Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Buletini Shëndetësor i Imzot Angelo Massafra 06.03.2021

Imzot Massafra vazhdon qëndrimin e tij në Spitalin “Miulli” në Acquaviva delle Fonti (BA-Itali). Një javë pas shtrimit të tij në spital vazhdon të kurohet: oksigjenimi po i përmirësohet, por vetëm me ndihmën e maskës; ndërsa temperatura e trupit nuk i është rritur më.

Imzot Massafra është i qetë dhe ka besim në kujdesin e mirë që po merr nga personeli mjekësor/shëndetësor, edhe pse e ndjen peshën e qëndrimit në shtrat. Gjithçka ofron për suksesin e Udhëtimit Apostolik të Papa Françeskut në Irak.

I përshëndet dhe i falënderon të gjithë ata që i kanë qëndruar afër.

 

Dom Nikolin Toma

Vikari i Përgjithshëm

Exit mobile version