Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Buletini Shëndetësor i Imzot Angelo Massafra-s 17.03.2021

Nga Spitali “Miulli” në Acquaviva delle Fonti (BA) ku Arqipeshkvi ynë është i shtruar, kemi marrë lajme ngushëlluese: gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet ndjeshëm dhe ka bërë përparime të mëdha: vlerat janë brenda normës dhe nuk paraqet vështirësi të veçanta.

Sidoqoftë, tamponi që ka bërë dje i ka dalë pozitiv dhe, për këtë arsye, duhet të vazhdohet me terapitë, duke pritur që ngarkesa virale të ulet.

Arqipeshkvi është i qetë, i kwnaqur me rezultatet e arritura deri tani dhe mirënjohës për kujdesin, vëmendjen dhe profesionalizmin e personelit mjekësor dhe jo mjekësor të spitalit. Ai u shpreh mirënjohjen e tij të gjithë atyre që po interesohen për gjendjen e tij shëndetësore, duke kërkuar informacione ose duke dërguar mesazhe ose duke u lutur për të; i përshëndet dhe i kujton të gjithë në Meshën e shenjtë që do të kremtojë sot në dhomën e tij të spitalit.

Dom Nikolin Toma

Vikari i Përgjithshëm

Exit mobile version