Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Inagurimi i manastirit

Më 29 tetor 2005, një vit pasi qe kanë filluar punimet e rikonstruksionit, qe e mundur të bekohet dhe inaugurohet Manastiri i “Shën Kjarës” në Shkodër (Shqipëri).

Prania e motrave Klarise, të cilat vijnë nga manastiri i “Shën Nikollës”, nga arqidioqeza e Otrantos(Itali), krijon një figurë të plotë dhe pasuron dioqezën duke i shtuar asaj dimensionin soditës.

Për dy vite motrat Klarise kanë qëndruar në parafabrikatet e “Fshatit të Paqes” në Shkodër,  më pas u gjend një vënd ku kjo bashkësi mund të ngriste duart drejt Zotit në paqe dhe stabilitet, pa pasur asgjë, duke qëndruar në pritje të atyre që kërkojnë paqe. Ky manastir ndodhet në qendër të qytetit, ku më parë kishte qënë Kollegji Serafik i Fretërve Minorë.

Në 1946 ndërtesa u sekuestrua nga regjimi i Enver Hoxhës që e shndërroi në “Degën e Punëve te Brendshme”(Sigurimi i Shtetit), pra, një nga qendrat më të pashpirtshme të persekutimit politiko-fetar.Në bekimin e ndërtesës, kryesuar nga Shkelqësia e Tij Imzot Angjelo Massafra, Arqipeshkëvi metropolit Shkodër-Pult, morën pjesë edhe disa meshtarë e laikë të ardhur nga Dioqeza e Otrantos (Le)-Itali, me qindra vëllezër ishin të pranishëm atë ditë, katolik, ortodoks e myslimanë, udhëtuan këtu edhe nga jugu i Shqipërisë, njerëz të thjeshtë e të varfër , si edhe disa autoritete lokale.

Një ditë e shkëlqyer nga një diell i ngrohtë, ku të gjithë ato që ndodheshin në oborrin e përparmë të manastirit dëgjonin me respekt dhe  në heshtje fjalët e Arqipeshkëvit, të cilat theksonin rëndësinë e pranisë të kësaj parësie të Zotit sot si edhe në historinë e errët të njerëzimit si shenjë vëllazërie dhe takimi mes kulturave të ndryshme. Aty ku natën ngiheshin gjëmimet e burrave e grave të torturuar , sot, nën dritën e të Ringjallurit, ngrihen lutje dhe lavdërime nëpërmjet zërit të këtyre motrave, një fragment shprese mes një populli që po rindërton historinë e vet.

Exit mobile version