Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

MESAZHI I GJON PALIT TË DYTË ME RASTIN E DITËS SË 25 BOTËRORE TË PAQËS

MESAZHI
I GJON PALIT TË DYTË ME RASTIN
E DITËS SË 25 BOTËRORE TË PAQËS
Besimtarët e bashkuar për ndërtimin e paqës


1 Më 1 janarin e ardhshëm, si zakonisht, do të celebrohet Dita e Përvitshme Botërore e paqes. Do të
mbushen 25 vjet nga dita kur u celebrua për herë të parë, dhe është krejt e natyrshme që në këtë
përvjetor mendimet e mia të drejtohen me një mirënjohje e admirim të pandryshueshëm kah figura e
dashur e paraardhësit tim të ndritshëm Pavlit të 6, I cili me një intuitë të lumnueshme pastorale e
pedagogjike deshi t’I ftonte të gjithë “ miqtë e vertetë të paqes” në bashkim për të reflektuar për këtë
“ të mirë të parë” të njerëzve. Por është po aq e natyrshme, në distancën e një çerek shekulli, të
vështrojmë të kaluarën në tërësinë e saj për të verefikuar nëse më të vertetë çështja e paqes në botë
ka bërë ndopak progres, dhe në qoftë se ngjarjet e muajve të fundit – disa prej të cilave janë në
vazhdim, për fat të keq kanë shënuar një prapambetje esenciale, duke treguar sa real është rreziku që
arsyeja njerëzore po len të dominojë egoizmi destruktiv ose urrejtja që ka lëshuar rrënjë thellë. Në të
njëjtën kohë, progresi I demokracive të reja u ka dhënë shpresë popujve të tërë duke zgjuar besim për
një dialog të fuqishëm nderkombëtar dhe duke hapur prepaktiva për një proçes fatlum paqeje. Në një
kuptim të tillë dritë e hije këtë vit mesazhi nuk është as një bilanc as një proçes, por një grishje e re
vëllazërore për të reflektuar mbi ngjarjet njerëzore të momentit, për t’I ngritë ato në një vizion etikofetar, nga I cili besimtarët duhet të frymëzohen
Pikërisht në arsyen e fesë së tyre, ata janë të grishur-individualisht e të gjithë së bashku-për të qenë
mesazherë e ndërtues të paqes si të tjerët e më tepër se të tjerët ata janë të grishur për të rikërkuar me
butësi dhe ngulm përgjigjet e përshtatshme për shpresat e sigurisë e të lirisë, të solidaritetit e të
mbështetjes në këtë botë, që si të thuash është bërë më e vogël, e ku njerëzit jetojnë në shoqëri.
Sigurisht, angazhimi në favor të paqes përfshin çdo person vullnetmirë, dhe është ky motivi për të
cilin Mesazhet e ndryshme u janë adresuar të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore. Megjithatë, detyra
imponohet me urgjencë profecisë së fesë së Zotit dhe për më tepër të krishtëreve, që kanë si
udhërrëfyes e mësues “Parimet e paqes” (Is 9,5).
