Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

MESAZH I PAPËS GJON PALI I DYTË ME RASTIN E DITËS SË 24 BOTËRORE TË PAQES

MESAZH I PAPËS GJON PALI I DYTË  ME RASTIN E DITËS SË 24 BOTËRORE TË PAQES
NËSE DON PAQEN RESPEKTO NDËRGJEGJEN E ÇDO NJERIU
1 JANAR 1991

Shumë popuj që formojnë familjen e vetme njerëzore kërkojnë sot, gjithnjë e më shpesh, njohje efektive dhe mbrojtje juridike të lirisë së ndërgjegjes, e cila është thelbësore për çdo qënje njerëzore. Aspekteve të ndryshme të kësaj lirie themelore për paqen në botë, tashmë I kam dedikuar dy mesazhe për ditën botërore të paqes.

Me 1998 ju kam ftuar të reflektoni së bashku për lirinë . Garancia e të drejtës për t’u shprehur publikisht e në të gjitha ambjentet qytetare bindjet e tua fetare përbën një element të domosdoshëm të bashkëjetesës paqësore mes njerëzvë “Paqa”- shkruhet më këtë rast,- “I ngul rrënjët në lirinë dhe në hapjen e ndërgjegjes ndaj së vërtetës (8 dhjetor 1987). Viti në vazhdim do të vazhdojë me refleksime të tilla duke propozuar mendime mbi nevojën e reflektimit të të drejtave të pakicave fetare, “njëra prej problemeve delikate të shoqërisë bashkëkohore…, sepse kjo çështje lidhet shumë me organizimin e jetës shoqërore e qytetarëve në çdo vend, si edhe në të gjithë Komunitetin ndërkombëtar. (8 dhjetor 1998) Këtë vit dëshiroj ta konsideroj në mënyrë specifike të rëndësishëm për respektimin e ndërgjegjes së çdo personi, për bazat e nevojshme për paqen në botë.

Ngjarjet e vitit të kaluar, në fakt kanë njerrë në pah një urgjencë të re nevoje të ndërmarrjes, së hapave konkret deri në sigurimin final të repektit të plotë të lirisë së ndërgjegjes, sa në planin ligjor, aq edhe në atë të marrdhënjeve njerëzorë. Nryshime të tilla të shpejta provojnë në mënyrë mjaft të qartë që personi nuk mund të trajtohet si qenjie pa shpirt, I qeverisur nga forca që veprojnë jashtë ndërgjegjes së tij. Përkundrazi. Njeriu, pavarësisht nga brishtësia, nuk mund t’I hiqet mundësia për të kërkuar lirisht të mirën, për të njohur të keqen e për ta zbrapsur atë, për të zgjedhur të vertetën e për të kundërshtuar (shmangur) gabimet. Zoti, në fakt, duke krijuar njeriun, ka skalitë në zemrën e tij një ligj që gjithkush mund ta zbulojë (Cfr Rm 2-15) dhe ndërgjegja është piokërisht kapaciteti që dallon e që vepron sipas këtij ligji: bindja e vetvetës është vetë dinjiteti I njeriut (Cfr, “Gaudium et Spes”, 16). Asnjë autoritet njerëzor nuk ka të drejtë të ndërhyjë në ndëgjegjen e një njeriu tjetër. Kjo dëshmon se individi është mbi shoqërinë, e si I tillë është I pacënueshëm. Individi nuk është diçka absolute vend ku e vërteta dhe gabimi shihen nga sipër; përkundrazi, natyra e tij intime implikon raportin me të vërtetën objektive, universale e të barabartë për të gjithë ku të gjithë duhet e munden të kërkojnë. Në këtë raport me të vertetë objektive liria e ndërgjegjes gjen justifikimin e vet, si kusht I nevojshëm për kërkimin e së vërtetës të denjë për njeriun e për bashkimin me të, kur kjo është e njohur në mënyrë të përshtatshme. Ky fakt, herë pas herë, I detyron të gjithë të respektojnë ndërgjegjen e së cilit e të mos përpiqen t’u imponojnë të tjerëve të “vërteten” e vet, duke ruajtur të drejtën plotësuese për t’I dhënë mendimet tua, por pa I përbuzur atë që mendojnë ndryshe nga ti. E vërteta nuk I privohet saj ç’ka virtyti ka në vetvete.T’I mohosh një personi lirinë e plotë të ndërgjegjes e në veçanti lirinë për të kërkuar të vertetën, ose të përpiqesh t’I imponosh një mënyrë të veçantë të të kuptuarit të së vertetës është në kundërshtim me të drejtën e tij më intime. Kështu, përveç të tjerave, rritja e armiqësive dhe e tensioneve, që rrezikojnë të kthehen në marrëdhënje të vështira e armiqësore brenda shoqërisë deri në konflikte të hapura. E pra, niveli I ndërgjegjes krijon mundësi të efektshme për të përballuar problemin e për të siguruar një paqe solide e afatgjatë.

