Viti 2003 shënon një etapë të rëndësishme për historinë e Urdhit të Motrave të Varfëra të Shën Kjarës i cili, pas pesë shekujsh – sipas asaj që nxirret nga një burim historik – rikthehen të jenë të pranishme akoma në Shqipëri.
Në fakt ekzistojnë lajme të një Manastiri të titulluar “Shenjtja Mari”(të Ngritur në Qiell) në Kepen i Rodonit (Biza) i ndërtuar nga motra e Gjergj Kastriot Skanderbeut,
në shek. XV, e që u mbyll në kohën e pushtimit otoman.
Më 14 dhjetor 2003, e diela III e Ardhjes, realizohet një ngjarje e deshiruar dhe e përgatitur prej kohësh nga Zoti: në Tokën e Shqiponjave, në Katedralen e Shkodrës, katër motrat e para shqiptare marrin Kushtet e Përjetshme.
Në duart e Abadeshës së Manastirit themelues të Otranto-s, Nëna Diana Papa,
përpara Kryeipeshkvit të Dioçesës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra-s, dhe para shumë besimtarësh, motër Laqe, motër Lula, motër Ganxhe e motër Gjyste premtojnë ta zbatojnë përgjithmonë Ungjillin e Jezu Krishtit, duke jetuar në më të lartën Varfëri e në bashkim të shpirtrave, sipas “Formës Jete” të Shenjtës Kjarë të Asisit.
Motrat shqiptare rikthehen në tokën e tyre pas dhjetë vitesh formimi në jetën rregulltare në Itali dhe, së bashku me tri motra italiane të së njëjtës bashkësi të Otranto-s, i kanë dhënë fillimin,
po në të njëjtin vit, themelimit të një manastiri të jetës kontemplative. Karizmi klarian plotëson, kështu, familjen françeskane, duke qenë të pranishëm Fretërit Minorë e laikë të Urdhërit të Tretë.
Prania e Motrave Klarise në rilindjen e kishës shqiptare, dëshmon që Hyji është themeli i çdo gjëje, që njeriu nuk mundet asgjë pa Hyjin, që gjithçka vjen prej Tij e gjithçka te Ai