Të dashur meshtarë, rregulltarë dhe besimtarë,
Duke u nisur nga Mesazhi i Papës për Ditën e IV botërore të të Varfërve, që këtë vit ka si temë: “Shtrija dorën tënde të varfrit”, si dhe nga Letra Baritore e Arqipeshkëvit tonë ku në programin për Vitin e tretë, kërkon që Zyrat e Caritas: “ të parashohin dhe të sugjerojnë përvoja konkrete të shpalljes së fesë”; si në nivel bashkësior, ashtu edhe në nivel familjar e personal.
Mezashi Papës kërkon ndër të tjera që dashuria e krishterë që shfaqet në vepra bamirësie, në mënyrë që duart tona të mos rrinë duarkryq por të shtrihen konkretisht në veprat e bamirësisë, aty ku Zoti na i vë përpara të varfrit. Duke u nisur, si nga Mezashi i Papës ashtu edhe nga porosia e Letrës baritore, Caritasi Dioqezan Shkodër- Pult, ka menduar që të dedikojë një muaj rresht nismave shpirtërore dhe baritore duke filluar nga data 15 nëntor (Dita e IV Botërore e të Varfërve), deri me datën 13 Dhjetor (Dita dioqezane e Caritasit). Ecja e këtij muaji do të jetë si mëposhtë:
E DIELE, 15 NËNTOR- Dita e IV Botërore e të varfërve
E DIELE, 22 NENTOR- Dita e Shpalljes
(Krishti Mbret)
E DIELE, 29 NENTOR- Dita e Lutjes
(I e Ardhjes)
E DIELE, 06 DHJETOR- Dita e bashkëpunimit
(Shën Kolli- miku i të varfërve)
E DIELE, 13 DHJETOR – Dita e Caritasit Dioqezan
(Lëmosha për Caritasin)
Jemi të lutur që secili, brenda programeve të veta baritore si dhe duke respektuar festat dhe Kohën e Ardhjes, të gjejë pak hapësirë në krijim e tij baritor për të ndërtuar këtë përshkallëzim të muajit kushtuar Bamirësisë (15 nëntor-13 dhjetor).
Dom Gjovalin Simoni
Drejtor i Caritas Shkodër -Pult