Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Muaji i Misioneve 2023

Këtë vit për muajin Tetor që është e muaji dedikuar misioneve, duke qenë edhe në klimen e sinodit, kemi menduar që të bëjmë diçka më gjithpërfshirëse. Askush më shumë se kisha jonë nuk është e vetëdijshme për rëndësin e karakterit misionar të Kishës Universale. Ne si kishë lokale  kemi qenë subjekt i kësaj veprimtarie pas vitit 90.

Prandaj në një situatë si kjo e sotmja është e rëndësishme, jo vetem të mbajmë gjallë këtë element esencial të kishës por edhe ta zhvillojmë duke e berë edhe si frymëzim thirrjeje. Është një proçes që duhet të kaloj në fazën e përkujtimit, aktualizimit dhe frymëzimit. Në këtë optikë si komision kemi propozuar që të bëjmë disa takime në nivel dioqezan, duke nxitur kryesisht edhe pjesmarrjen e të rinjve dhe katekistëve.

  1. 3 Tetor: Arqidioqeza Shkodër-Pult
  2. 10 Tetor: Dioqeza e Sapës
  3. 23 Tetor: Dioqeza e Lezhës

Këto takime do të jenë të menduara si vigjilje lutje të ndara në tre momente kryesore.

  1. Dëshmia e një misionari/misionareje në Shqipëri.
  2. Paraqitje e mesazhit të Papës dhe situatës misionare të kishës në botë.
  3. Moment lutjeje dhe reflektimi.

Bazuar në faktin se Administratura Apostolike e Jugut është mishërimi real dhe konkret i misionaritetit të kishës, propozojmë që gjatë muajit Tetor, në njëren pre fundjavave disa famulli të vendosen në dispozicion për të pritur grupet e neofitëve që vijnë nga kjo kishë. Ne kemi nevojë për entuaziazmin e tyre e ata kanë nevojë për traditën tonë. Këtyre neofitëve tu jepet mundësia të dëshmojnë se si e kanë përqafuar krishtërimin dhe çfarë d.m.th per to te qenurit pjesë e Kishës Katolike. Vendi dhe modaliteti të shikohet nga vetë famullitarët.

            Në një moment të dytë, në mënyrë që gjithçka të mos mbyllet me muajin tetor, do të bëjmë edhe shkëmbimin, ku disa prej famullive tona do të mund të shkojnë në Jugun e Shqipërisë. Me sigurinë dhe besimi se do mund të bëjm diçka të mirë, ju përshëndes përzemërsisht.

Dom Mark Pashkja

Përgjëgjës i Komisionit për Baritoren e Misioneve dhe Emigrantëve.

Exit mobile version