Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Itinerar shpirteror me Adoleshentët

Të ecim sëbashku, të njohim Zotin dhe njëri tjetrin është një rrugë e bukur dhe e vështirë, është një rrugë që kërkon bashkpunim, entuziazëm dhe guxim. Eshtë karakteristikë e adoleshentëve që kanë dëshirën të vihen në ecje e në kërkim.

Të udhëhequr nga dom Gaspëri, një numër i konsiderueshëm të rinjsh, mbi njëqind vetë, kanë marrë pjesë rregullisht në takimet mujore të zhvilluara në fshatin e paqes nën mbështetjen e Arqipeshkvisë dhe Komisionit Baritor Rinor.

Temat e zhvilluara në këtë vit kanë qënë rreth njohjes së vetvetes dhe njohjes së Jezu Krishtit. Në të rinjtë është parë dëshira e madhe për të qëndruar sëbashku, për të shkëmbyer përvojat e tyre përsonale dhe për të punuar në grupe.

Të rinjtë pjesmarrës kanë vlerësuar shumë temat e zhvilluara por mbi të gjitha edhe punën në grupe të vogla dhe bashkndarja me të gjithë. Puna në grupe ka krijuar mundësinë e rritjes së përgjegjësisë dhe aftësisë për të bashkndarë me të tjerët përvojat përsonale. Këto takime u kanë dhënë mundësinë të rinjve që të hapen në realitete më të mëdhaja, të dalin përtej përvojave të vogla që jetojnë në rrethin e tyre familjarë, shoqërorë apo famullitarë për të përjetuar një realitet më të gjërë të Kishës siç është ajo dioqezane.

Falë pranisë së Shkëlqësë së tij Mons. Angelo Massafra, të disa Meshtarëve, që kanë qënë të pranishëm e të gatshëm për rrëfime dhe udhëheqje shpirtërore, u është dhënë të rinjve një shikim më i gjërë i Kishës, i një Kishe që është e gatshme të ecë me ta duke i shoqëruar drej Jezusit që është Rruga e Vërteta dhe Jeta.

Exit mobile version