Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Një libër për të rinjtë e me të rinjtë

Një libër për të rinjtë e me të rinjtë

Në Twitter me Zotin është libri më i ri që i paraqitet lexuesve, që ka qëllim të përfshijë kryesisht të rinjtë por që mundë të gjejnë shumë gjera interesante dhe përgjigje të shumë pyetjeve të gjitha moshat të të gjitha besimeve.

Në Forumin për të rinjë që u mbajt me datë 08.09.2018 në ambjentet e Universiteti Zoja e Këshillit të Mirë, Tiranë, u bë edhe promovimi i librit “Në Twitter me Zotin” nga vetë autori Don Michel Remery, ku u shpreh shumë entuziast dhe shpjegoi rrugëtimin e këtij libri.

Don Michel Remiry, gjatë qëndrimit si famullitar dhe punës me të rinjtë në qytetin e Leiden Holandë u kërkoj të rinjëve që të gjitha pytjet që kishin në lidhje me besimin, egzistencen apo jetën në tokë, ti shkruanin në letër ose ti dërgoin me e-mail dhe përgjigjet do e merrnin gjithashtu të shkruara. Kishte vetem dy rrgulla si fillim, të pysesh për çdo dilem që ke dhe të shprehej çdo njeri në lidhje me atë pytje që bënte se si e mendonte ai përgjigjen. Të rinjtë shprehnin pytje të ndryshme të tilla si; Pse egziston e keqja kur Zoti na don? Çfarë planesh ka Zoti për mua? Si është krijuar toka? Janë pyetje që mundë të ketë çdo i ri në të gjithë botën. Përgjigjet e gjetura bashkë me të rinjtë i kanë mbledhur sëbashku duke formuar këtë libër të mrekullueshem. Në fund kur çdo gjë ishte gati dhe libri ishte gati për tu botuar, nga të rinjtë lindë pytja, po kush do të lexojë një libër, tani çdo kush ka kohë vetëm për rrjete sociale? Për këtë u mendua që, ky libër të ishte i aksesueshme edhe nepermjet rrjeteve sociale, të tilla si facebook, twitter, më pas instagram dhe snapchat “tweetingwithgod.com”; gjithashtu u krijua dhe një aplikacion që mundë të shkarkohet në Google Story dhe Play Story “Tweeting with GOD” dhe kjo ishte arsyeja që ky libër mori këtë emer “ Në Titter me Zotin”.

Është fakt që ky libër është shitur në qindra mijëra kopjë në mbarë botën, i përkthyer në 20 gjuhë të ndryshme të botës, tashmë edhe në gjuhën shqipe, pritet të ketë një sukses të madh. Në këtë libër do të gjeni 200 pyetje që vertet kanë dalë nga të rinjtë në lidhje me Zotin dhe me moralin ku Don Michel Remery u jep përgjigje të mrekullueshme, me shpjegime të bazuara në Katekizmin e Kishës Katolike dhe në Bibël. Ky libër, merret me thelbin e fesë, Zotin, Krijimin, Zanafillën dhe me historinë e Kishës Katolike duke na treguar disa nga momentet më të vështira të Saj. Një ndër pjesët më interesante që ky libër paraqet është mënyra se si arrin të shpjegojë që feja është e kuptueshme edhe në shekullin e XXI, duke na ndihmuar të njohim Jzusin dhe dashurin e tij, na ndihmon të lutemi dhe jep shpjegime për sakramentet gjë që e bën këtë libër shumë praktik për katekizmin me të rinjtë dhe shpjegim të fesë në grupe të ndryshme, në jetën studentore, në punë, në familje e kudo.

Falenderojmë Don Michel Remery për këtë libër dhe për mesazhet qw na drejton në emër të Zotit!

Mund ta bëni tuajin këtë libër duke na kontaktuar në FB. Komisioni Baritor Rinor Shkodër – Pult ose në Viber e WhatsApp në numërin +355 692947200, +355 695757743.

Vilson Peshkaj

Exit mobile version