riaktivizuar, për t’u rientuziazmuar, dhe për t’u hedhur me më shumë zell në misionin tonë, në ungjillëzimin, në punën e baritores rinore dhe thirrore.
Të gjithë dhe secili duhet të bëjmë pjesën tonë, të vogël apo të madhe. Është e nevojshme të shkundemi prej mospërfilljes, prej egoizmit, prej mbylljeve tona që të mund të jemi dritëza që shkëlqejnë me dritë hyjnore. Sikurse vëllezërit e motrat e “bashkësisë së parë” duhet të jemi të bashkuar, të gëzueshëm, jo të mbyllur në “timen” – “tënden”, por të kemi një zemër të vetme dhe një shpirt të vetëm. Kjo do të ngjallë në njerëzit dhe në të rinjtë mahnitje, mrekullim, siç ndodhte për “bashkësinë e parë”.
Por për të qenë kështu është e nevojshme që sikurse të krishterët e parë që ishin të zellshëm në tempull, edhe ne të jemi gra e burra të lutjes së thellë, të intimitetit me Atin. Jezusi duhet të jetë i gjallë dhe drithërues në jetën tonë dhe në zemra tona. Atëherë po do të flasim dhe fjalët tona do të jenë zjarr e jetë, do të lënë gjurmë në mënyrën e të menduarit dhe të të vepruarit.
Le të dalim, le të takojmë, le të humbasim kohë me ata që janë në nevojë por nuk kanë guximin të na e thonë sepse na shohin tepër të zënë. Zoti na dhashtë këtë hir!