Karitas Dioqezan
Caritas Dioqezan Shkodër-Pult është Organizmi Baritor i themeluar nga Arqipeshkvi me qëllim që të nxisë, në bashkëpunim me organizmat e tjerë, dëshminë e bamirësisë në komunitet në përputhje me nevojat njerëzore për paqe e drejtësi shoqërore, duke i kushtuar vëmendje të veçantë këtyre të fundit, më shumë me funksion baritoro-edukues. Eshte instrumenti zyrtar për të promovuar koordinimin e iniciativave bamirëse dhe asistenciale në dioqezë. Eshte ent juridik kishtar njohur ligjërisht nga shteti me vendim gjykate nr. 2289.
Parimet bazë:
- Promovimi i dashurisë së krishterë;
- Ofrimi i veprave të bamirësisë në komunitet pa asnjë dallim feje apo etnije;
- Garantimi i destinacionit te fondeve;
- Zbaton normat e Kishës Katolike dhe udhëzimet e Arqipeshkvit;
- Respekton ligjet në fuqi të shtetit shqiptar.
Metodologjia e punës:
Caritas Dioqezan bashkëpunon me famullitë dhe entet rregulltare për :
- Identifikimin, verifikimin dhe zgjedhjen e prioriteteve të nevojave në dioqezë.
- Ndihmon, zbaton projekte, zhvillon veprimtari të ndryshme në bashkëpunim me famullitë dhe misionet katolike të dioqezës
- Bashkëpunon ngushtë me Caritas Shqiptar
- Bashkëpunon me Caritase simotra të vendeve të ndryshme, me shoqata, ente vendase e të huaja si dhe me organizma shtetëror e privat.
Organigrama
- President: Mons. Angelo Massafra ofm, Arqipeshkëv Metropolit
- Drejtor i Caritas Dioqezan: Dom Gjovalin Simoni
- Këshilli drejtues: katër përgjegjësit e zonave baritore
- Sektori Shëndetësisë: Përgjegjëse Mt. Enza Ferrara
- Sektori social dhe sekretaria: Jolanda Marena
Kontakt:
CARITAS DIOQEZAN SHKODËR-PULT
- Adresa: Caritas Dioqezan Shkodër-Pult, Sheshi Gjon Pali II, Shkodër – Shqipëri
- Nr telefoni: 00355-222-44056/00355-222-44057
- Email: caritassh@albaniaonline.net
- Facebook: Caritas Dioqezan Shkodër-Pult
- Zyrat tona janë të hapura nga dita e hënë-premte nga ora 8.30-16.00, gjithashtu për cdo rast emergjent mund të na kontaktoni në kontaktet e mësipërme telefonike ose me e-mail.