Kryefaqja
  • KRYEFAQJA
  • KUSH JEMI
  •  AKTIVITETE
    • DBR 2019 - Panama
    • Forumi për të rinjtë - Një ngjarje e jashtëzakonshme
    • Një libër për të rinjtë e me të rinjtë
    • SHKODËR, VAJZA QË TAKOI PAPËN NË PANAMA
  •  DOKUMENTAT
    • Programi i formimit të Animatorëve
    • Pajtimi është gjithmonë i mundur
    • Workshop
    • Dhjetë urdhërimet
  • KONTAKTE
  • GO4PEACE

Baritore Rinore

Komisioni Baritor Rinor i Dioqezës Shkodër-Pult, ka kërkuar që të ndërmarrë disa nisma për të mirën e të rinjve dhe për t’ju përgjigjur sadopak kërkesave të tyre.
Një takim shumë i rëndësishëm dhe me një pjesmarrje të mirë nga të rinjtë universitarë është takimi Biblik i udhëhequr nga dom Simo Luliq. Takimi është një herë në muaj dhe ka filluar në vitin 2013. Një tjetër grup universitarësh të Shkodrës takohet një herë në javë për të bërë një ecje në fe duke u bazuar në Doktrinën Shoqërore të Kishës. Për të rinjtë Universitarë dita e enjte është dedikuar atyre që nga ora 08°°-17°° me rrëfime, udheheqje shpirtërore dhe me Meshën e Shenjtë të mundësuar nga bashkësia e Etërve Karmelitanë në Kishën e Shën Kollit.
Përsonat që punojnë në fushën e formimit e dinë shumë mirë se në formim e të rinjve duhet shumë kohë, por nuk humbitet kurrë koha, sepse është një përgaditje që vlen për gjithë jetën e tyre.
Objektivi kryesor i Komisionit Baritor Rinor është formimi i të rinjve. Në këto tre vitet e fundit kemi ndërmarrë inicjativën e formimit të animatorëve. Qëllimi i formimit të animatorëve është që të jenë ndihmë e vleshme dhe kompetente në famulli, në qëndrat baritore dhe në grupet ku ata jetojnë dhe shërbejnë.
Fusha e edukimit është shumë e gjërë, por jemi të bindur se edhe edukimi nëpërmjet sportit është një tjetër fushë me rëndësi të madhe. Në vitin 2014-2015 kemi ndërmarrë nismën e formimit të trajnjerave në bashkpunim me Qëndrën Sportive Shqiptare dhe me Qëndrën Sportive Italiane, CIS. Formimi i trajnjerëvë bëhet nga sportistët Antonio Marku dhe Ana Gjelaj çdo muaj dhe me një fund-javë nga specialistë CIS që vijnë nga Milano. Të rinjtë që po formohen përcjellin njohuritë e tyre tek fëmijët e oratoreve të ndyshëm duke e kurorzuar me kampionatin per futboll, volejboll e basketboll.
Objektiv tjeter shumë i rëndësishëm është që të rinjtë e dioqezës sonë të kënë mundësi takimi, formimi, shkëmbim përvojash mes tyre nëpërmjet takimeve të ndryshme. Për këtë arsye kemi ndërmarrë edhe një itinerar formimi për adoleshentët që bëhet një herë në muaj në Fshatin e Paqës.
Të gjitha këto inicjativa të ndërmarra, apo të tjera që dëshirojmë të ndërmarrim edhe në bazë të sugjerimeve që vijnë nga bashkpunëtorët, janë një shenjë e vogël në krahasim me numrin e madh të rinisë që kemi në dioqezën tonë. Besojmë se e ardhmja e Kishës në Shqipëri janë të rinjtë, ky brez i ri pas një Kishe të ringjallur, për këtë arsye, le ti nxisim ato me shembullin tonë dhe ti mbështesim në formimin e tyre njerëzor dhe fetar.
KBR, dom Bledar Huba, Mt. Marjeta Gjoka, Vilson Peshkaj dhe Mt. Rita Ndoci

DIOQEZA

  • Katedralja Katolike Shkoder
  • Adresa: Sheshi "Gjon Pali II", Shkoder Albania
  • Nr telefonit: 00355 22242744
  • Email: [email protected]
  • Info te tjera: Ne kete adrese ndodhet Katedralja Katolike Shkoder

  • Instituti katekistik dioqezan
  • Adresa: Rruga Dom Bosko, 13 - Shkodër
  • Nr telefonit: (022) 43353 - (022) 42118
  • Info te tjera: Drejtor: Dom  Bledar Huba SDB; Motër Vera Lleshi; Motër Miki (Saleziane)

  • KOMISIONI DREJTËSI DHE PAQE
  • Nr telefonit: 00355682022464
  • Info te tjera: Person kontakti: Dom Ardian Arra

TE FUNDIT

  • Në përvjetorin e parë te Luminit të Martirëve tanë
  • Homelia per Enjten e Madhe 2017
  • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
  • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
  • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
  • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
  • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
  • Zonat baritore: Famulli e rektorate
  • Kumbona e së dielës
  • Links

POSTIME

  • ...

    Plani i përgjithshëm i Fshatit të Paqes

  • ...

    Profili historik i dioqezës

  • ...

    Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale

  • ...

    Shenjtorja e zojes se Shkodres

  • ...

    Zyra dioqezane

  • ...

    Letra Baritore nder vite

VENDODHJA





 Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës, dhe, ja, ti, o Zot,i njeh të gjitha! Psalmi 139:4 

© Copyright 2019 - Komisioni Baritor Rinor - Shkodër-Pult