Cdo individ ka detyrën e vështirë për ta formuar ndërgjegjen e vet në ditën e të vertetës objektive, e kjo ndërgjegje atij mund t’I mohohet prej askujt. T’I njohësh vetvetes të drejtën e të vepruarit sipas ndërgjegjes suaj pa njohur, në të njëjtën kohë detyrën që kemi për ta konfirmuar të vertetën me ligjin e skalitur në zemrat tona nga vetë Zoti, do të thotë, në realitet, të sundojë mendimi I juaj I kufizuar. Kjo është larg atij kontributi që secili duhet të japë për çështjen e paqes në botë.

Ky kërkim I sinqertë I së vertetës jo vetëm që na bën ta respektojmë të tjerët, por rrit dëshirët për të kërkuar së bashku. Në detyrën e rëndësishme të formimit të ndërgjegjes, familja luan një rol parësor. Është detyrë e prindërve për të ndihmuar fëmijët e tyre, qysh nga mosha e mitur, për të kërkuar të vertetën dhe për të jetuar në përputhje me të, për të kërkuar të mirën e për t’I dhënë shtysë asaj. Shkolla, ndër të tjera, është e një rëndësie themelore sepse aty fëmija dhe I riu hyjnë në kontakt me një botë më të gjerë e shpesh të ndryshme nga ambjenti familjar. Shkolla në fakt moralisht nuk është kurrë indiferente, edhe kur përpiqet ta shpallë “asnjanësinë” e saj etike e fetare. Mënyra me të cilën fëmijët dhe të rinjtë formohen dhe edukohen reflekton domosdoshmërisht shumë vlera, që ndikojnë në mënyrët me të cilën ata I kuptojnë të tjerët dhe shoqërinë në tërësi. Në marrëveshje, pra, me natyrën dhe dinjitetin e personit njerëzor dhe ligjin e Zotit, të rinjtë në vitet e tyre të shkollës duhet të ndihmohen për ta dalluar dhe kërkuar të vertetën, për t’I pranuar nevojat dhe kufijtë e lirisë së vertetë, për të respektuar të drejtat analoge të të tjerëve. Formimi I ndërgjegjes mbetet I kompremetuar, në qoftë se mungon një edukim I thellë fetar. Si mund një I ri të kuptojë plotësisht nevojën e dinjitetit njerëzor pa ju drejtuar më parë burimit të këtij dinjiteti Zotit krijues? Në këtë vështrim roli I familjes, i Kishës katolike, I Komunitetit katolik dhe të institucioneve të tjera fetare mbetet parësor, dhe Shteti konform normave e deklaratave ndërkombëtare duhet të sigurojë e të lehtësojë detyrat e tyre në këtë fushë.

Herë pas herë, familja dhe komuniteti fetar duhet të vlerësojnë e të thellojnë gjithnjë e më shumë angazhimin për njeriun dhe vlerat e tij objektive. Në mes institucioneve dhe organizmave të shumtë që luajnë rolin e tyre specifik në formimin e ndërgjegjes vlen të kujtohen edhe mjetet e komunikimit shoqëror. Në botën e sotme me një komunikim të shpejtë mas-media mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm, bile thelbësor, duke I dhënë shtysë kërkimit të së vertetes duke shmangë presentimin e interesave të veçanta të këtij apo atij personi, të këtij apo atij grupi ose ideologjie. Mjete të tilla përbëjnë shpesh burimin e vetën të informacionit për një numër gjithnjë e më të madh personash. Si, pra, duhet të përdoren me përgjegjësi në shërbim të së vertetës!

