Scroll Top

Shtëpia e Miqve

Shtëpia e Miqve (Foresteria Sh. Damiani)

Sot manastiri është cak për shumë persona, laikë si edhe rregulltarë, dhe kërkojnë të qëndojnë në qetësi dhe të luten sëbashku me bashkësinë e motrave Klarise.

Motrat mirëpresin ata që afrohen dhe kanë nevojë për një fjalë shprese, duke ofruar ngushëllim dhe bashkëndarje, ose edhe vetëm të dëgjojnë.

Falë bashkëpunimit të miqve e bamirësve, kemi mundur ta realizojmë, vend mirëpritjeje ngjitur me manastirin. Ajo përbëhet prej një salle që përdoret për lutje e takime, prej dy dhomash gjumi dopio me banjë dhe prej një kënd-kuzhine me vetadministrim

“Shtëpia e Miqve” strehon atë që kërkon një oazë në qytetin e njerëzve, që dëshiron të pushojë e të rigjejë kuptimin vetjak e jetës,  të dashurusë, të veprimit.

Shumë janë edhe kërkesa qëndrimi nga ana e  të rinjve të angazhuar në një ecje kërkimi të thirrjes së vet, të rregulltarëve që dëshirojnë të qëndrojnë për një tërheqje shpirtërore javore  ose për një javë në tërheqje dhe të çifteve që  kanë nevojë për një kohë pushimi e një moment përballimi nën dritën e Fjalës së Hyjit.