2 Natyra morale e fetare e paqes.
Aspirata për paqe është e ngulitur thellë në natyrën njerëzore e gjendet në fe të ndryshme. Ajo
shprehet në dëshirën për rregull e qetësi, në qëndrimin ndaj të tjerëve, në bashkëpunimin e
bashkëpjesmarrjen të bazuara në respektin reciprok. Vlera të tilla të sugjeruara nga ligji natyral e të
ripropozuara nga feja, kërkojnë të zhvillohet ndihmesa e të gjithëve: e njerëzve të politikës, të
drejtuesve të organizatave ndërkombëtare, të sipërmarrësve e të punëtorëve, të grupeve joshoqërore
e të qytetarëve privat. Është fjala për një detyrë preçize për të gjithë që I ngarkon më tepër me
detyrime në qoftë se janë besimtarë: Të dëshirojmë paqen, të veprojmë e të lutemi për të e gjithnjë në
përputhje koherente me fenë. Kjo shpjegon faktin që në librat e shejtë të feve të ndryshme referimi
që I bëjmë paqes zë një vend të rëndësishëm në kuadrin e jetës njerëzore në vetë raportet e njerëzve
me Zotin. Kështu, p.sh., në qoftë se për ne të krishterët Jezu Krishti, Biri I atij që ka “plane për paqe
e jo për fatkeqësi” (Ger 29,11), është “paqa jonë” (Ef 2,14), përvëllezërit hebrej fjala “shaloni” shpreh
urim e bekim në gjendjes e saj të lumturisë të njeriut me vetvetën, me natyrën e me Zotin, ndërsa për
besimtarët muslimanë termi “selam” është shumë I rëndësishëm për të zevendësuar një prej emrave
hyjnor të mrekullueshëm. Mund të thuhet që një jetë fetare, në qoftë se është jetuar me të vertetë nuk
ka se si të mos prodhojë frute paqeje e vëllazërimi, sepse është në natyrën e fesë të nxisë një rrugë
gjithnjë e më të ngushtë me hyun e të favorizojë një marrëdhënje gjithnjë e më solidare mes njerëzve.
3 Të ringjallim “shpirtin e Asizit”
I bindur për këtë konvergim rreth vlerave të tilla, pesë vjet më parë m’u drejtuan përgjegjësit e kishave
katolike dhe të feve të mëdha të botës për t’I ftuar në një prej takimeve speciale të lutjes për paqe që
u celebrua në Asizi. Kujtimi I kësaj ngjarje të shënuar më ka sugjeruar të rimarr e të ripropozoj temën
e solidaritetit të besimtarëve për të njëjtën kauzë. Në Asizi gjenden së bashku, duke ardhur nga
kontinente të ndryshme, kryetarët shpirtëror të feve të ndryshme: është kjo, një dëshmi konkrete rreth
dimensioneve universale të paqes, me pohimin se ajo nuk është vetëm rezultat I bisedimeve politikodiplomatike apo të kompromiseve për interesa ekonomike, por varet në mënyrë themelore nga Ai që
njeh zemrën e njerëzve dhe orienton dhe drejton hapat e tyre. Si persona të preokupuar pë fatet e
njerëzimit, së bashku të agjerojmë, duke dashur kështu të shprehim mirëkuptimin tonë e solidaritetin
ndaj miliona e miliona njerëzve, që janë viktima të urisë në të gjithë botën. Si besimtarë që kanë në
zemër ngjarjet e historisë njerzore, së bashku, të shtegtojmë, duke medituar në qetësi për origjinën
tonë të përbashkët, për kufijtë e përgjegjësive tona, për lutjet dhe shpresat e shumë vëllezërve e
motrave që po presin ndihmën tonë për nevojat e tyre.
Atë që kemi bërë duke u lutur e duke treguar angazhimin tonë të fortë për paqen mbi tokë, duhet të
vazhdojmë e ta bëjmë edhe sot.
Duhet ta mbajmë gjallë “shpirtin e pastër të Asizit”, jo vetëm për një detyrë keherente të besimit, por
edhe për të ofruar një motiv shprese brezave të ardhshëm. Në qytetin e të Varfërit kemi nisur një
marrshim të përbashkët që duhet të vazhdojë, pa përjashtuar sigurisht kërkimet e rrugëve të tjera e
mjeteve të reja për një paqe të fortë e ndërtuar mbi themele shpirtërore.
4 Forca e lutjes
Para se t’u drejtohem burimeve njerzore, dua të pohoj nevojën e një lutje intensive e të përvujtë, me
besim e ngulm, në qoftë se duam që bota të bëhet përfundimisht shtëpia jonë e paqes: lutja është mjeti
më I përsosur për t’u përgjeruar e për të mbajtur gjallë paqen. Ajo (lutja) ngjall guxim dhe I jep
mbështetje cilitdo që don dhe nxit të mira të tilla sipas mundësive të veta e në ambiente të ndryshme
në të cilat ndodhet. Ajo, ndërkaq I hap rrugë takimit me Hyninë, përgatit edhe takimin më të afërmin
tonë, duke e ndihmuar për të vendosur mbarëvajtjen tonë me të gjithë pa asnj diskriminim, raporte
respekti, mirëkuptim, nderim e dashuri.