Serinë e kërcënimit të paqes e përbën intoleranca, që manifestohet në refuzimin e lirisë së ndërgjegjes së tjetrit. Nga ngjarjet e historisë, me dhimbje mësojmë cilat ishin teprimet dhe pasojat e intolerancës. Intoleranca mund të nënkuptohet në çdo aspekt të jetës shoqërore, duke u manifestuar në menjanimin ose shtypjen e përsonave e pakicave, që kërkojnë të ndjekin ndëgjegjen e tyre në lidhje me menyrat e tyre të ligjshme të mënyrës së jetesës. Në jetën publike intoleranca nuk le hapësirë për zgjedhje politike e sociale apo për plurarizëm duke u imponuar thuajse të gjithëve vizione të njëjta të organizimit qytetar e kulturor. Për sa I takon intolerancës fetare, nuk mund të mohohet që , megjithë mësimet kostante të Kishës katolike, sipas të cilave askush nuk duhet të detyrohet të besojë (Cfr” Dignitatis Humanae”,12), gjatë shekujve nuk janë të pakta vështirsite dhe deri konfliktet që kanë zënë fill mes të krishterëve e anëtarëve të besimeve të tjera. ( Cfr “Nostra Aetate”,3)

Koncili I dytë I Vatikanit ka pranuar formalisht, duke pohuar që në jetën e Zotit, duke kaluar përmes telasheve të mëdha të historisë njerëzore, herë pas herë janë vënë re mënyra të vepruari jo në përputhje me shpirtin ungjilltar. (“Dignitatis Humanae” 12)

Ende sot mbetet shumë për të bërë për tejkalimin e intolerancës fetare, e cila është e lidhur ngushtë, në pjesë të ndryshme të botës, me shtypjen e pakicave. Fatkeqësisht janë dëshmitarë, të përpjekteve pët t’u imponuar të tjerëve një ide të veòantë fetare, qoftë direkt, në sajë të një preselitizmi që gjen zbatim me mjete shtërnguese, qoftë indirekt, nëpërmjet mohimit të të disa të drejtave civile e praktike. Mjaft delikate janë situatat në të cilat një normë në mënyrë specifike fetare bëhet, ose priret për tu bërë, ligj I Shtetit, pa marrë parasysh detyrimin që kemi për të bërë dallimin mes kopetencave të fesë dhe të shoqërisë politike. Të barazosh ligjin fetar me atë civil efektivisht mbytet liria fetare, e deri në kufizimin ose mohimin e të drejtave të tjera të njeriut që janë të patjetërsueshme. Në këtë konteks dëshiroj të përsëris atë që kam pohuar në Mesazhin për Ditën e paqës me 1988. “ Edhe në rastet në të cilat një Shtet I atribuon një pozicion të veçantë juridik një feje të caktuar, është I detyruar qoftë ligjërisht të njohë dhe efektivisht të respektojë të drejtën e lirisë së ndërgjegjes të të gjithë qytetarëve, si p.sh të huajve rezident qoftë përkohsisht, për motive pune ose të tjera. (8 dhjetar 1987)

Kjo vlen edhe për të drejtat civile e politike të pakicave dhe për këto situata në të cilat një laiçizëm pezmatues, në emër të respektimit të ndërgjegjes, në fakt pengon besimtarët të shprehin publikisht fenë e tyre. Intoleranca mund të jetë edhe frut I një farë fondamentalizmi, që përbën një tentativë që ripërsëritet. Ai (fondamentalizmi) lehtësisht mund të çojë buzë një gremine të thellë, I cili shtyp në rrënjë çdo manifestim publik ose drejtpërdrejt, refuzon lirinë e shprehjes. Fondamentalizmi mund të përjashtojë trjetrin nga jeta civile, ose në fushën fetare, me masa shtërnguese për “kthim në fe tjetër”. Asnjë personi apo grup personash nuk ka të drejtë të tentojë të shtypë të vertetën e fesë që gjithkush mbron në zemër, apo të mallkojë lirinë e ndërgjegjes të atyre që kanë bindje të tjera fetare, apo të shtyhen të shtrmbërojnë ndërgjegjën e tyre duke u afruar ose mohuar privilegje të përcaktuara ose të drejta sociale, në qoftë se këto ndërrojnë fenë e tyre. Në raste të tjera, arrihet të pengohen personat, deri në zbatime të masave të ashpra penale, për të zgjedhur një fe, e ndryshme nga ajo që për momentin ata përkrahin. Shfaqje të tilla në mënyrë të dukshme nuk nxirrnin paqen në botë. Për të evituar efektet e intolerancës, nuk mjafton “të mbrohen” pakicat etnike ose fetare duke detyruar kështu një kategori të vogël civilësh ose individësh nën tutelen e Shtetit. Kjo mund të zhvillojë një formë të diskriminimit që pengon, bile ndalon zhvillimin e një shoqërie harmonike e paqësore. Është më mirë të njihen e të garantohen të drejtat e pasuprimueshme për të ushtruar gjithkush ndërgjegjen e vet të shfaqen hapur ose të predikojnë vetën ose bashkarisht, fenë e vet, gjithmonë pa cënuar rendin publik.

