Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Buletini Shëndetësor i Imzot Angelo Massafra-s 27.04.2021

Pas 4 javësh, sipas protokollit të parashikuar për post-COVID 19, më në fund, sot 27 prill
2021, rreth orës 10.00, Imzot Angelo Massafra u largua nga qendra e rehabilitimit ‘Maugeri’ në
Ginosa Marina (TA), tashmë i shëruar, për të kaluar disa ditë konvaleshence, para se të kthehet në
Shqipëri, në Kuvendin e Castellaneta-s.
Imzot Massafra falënderon sinqerisht stafin mjekësor-shëndetësor dhe atë fizioterapeutik për
kompetencën dhe për kujdesin që kanë treguar ndaj tij. Gjithashtu falënderon të gjithë ju për lutjet
dhe interesimin që keni pasur. Virgjëra Mari, Nëna e Këshillit të Mirë, dhe Shën Jozefi na
ndihmofshin, na mbrofshin dhe na lirofshin nga pandemia.


Dom Nikolin Toma
Vikar i Përgjithshëm



Exit mobile version