Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Imzot Massafra – Mesazhi në rastin e Ditës për Kujdesin ndaj Krijimit 2021

Prot. nr. 66/2021
Shkodër, më 24/08/2021

Shumë të dashur Vëllezër Ipeshkvij, 
Meshtarë, Rregulltarë/e dhe besimtarë të gjithë,

në dokumentin me një rëndësi të veçantë Charta Oecumenica, hartuar dhe nxitur 20 vjet më parë nga Konferenca Ipeshkvnore Evropiane së bashku me Konferencën e Kishave Evropiane, është caktuar edhe një ditë ekumenike, data 1 shtator, si një ditë kushtuar Krijimit.

Ky Dokument ende duhet të njihet dhe të studiohet nga Kisha jonë në Shqipëri, por ndërkohë prej disa vitesh kemi filluar t’i bashkëngjitemi nismës, pasi tani ka ardhur koha që të fillojmë ta ndërgjegjësojmë Vendin tonë për këtë argument kaq delikat dhe urgjent, sidomos në dritën e asaj që ndodhi muajin e fundit me zjarret, të cilat kanë shkatërruar shumë zona të botës dhe të Shqipërisë sonë. Ndryshimet klimatike vazhdojnë të përparojnë me dëme që janë gjithnjë e më të mëdha.

NUK KA MË KOHË PËR TË HUMBUR.

Prandaj, u kujtoj të gjithëve nevojën që data 1 shtator 2021 t’i kushtohet reflektimit, ndërgjegjësimit dhe lutjes për këtë temë, duke caktuar edhe data të tjera ku në çdo bashkësi të zhvillohen nisma të përshtatshme dhe domethënëse.

Reflektimi i Kishës Evropiane në këtë drejtim po përparon ndjeshëm dhe nismat që po zhvillohen në Kishat lokale janë dëshmi e këtij përparimi, siç mund të shihet edhe në faqet përkatëse të internetit. Për këtë arsye bashkëndajmë me Kishat e tjera temën që këtë vit është marrë nga Letra e Shën Palit drejtuar Romakëve “Të jetojmë në jetën e re” (Rom 6, 4).

Jeta e re për të cilën flitet e vendos nxënësin e Jezusit në një bashkim të thellë me Hyjin. Duke u nisur nga kjo përvojë mund të imagjinojmë një vëllazëri të vërtetë midis njerëzve, siç sugjerohet nga enciklika “Vëllezër të gjithë” dhe një marrëdhënie të re me krijimin, sipas projektit të Enciklikës “Ti qofsh lëvduar”.

Prandaj ftesa për një tranzicion/kalim që shndërron thellësisht formën tonë të jetës, për të arritur kthimin e nevojshëm ekologjik në shumë nivele, të gjallëruar nga dashuria për tokën dhe për krijesat që banojnë në të. Me këtë tranzicion/kalim i japim shprehje kujdesit për shtëpinë e përbashkët dhe kështu i përgjigjemi përngjasimit me Hyjin që, si një Atë, kujdeset për secilën prej tyre.

Dhe po e shpjegojmë se çfarë nënkuptohet me termin “tranzicion/kalim” në fushën ekologjike. Në tranzicionin/kalimin ekologjik duhet të braktiset një model zhvillimi konsumator, që rrit padrejtësitë dhe pabarazitë, për të adoptuar një model të qendërzuar në vëllazërimin midis popujve. Britma e tokës dhe britma e të varfërve na kërkojnë llogari (krh. Ti qofsh lëvduar nr. 49). Angazhohemi të shoqërojmë dhe të inkurajojmë ndryshimet e nevojshme, duke filluar nga vështrimi ynë soditës mbi krijimin deri tek zgjedhjet tona të përditshme.

Ka shumë plane në të cilat mund të veprohet njëkohësisht:

Ndryshimi aktivizohet vetëm me shpresë dhe së bashku:

U forcoftë angazhimi ynë edukativ për ta bërë Letrën enciklike “Ti qofsh lëvduar”, në gjashtëvjetorin e shpalljes së saj, busullën e një shërbimi bërë shoqërisë dhe Vendit tonë.

 

† Angelo Massafra O.F.M.
Arqipeshkëv Metropolit Shkodër-Pult
President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë
Anëtar i Komisionit Social CCEE


V.R. Bashkëngjitur:
1- Skema e Liturgjisë së Fjalës
2- Ide për homelinë e çdo të diele të muajit shtator
3- Linkun e platformës internet për nisma Laudato si’ (Ti qofsh lëvduar):

https://piattaformadiiniziativelaudatosi.org



Exit mobile version