Për paradoks, ata që në të kaluarën kanë qenë viktima të formave të ndryshme të intolerancës, herë pas herë rrezikojnë të krijojnë situata të reja intolerance. Fundi I periudhave të gjata të shtupjes në disa pjesë të botës, gjatë të cilave nuk është respektuar ndërgjegja e secilit duke mbytë atë çka është më e çmuar për njeriun, nuk duhet të jetë rast për forma të reja të intolerancës, sepse do të jetë  I vështirë pajtimi me shtypjen e vjetër. Liria e ndërgjegjes e konceptuar drejt, për vetë natyrën e saj është gjithmonë e drejtuar nga e vërteta. Prandaj ajo (liria e ndërgjegja ) priret jo nga intoleranca, por nga toleranca e pajtimi. Kjo tolerancë nuk është një virtyt pasiv, pasi I ka rrënjët e saj në një dashuri vepruese e rreket të transformohet e të bëhet një angazhim pozitiv për të siguruar lirinë dhe paqen për të gjithë.

Rëndësia e lirisë së fesë më shtyn të theksoj që e drejta e lirisë fetare nuk është thjesht një prej të drejtave të tjera njerëzore; “Përkundrazi kjo (e drejta fetare) është themelore, sepse dinjiteti I çdo personi ka burimin e vet të parë në marrëdhenjet e tij thelbësore me Zotin krijues e baba, me imazhin dhe ngjashmërinë e të cilit është krijuar vetë njeriu sepse është I pajisur me liri dhe ndërgjegje. Nuk mund të injorohet fakti që e drejta e lirisë së fesë I takon vetë identitetit të personit. Njëri prej aspekteve më domethënese, që karakterizojnë botën e sotme, është roli I fesë në zgjimin e popujve për kërkimin e lirisë. Në shumë raste është feja ajo që mban të pacënuar, bile e përforcon identitetin e popujve të tërë. Kombet të cilat e kanë pasë penguar fenë ose, drejtpërdrejt, e kanë përndjekë në përpjekje për ta varrosë si fenimen që I takonte së kaluarës, ajo sot ka rilind sërish si forcë e madhe liberatore. Besimi fetar është shumë I rëndësishëm për popujt dhe individët që në shumë raste janë të gatshëm për çdo sakrificë për të shpëtuar atë (fenë).

Në fakt, çdo përpjekje për të mbytë apo zhdukur atë që një person ka më të shtrenjtë, rrezikon të shpërthejë në rebelim të hapur ose të heshtur.

Pavarsisht nga deklarimet e ndryshme në fushën nacionale e internacionale, të cilët e shpallin të drejtën e lirisë së ndërgjegjes e të fesë, kanë megjithatë shumë tentativa të shtypjes fetare. Në qofte se nuk kemi je garanci juridike, që shoqërohet njëkohsisht me mjete të përshtatshme, deklarime të tilla janë të destinuara mjaft shpesh të mbesin fjalë të vdekura. Janë për t’u vlerësuar, nderkaq, përpjekjet e reja që janë duke u bërë për t’I  dhënë fuqi regjimit të ligjshëm ekzistues nëpërmjet krijimit të instrumentave të rinj efikas, të aftë për të forcuar lirinë e fesë. Kjo mbrojtje e plotë ligjore duhet efektivisht të përjashtojë çdo detyrim fetar, si një pengesë serioze e paqes. Në të kundërt, “përmbajtja e një lirie të tillë” është që të gjithë njerëzit duhet të jenë të mbrojtur nga detyrimi nga ana e individëve të veçantë, të grupeve sociale e të çdo pushteti njerëzor, kështu që ne lindëm fetarë askush nuk duhet të detyrohet të veprojë kundër ndërgjegjës së tij apo të pengohet, brenda kufijve të detyruar, të veprojë sipas ndërgjegjes së tij privatisht e publikisht, qoftë në formë individuale apo në grup. (Dignitatis Humanae)

