Scroll Top

Dom Marin Shkurti

Lindi në Samrish të Dajçit të Bregut të Bunës më 01.10.1933. Në kulm të regjimit komunist, meqë ishte mbyllur Seminari Papnor Shqiptar, u përgatit për meshtar në mënyrë private prej Arqipeshkvit Imzot Ernest Çobës, i cili e shuguroi meshtar më 08.12.1961, së bashku me Dom Mikel Beltojën. U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 27.11.1968. Gjyqi iu bë në Dajç. U dënua me vdekje më 20.03.1969 dhe u pushkatua më 01.04.1969.