
Françesku i dha motrës së re nje program jetese(forma vitae) e bazuar në principin: ndjekja e Zotit Jezus sipas përsosurisë së Ungjillit dhe sipas kushtit të gruas, në të cilin merret si shembull Virgjëra Mari. Kjo do të thotë të jetohet dhe realizohet jeta ungjillore, si bijë dhe shërbëtore e të madhit Zot, Hyj i qiellit e i tokës, si nënë e Zotit Jezus, dhe si gruaja e tij në Shpirtin Shenjtë(cfr. Regulla e Kjarës 6,3), në heshtjen e jetës së shuguruar nga Hyji në trup dhe në shpirt(1Kor 7,34). Kjara e mori këtë “forma vitae” me entuziazëm dhe vendosmëri si stil të ri jetese në panoramën e Kishës.
Shembulli i Kjarës u ndoq menjëherë nga të reja të tjera: motra minore Anjeze, dhe nga ndjekëse të reja të zonës, e para vinte nga Perugja, dhe u quajt motër Benvenuta, dhe nga shumë të tjera. Në verën e vitit 1212 u përmendën edhe pesë bashkëmotra dhe motra të tjera të cilat nuk i dihet emri (cfr. Procesi i kanonizimit të Kjarës 1,43-57). Shembulli i jetës së kryer në manastir nga Kjara në Shën Damian afër Asizit, ishte si një far ndriçues, që i dha aty nismën e lëvizjes, që ne quajmë Klarian ose Urdhëri i Dytë Françeskan, nëpërmjet themelimeve të manastireve të tjera. Mes 1217 dhe 1219 numërohen nëntë manastire: Asizi, Spelo, Folinjo në Spoleto, Perugja, Areco, Siena, Firence, Luka, Tortona, (dhe të tjerë të pa emëruar). Kur vdiq Kjara(11 gusht 1253), në Itali ndodhen 115 manastire dhe 50 ndodhen jashtë Italisë. Në fillim të shekullit XIV janë 413 manastire. Në këto manastire hynin njerëz të thjeshta si edhe bijt e familjeve të pasura, duka, princa dhe mbretër (i Francës dhe i Bohemisë).
Pasha e kësaj lëvizjeje qe e madhe në Kishën e ajas kohe. U interesua për këtë lëvizje Koncili Lateranense IV (Nëntor 1215, Const. XIII). Më pas Papa Oniorio III (1216-1227). Papa Gregorio IX(një herë si Cardinal dhe më pas si Papë), shkoi disa herë në Shën Damian për të takuar Kjarën me motrat e saja, duke i lëshuar sa herë dokumenta të shkruar. Kështu edhe Papa Inoçenci IV shkoi dy herë në Shën Damian për të takuar Kjarën (në fillim të majit dhe në javën e parë të gushtit 1253). Gjithashtu, ai deshi të mbante ceremoninë mortore të Kjarës (12 gusht 1253) dhe urdhëroi transferimin e trupit nga Shën Damiani brenda në qytetin, e ku më pas u ndërtua kisha monumentale, me urdhër të Papa Alessandro IV, e dedikuar shenjtës e cila u kanonizua shumë shpejt.

Figurat e motrave Klarise tjera të spikatura në fillimet e shekullit të XIII përveq Kjarës (+1253) janë: motra e saj Anjeza (+ 1253), Filipa Mareri (+ 1236), Margherita Colonna (+ 1280), Anjeze nga Praga (+ 1281/2). Dhe kanonizimi i fundit i nje motër Klarise qe në tetorin e 2010: motër Kamila Batista nga Varano nga manastiri i Kamerinos.
Aktualisht monastiret e motrave Klarise në botë i kalojne njëmijë të tillë, rreth 12.000 rregulltare, të lindur nga “planctula beati Francisci”(bimëza e Françeskut), përfshirë edhe Protomanastiri i Shën Kjarës në Asizi, bashkësia trashëguese e asaj të Shën Damianit e themeluar pikërisht nga Shën Kjara.
KONTAKTE
- Adresa: Manastiri “Sh. Kjara”, Bulevard Skanderbeu, 25, Rruga M. Barleti
- Nr telefoni: (+355) (0)222.48308/(+355) (0)69.2537970
- Email: klaralbania@hotmail.com