Momenti I tanishëm historik e bën urgjente forcimin e instrumentave juridik të përshtatshëm për të nxitë lirinë e ndërgjegjes është në fushën politike e sociale. Në këtë vështrim, një zhvillim gradual e I vazhdueshëm të një regjimi ligjor ndërkombëtar mund të ndërtojë një bazë më të sigurtë për paqen e për progresin e familjes njerëzore. Në të njëjtën kohë, është thelbësore që të bëhen përpjekje paralele në nivel kombëtar dhe rajonal, për të siguruar, që të gjithë personat, kudo që banojnë, janë të mbrojtur nga norma ligjore të njohura në planin ndërkombëtar.

Shteti ka për detyrë jo vetëm të njohë liritë thelbësore të ndërgjegjes por edhe t’I nxisë, por gjithmonë nën dritën e ligjit moral e natyral të nevojave të së mirës së përbashkët, si edhe të respektojë dinjitetin e çdo njeriu. E më që është rasti, vlen të kujtohet që liria e ndërgjegjes nuk I jep të drejtë një praktike diskriminuese të kundërshtimit të ndërgjegjes. Kur një kerkesë për liri transformohet në leje ose në pretekst për të kufizuar të drejtat e të tjerëve, Shteti ka detyrimin t’I mbrojë, qoftë edhe ligjërisht, të drejtën e patjetërsueshme të qytetareve të vet kundër abuzimeve të tilla. Dëshiroj ty’ju dërgoj këtë apel të ngutshëm atyre që kanë përgjegjësi publike,- qofshin ata kryetar Shtetesh apo (kryeministra) qeverish, ligjvënës, gjykatës e të tjerë që të sigurojnë me të gjitha mjetet e nevojshme lirinë autentike të ndërgjegjes të të gjithë atyre që jetojnë në hapësirën e juridiksionit të tyre, me një kujdes të veçantë për të drejtat e pakicave.

Kjo, përveç të tjerave është çështje e drejtësisë, shërben për nxitjen e zhvillimit të një shoqërie paqësore e harmonike. 

Së fundi, duket e tepërt të theksohet që Shtetet kanë detyrim rigoroz moral e ligjor të shohin marrëveshjet ndërkombëtare, të nënshkruara prej tyre.

Ekzistenca e normave ndërkombëtare të njohura, nuk përjashton faktin që mund të ketë disa regjime ose sistem shtetesh që I përgjigjen një realiteti të veçantë social-kulturor. Këto regjime, duhet të sigurojnë liri të plotë të ndërgjegjes të çdo qytetari e nuk munden në asnjë mënyrë të sajojnë një shkak për të mohuar ose ngushtuar të drejtat e njohura universale. Ajo çfarë është më e vërtetë se besohet është se në botën e sotme rrallë e gjithë popullsia e një vendi I përket të njëjtave bindje fetare ose të njëjtës etni ose kulturë. Emigracioni në masë e lëvizjet e popullsisë janë duke sjellë një shoqëri shumë kulturore e shumë fetare në pjesë të ndryshme të botës. Në një kontekst të tillë respektimi I ndërgjegjes I të të gjithëve përmbledh një nevojë urgjente e paraqet sfida të reja të shoqërisë në sektorët e strukturat e saj për më tepër për ligjvënësit e qeveritarët.

Si duhet të respektohen në një vend traditat e ndryshme, kostumet e mënyra e jetesës, detyrimet fetare duke ruajtur integritetin e kulturave? Cfarë duhet të bëjë një kulturë dominuese të pranojë e të integrojë elementët e rinj pa humbur identitetin e vet e pa krijuar fërkime?

