Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Kampionati Evropian i Futbollit “Futsal” për Priftërinjtë

Shkodër 5-9 shkurt 2024

Kampionati XVI Evropian i Futbollit Futsal për Priftërinjtë këtë vit do të zhvillohet në Shkodër nga data 5-9 Shkurt 2024.

Në këtë Kampionat marrin pjesë 17 ekipe nga mbarë Evropa.

Fillimi i Aktivitetit do startojë me Meshën Shenjte, në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër, me dt. 5, ora 17.00 të cilën do e udhëheqë Sh. T. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit Shkodër – Pult dhe President i Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare.

Ndeshjet e Kampionatit

Me dt. 6/02/2024nga ora 12.00 deri në orën 19.30 – ndeshjet do të zhvillohen njëkohësisht, sipas një kalendari të përgatitur, tek pallati i Sportit “Qazim Dervishi dhe tek Palestra e shkollës së Mesme “At’ Pjetër Meshkalla. Gjatë kësaj dite skuadrat do të lezin për t’u kualifikuar nga gupet.

Me dt. 8/02/2024nga ora 10.00 deri në orën 17.30 – ndeshjet për renditjen e ekipeve, duke filluar nga fundi e deri në finale, do të luhen vetëm tek Pallati i Sportit “Qazim Dervishi. Për të gjithë ata sportdashës, dashamirës të futbollit apo tifozë dhe që duan t’i ndjekin ndeshjet eliminatore, hyrja është falas.

Exit mobile version