Ndjenja fetare dhe shpirti I sjejtë jo vetën bëjnë të rritet jeta jonë e brenshme, por na ndriçojnë edhe
rreth domethënies së vertetë të prezences sonë në botë. Mund të thuhet edhe që dimensioni fetar na
shtyn t’I japim më angazhim të madh kontributit tonë për ndërtimin e një shoqërie ku sundon rregulli,
ku mbretëron paqa. Lutja është rruga që më shumë efekt na bashkon: me hirin e saj besimtarët takohen
përtej pabarazisë, mosmarrveshjeve, inatit e armiqësisë që janë tejkaluar, domethënë jemi para
Perëndisë, para Zotit, babait të të gjithëve. Ajo në shprehjen e vet të vertetë të raporteve të drejta me
Zotin e të tjerët, tashmë është një ndihmes pozitive për paqe.
5 Dialogu ekumenik dhe marrëdhënjet ndërfetare.
Lutja nuk mund të mbetete vetme dhe ka nevojë të shoqërohet me veprime të tjera konkrete. Cdo fe
ka një vizion rreth akteve që duhet të përmbushë e rrugët që duhet të ndjekë për të arritur paqen.
Kisha katolike, ndërkaq e shpall qartë identitetin e saj, doktrinën dhe misionin e saj shpëtimtare për
të gjithë njerëzimin, “nuk kundërshton asgjë që është e vertetë dhe e shejtë” në fetë e tjera, ajo ka
konsideratë dhe respekton sinqerisht ato metoda të vepruari e të jetuari. Këto rregulla e doktrina që
megjithëse në shumë pika ndryshojnë nga ajo që është ajo vetë beson e propozon, megjithatë jo rrallë
reflektohet një rreze nga e asaj të vertetë që ndriçon gjithë njerzimin”.(Dichiar. Nostra Aetate, 2 )
Pa shpërfill dhe as zvogëluar ndryshimet, Kisha është e bindur që në proçesin e nxitjes së paqës, janë
disa elemente ose aspekte që mund të zhvillohen ose të realizohen së bashku me ithtarët e feve e
besimeve të tjera. Në këtë mënyrë kemi kontaktet ndërfetare dhe, në një mënyrë krejt të veçantë,
dialogun ikumenik. Në saj të formave të tilla të ballafaqimit e të shkëmbimit, fetë kanë mundur të
arrijnë një ndërgjegje më të qartë për përgjegjësitë e tyre, që nuk janë të lehta, në raport me të mirat
e verteta të të gjithë njerzimit.
Sot fetë duken shumë të vendosura për të mos u instrumentalizuar për interesa të veçanta apo qëllime
politike e përpiqen të marrin një qëndrim më të ndërgjegjshëm e më të prerë për ngjalljen e realitetit
social e kulturor në komunitetin e popujve. Kjo u siguron atyre të jenë një forcë aktive në proçesin e
zhvilluar e të ofrojë kështu një shpresë të sigurtë për njerzimin.
Në rrethana jo të pakta duket qartë që veprimi I tyre do të ishte më efikas po të ishte në bashkëpunim
e I koordinuar.
Një proçedurë e tillë e besimtarëve mund të jetë predikuese për paqësimin e popujve e shmangien
e dasive të pranishme edhe sot mes “zonave” e “botëve”
Rruga që kemi për të bërë
6 Për të arritur këtë qëllim të një bashkëpunimi për çështjen e paqes mbetet ende shumë rrugë: është
rruga e ndihmës reciproke, që sor favorizohet nga zhvillimi I mjeteve të komunikimit shoqëror e
lehtësuar nga nisja e një dialogu të gjerë e besnik; është rruga e ndjenjes bujare, pajtimit vëllazëror, I
bashkëpunimit edhe në sektorët e ngushtë ose sekondar, por gjithmonë në shërbim të vetë çështjes,
është rruga, më në fund, e bashkëjetesës së përditshme në ndarjen e përpjekjeve dhe sakrificave për
të arritur të njëjtin qëllim.