Përgjigjja e këtyre pyetjeve të vështira mund të gjendet në një edukim të kujdesshëm për respektimin e ndërgjegjes së tjetrit, me mjetet me të cilat njohja e kulturave dhe feve të tjera dhe kuptimi I

ekuilibruar I diversiteteve ekzistuese. 

A ka mjet më të mëri për të arritë unitetin e diversiteteve, përveç angazhimit të të gjithëve në një kërkim të përbashkët të paqes e në një pohim të përbashkët të lirisë, që ndriçon e vlerëson ndërgjegjen e secilit?

Është shenjë e mirë, për një bashkëjetesë të rregullt qytetare, që kulturat e sotme të respektohen e të pasqyrohen në mënyrë të ndërsjelltë. Një impenjim të vertetë gëzon edhe mirëkuptimi reciprok mes feve.

Në caqet e këtij mirëkuptimi mes feve, shumë është bërë në vitet e fundit për të nxitë një aktivitet  bashkëpunimi në lidhje me detyrat që njerëzimi duhet të përballojë së bashku mbi bazat e shumë vlerave që fetë e mëdha kanë të përbashkët. Dëshiroj të inkurajoi këtë bashkëpunim kudo të jetë I mundur, aq më tepër dialogjet zyrtare që në proçes mes përfaqsuesve të grupeve të mëdha fetare. Lidhur me këtë, Selia e Shejtë ka një organizëm, – Këshillin Poutifikal për dialog ndërfetar – që ka finalitet specifik të nxitë dialogun e bashkëpunimit me fete e tjera, gjithmonë në besnikëri të plotë me identitetin katolik e me respekt të poltë për fetë e tjera. Qoftë bashkëpunimi dhe dialogu ndëfetar, kur bëhet me besim, nderim e sinqeritet përfaqsojnë një kontribut për paqen. “ Njeriu ka nevojë për t’u zhvilluar në shpirt dhe në ndërgjegjen e tij. Është kjo që shpesh I mungon njeriut të ditëve të sotme. Harresa e vlerave dhe kriza e identitetit që bota e jonë po kalon, na obligojnë për një tejkalim e për një përpjekje të re për të kërkuar e për të pyetur. Drita e shpirtit, që do të lindë kështu në ndërgjegjen tonë, do të premtojë për t’I dhënë kuptim zhvillimit, ta orietojë drejt së mirës së njerëzimit, për çdo njeri e për të gjithë njerëzit, sipas planit të Zotit”. Ky kërkim I përbashkët, në dritën e ligjit, e të ndërgjegjes, sipas rregullave të fesë të secilit, duke u ballafaquar edhe me shkaqet e padrejtësive të tashme sociale dhe luftrave, do të hedhë një bazë të fortë për bashkëpunimin në kërkim të zgjidhjeve të nevojshme. Kisha katolike me deshirë vihet në dispozicion të inkurajimit të çdo formë të bashkëpunimit besnik, në dritën e nxitjes së paqes. Ajo do të vazhdojë mbi të gjitha të japë kontributin e saj specifik për një bashkëpunim të tillë, duke edukuar ndërgjegjen e anëtarëve të vet në hapjen ndaj të tjerëve, në respektin për të tjerët, në tolerancën, që ecën në një hap me kërkimin e së vertetës, dhe të solidaritetit.

Duke qenë të detyruar të ndjekin ndërgjegjen e vet në kërkim të së vertetës, dishepujt e Jezu Krishtit e dinin  që nuk duhej t’I besohej vetëm kapacitetit të vet për të gjykuar moralin. Zbulesa ndriçon ndërgjegjen e tyre dhe I lejon ata të njohin tek njeriu dhuratën e madhe të Zotit: lirinë (Cfr, Sir 17,6). Zoti jo vetëm ka shkruar ligjin natyral në zemrën e secilit, në atë “bërthamë e tempull me sekret të njeriut, në të cilin ai gjendet vetëm më Zotin” (Gaudium et Spes, 16 ) por ka treguar ligjin e vet në Shkrimin  Shejtë. Në këtë gjendet ftesa ose më mirë, domosdoshmëria për të dushur Zotin e për të ruajtur ligjet e tij. Ai na ka bërë të njohim vullnetin e tij. Ai na ka zbuluar urdhërimet e tij, duke na njoftuar qysh më parë: “jeta është e mirë, vdekja është e keqe”, e na thërret “ të zgjedhim jetën… duke dashtur Krishtin, Zotin tonë duke iu bindur zërit të tij e duke qenë të bashkuar me të; pastaj ai është jeta jonë e gjatë…” (Cfr et 3a,15,-20).

