Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

I LUMI LUIGJ PALIĆ (PALIQ)

Meshtar i Fretërve Minorë të Shqipërisë (1877-1913), Luigj Palić, në shqip Paliq, ishte famullitar në Pejë, që në atë kohë i përkiste Arqidioqezës së Shkupit. Gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912-1913) u ushtrua një presion i madh mbi besimtarët myslimanë e katolikë për ruajtjen e ortodoksisë. I Lumi i nxiste katolikët dhe myslimanët që secili t’i qëndronte besnik ndërgjegjës së vet. U arrestua me akuzën e rreme, nuk pranoi në mënyrë kategorike të mohonte fenë katolike. Më 7 mars 1913 u pushkatua. Fjalët e tij të fundit ishin: «O Jezus, po e bëj për dashurinë Tënde!».

Exit mobile version