Zyrtarë të Kuries

Zyrtarët e Kuries

Vikari i Përgjithshëm

Dom Dritan Ndoci

Ka lindur në Barbullush (Shkodër) më 14 nëntor 1980. Pas studimeve filozofiko-teologjike pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë”, është shuguruar meshtar më 29 qershor 2007. Në vitin 2024 kreu licencën në Përshpirtëri në Universitetin Papnor “Gregoriana”. Prej 14 korrikut 2025 mbulon detyrën e Vikarit të Përgjithshëm. Aktualisht është famullitar i Dajçit të Bregut të Bunës.

Kancelari dioqezan

Dom Artur Jaku

Ka lindur në Sheldi (Shkodër) më 15 shkurt 1980. Pas studimeve filozofiko-teologjike pranë Seminarit Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të Mirë”, është shuguruar meshtar më 29 qershor 2009. Në vitin 2020 kreu licencën në të Drejtën Kanonike në Universitetin Papnor “Gregoriana”. Aktualisht është rektor i Bazilikës “Zoja e Këshillit të Mirë”.