Ai me dashurinë e tij të plotë respekton zgjedhjen e personit në lidhje me vlerat supreme me të cilat bëhet kërkimi, e në një mënyrë të tillë zbulon respektin e tij të plotë për dhuratat e çmueshme të lirisë dhe të ndërgjegjes. Për këtë kemi dëshmi të vetë ligjeve të tij, që janë shprehje e përfunduar e vullnetit të tij dhe në papajtushmëri absolute në ballafaqim më të keqën morale, e më të cilën don të orientojë pikërisht kërkimin e tij drejt qëllimit përfundimtar (final) sepse priren për të sjellë dobi nga ushtrimi I lirisë, e jo për ta penguar atë.

Por Zotit nuk I ka mjaftuar dashuria e tij e madhe për gjithësinë e për njeriun. Ai “e ka dashtur botën, prandaj na ka dhuruar Birin e tij të vetëm, sepse kushdo që beson në të nuk vdes, por do të ketë jetën e pasosur… Kush ndërton të vertetën del në dritë, sepse duket qartë që veprat e tij janë bërë me vullnesën e Zotit” ( Gv, 16.21). Biri I Zotit nuk ka hezituar të shpallë se ai është e verteta, e të na sigurojë që kjo e vertetë do të na bënte të lirë. 

Në kërkim të së vertetës I krishteri I drejtohet zbulesës (rivelacionit) hyjnore, që tek Krishti është prezente më tërë plotësinë e saj. Krishti ia ka besuar Kishës misionin të lajmërojë këtë të vertetë dhe kisha e ka për detyrë ta kryejë me besnikëri këtë mision. Angazhimi im më I madh, si pasardhës I Pjetrit, është pikërisht të siguroj këtë besnikëri konstante, duke përforcuar fenë e vëllezrve e motrave tona ( Cfr Lc 22,32).

I krishteri më shumë se çdokush tjetër duhet të ndiejë detyrimin për të vertetuar që ndergjegja e tij është në përputhje me të vertetën. Përballë shkëlqimit të dhuratës së falur nga zbulesa (rivelacioni) e Zotit në Krishtin, sa I butë dhe I kujdesshëm, nga ana e tij, duhet të dëgjohet zëri I ndërgjegjes.

Një prej përpjekjeve të vazhdueshme në kohën tonë, edhe ndër të krishterë, është ngritja në nivelin e së vertetës. Në një epokë që përshkohet nga individualizmi kjo përpjekje mund të gjejë shprehje të ndryshme. Megjithatë, si shenjë dalluese, ai që do të vertetën ka dashurinë e butë. Kështu na mëson fjala hyjnore; E verteta kalon nëpërmjet meshirës (cfr, Ef 4,15).

Prandaj, për të njëjtën të vertetë që thamë jemi të grishur për të nxitur bashkimin e jo ndarjen, pajtimin, urrejtjen ose intolerancën. Hyrja jonë në të vertetën e folur na jep përgjegjësinë për të shpallur vetëm këtë të vertetë që të shpie tek liria e paqa për të gjithë:  e verteta e mishëruar në Jezu Krishtin. Në fund të këtij mesazhi, I ftoj të gjithë të reflektojnë fort për nevojën e respektimit të ndergjegjes të secilit në mjedisin e tij e nën dritën e përgjegjësive të tij specifike. Në çdo fushë të jetës shoqërore, kulturore e politike respektimi I lirisë së ndergjegjes, I rregulluar nga e verteta, gjen zbatime të ndryshme të ngutshme e të rëndësishme. Duke kërkuar si bashkim të vertetën, në respektimin e ndergjegjes se të tjerëve, mund të ecim përpara në rrugët e lirisë që rrezatojnë paqe, sipas vullnesës së Zotit.

Nga Vatikani, 8 dhjetor 1990



Exit mobile version