Scroll Top
19th Ave New York, NY 95822, USA

Në udhën e kryqit drejt shpresës

Kreshmet 2006 kanë shënuar një etapë të rëndësishme për ecjen tonë të vëllazërisë së Klariseve të përfshirë në kishën e Shkodrës.

Vendi prej të cilit ngjitet drejt Hyjit lavdi ynë dhe në të cilin çdo ditë levizim, është për ne një kujtesë e vazhdueshme e atyre që na kanë paraprirë në dëshminë e fesë. Për këtë arsye, gjashtëdhjetë vjet pas fillimit të përndjekjes komuniste, kemi dashur të jetojnë përvojën e Udhës së Kruqit javore duke fituar të gjithë ta ripëreshkojnë rrugën e Kalvarit në këtë shenjtërore të dhimbjes njerëzore. Jesu Krishti i kruqësuar, i vdekur e i ngjallur për ne, na thërret ta kthejmë vështrimin nga Ai, të pajtohemi me historinë e kaluar, të angazhohemi në të tashmen për të ndërtuar një të ardhme paqeje e shprese. Fjala e Hyjit dhe fjalët e Martirëve jehuan në korridoret e ish-burgut të Shkodrës (Sigurimi i Shtetit), në një klimë heshtjeje të thellë e shprehëse.

 Suksesi i iniciativës së parë, ka qënë për ne shkak i këmbënguljes në vazhdimësinë e kësaj eksperience,

që, që atëhere, ripërtërihet nga viti në vit. Çdo të mërkure gjatë Krezhmëve, në 15:00 është mundësia të bashkoheni me ne në këtë rikujtim të devotshëm,

pas gjurmëve të martirëve.