Në këtë rruge ndoshta u takon besimtarëve të veçantë, domethënë personave që ushtrojnë një fe ende
përpara udhëtimit të tyre, të marrin në sy mundimet, e në të njëjtën kohë, të kenë kënaqësinë të
ndërtojnë së bashku paqëri. Kontaktet ndërfetare, përkrah dialogut ilumenik duken tashmë rrugë të
detyrueshme, sepse shumë mundime të dhimshme, të përjetuara në rrugën e gjatë të shekujve, nuk
ngjasin më e disa mbeturina po shërohen shpejt.
Kush beson duhet të jetë ditar I paqes, krijuesi I saj para së gjithash, me shembullin personal, me
sjelljen e vet të drejtë që I buron së brendshmi, dhe që projektohet jashtë shpirtit të tij në veprime e
sjellje koherente: kthjelltësia, ekuilibri, mposhtja e instikteve të shprehë vullnetin e mirëkuptimit, të
ndjenjës, të faljes bujare; të gjitha këto ushtrojnë një fluks paqeje mes personave të të njëjtit ambjent
e komunitet fetar e qytetar.
Pikërisht për këtë, në Ditën e ardhshme, unë ftoj të gjithë besimtarët të përmbushin një seri ushtrimesh
të ndërgjegjes, për të qenë më tepër të gatshëm që të ndigjojnë zërin e “Zotit të paqes” (Cfr 1 Cor
14,33) dhe për t’ju dedikuar me një besim të ri ndërmarrjes së madhe.
Jam më të vertetë I bindur që ata – dhe uroj që edhe njerëzit vullnetmirë- do ta pranojnë apelin tim të
ri, këmbëngulja me të cilin unë e paraqes, kushtëzohet nga gjendja e rëndë e momentit.
Të ndërtojmë së bashku paqen të bazuar në drejtësi.
7 Lutja dhe veprimi I njëkohshëm I besimtarëve ne favor të paqes duhet të ballafaqohen me problemet
dhe aspiratat e ligjshme të personave e të popujve. Paqa është një e mirë themelore që mbart respektin
dhe nxitjen e vlerave esenciale të njeriut: të drejtën për jetë në të gjitha fazat e zhvillimit; të drejtën e
të gjtha konsideratave pavarësisht nga raca, seksi apo bindje fetare; të drejtën për të pasur të mirat e
nevojshme materiale për jetesë, të drejtën për punë e për një bashkëjetesë të rregullt e solidare. Si
njerëz, si besimtarë e për më tepër si të krishterë duhet të ndjehemi të angazhuar të jetojmë këto vlera
të drejtësisë, që gjejnë kurorëzimin e tyre në rregullin suprem të mëshirës:
“Duaje të afërmin tënd si veten” (Mt 22,39). Edhe një herë dua të kujtoj që respekti rigoroz I lirisë së
fesë e të drejtës përkatëse është pohimi bazë I bashkëjetesës paqësore. Uroj që ai të jetë një angazhim
jo vetëm I pranuar, por realisht I aktualizuar nga Kryetarët politik e fetar, e nga vetë besimtarët; është
kjo baza e njohjes nga e cila merr rëndësi dimensioni traushendent I njeriut. Do të ishte lajthitje sikur
fetë ose grupet që I ndjekin me interpretimin praktik të feve respektive lejojnë të shfaqen forma të
fondamentalimit ose të fanatizmit duke justifikuar me motive fetare luftrat dhe konfliktet më të tjërët.
Në qoftë se ka një luftë të denjë për njeriun, është ajo kundër pasioneve të tij të ç’ekuilibruar, kundër
çdo lloj egoizmi, kundër përpjekjeve për të përfituar në dëm të tjetrit, kundër çdo tipi të urrejtjes e të
dhunës: me një fjalë, kundër çdo gjëje që është ekzakt kundër paqes e kundër pajtimit.
Mbështetja e nevojshme nga ana e përfaqsuesve të Kombeve
8 Ju bëj thirrje, në fund, përfaqsuesve të Kombeve dhe të Komunitetit ndërkombëtar të tregojmë
gjithmonë respektin më të madh për ndërgjegjen fetare të çdo njeriu dhe për kontributin e kualifikuar
në progresin e qytetërimit dhe zhvillimin e popujve. Ata nuk duhet të shkasin në tentativë për t’u
shërbyer disa feve duke instrumentalizuar këtë mjet për pushtetin e tyre, sidomos kur është fjala për
t’ju kundërvënë ushtarakisht kundërshtarit. Të njëjtat Autoritete civile e politike duhet t’ju sigurojnë
feve respekt e garanci juridike – në nivel kombëtar e ndërkombëtar – duke evituar që kontributi I tyre
në ndërlikimin e paqes të mos lihet në harresë, ose të mbyllet në sfera private, apo të injorohet drejtë
për së drejti. Ju bëj thirrje sërisht autoriteteve publike të punojnë me përgjegjësi e vigjilencë për të
parandaluar luftën dhe konfliktet, që të triumfojë e drejta e drejtësia, e të favorizohet në të njëjtën
kohë një zhvillim për të mirën e të gjithëve, në radhë të parë, të atyre që janë shtërnguar nga zingjirët
e varfërisë, nga uria dhe vuajtjet. Meritojmë të vlerësohet progresi që tashmë është bërë me
reduktimin e armëve: rezervat ekonimike dhe financiare, të përdorura deri tani për prodhimin dhe
tregtimin e shumë instrumentave të vdekjrs, mund të perdoren në favor të njeriut e jo kundër njeriu.
Jam I sigurtë se me këtë gjykim pozitiv bashkohen miliona burra dhe gra të të gjithë botës,që nuk
kanë mundësi të bëjnë të dëgjohet zëri I tyre.
Një fjalë të veçantë për të krishterët
9 Në këtë pikë nuk mund të lë pa bërë një ftesë të veçantë drejtuar të gjithë të krishtërëve. Feja e
përbashkët në Krishtin Zot na bën të dëshmojmë me një zë “Ungjillin e paqes” (Ef 6,15). Na takon
ne, në rradhë të parë t’ju hapemi besimtarëvetë tjerë për të marrë përsipër së bashku me to, me guxim
e ngulm, veprën e madhe të ndërtimit të asaj paqe që bota e dëshiron. “Ju lë paqen, ju jap paqen time”
na ka thënë Jezuesi (Gv 14,27). Një premtim I tillë hyjnor na ngjall shpresa bile sigurinë e shpresës
sonë hyjnore që paqa është e mundur, sepse asgjë nuk është e pamundur me besimin në Zotin 8Cfr
Lc 1,37). Paqa e vertetë në fakt, është gjithmonë një dhuratë e Zotit, dhe për ne të krishterët është
dhuratë e çmuar e Krishit të Ringjallur ( Cfr Gv 20,19,26).- në sfidat e mëdha të botës bashkohore,
shumë të dashur Vellezër e Motra të Kishës katolike, lipset t’u përgjigjemi duke bashkuar forcat me
të gjithë ata që ndajnë me ne disa vlera të thella, duke filluar nga ata të sferës fetare e morale. E ndër
këto sfida na duhet të përballojmë gjithnjë atë të paqes. Të ndërtojmë së bashku me besimtarët e tjerë
e atëherë kemi jetuar në shpirtin e bekuar të ungjillit. “Qofshin bekuar punëtorët e paqës, sepse do të
thirren bijtë e Zotit” ( Mt 5,9)



Exit mobile version