Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2009

Sot, e Enjtja e Madhe, paradite, në të gjitha katedralet e Kishës në botë, çdo ipeshkëv mbledh, në mënyrë të veçantë, të gjithë meshtarët e Dioqezës së vet, për atë kremtim të mrekullueshëm të përkufizuar ‘Mesha e Krizmës’, pra bekimi i Vajrave të shenjtë: të katekumenëve, të të sëmurëve dhe të Krizmës së shenjtë.

Ky i fundit përdoret Për pagëzimin, për të lyer ballin e atyre që krezmohen, duart e meshtarëve dhe, së fundi, kryet në shugurimin ipeshkvor.

Momente, momente të mëdha, Krezmimi, Meshtaria, Shugurimi ipeshkvor, që janë jo vetëm përcaktimi dhe shugurimi i njerëzve në ecjen vokacionale (thirrore), por edhe shprehje të Forcës së Shpirtit.

Vërtet jemi ‘të lyer në Zotin’ te gjithe me pagezim dhe me krezmim; disa me Urdhir i shenjt..

Në përfundim të Meshës së Shenjtë famullitarët marrin vajrat që do t’i çojnë në famulli për Pagëzimin, Vajimin dhe Krezmimin.

            Ky është një moment që na ‘bën të shohim’ se si vërtet Kisha është Trupi i Krishtit, i dukshëm në Bashkimin e madh të meshtarëve me ipeshkvin: është Festa e meshtarëve dhe e të gjithë besimtarëve, të bashkuar në bashkësi me ipeshkvin e vet. Një ngjarje vërtet e madhe dhe prekëse.

            Në mbrëmje: me solemnitet të madh, si për të vazhduar ‘Darkën e Zotit’, apo dhuratën e Eukaristisë, në famulli kremtohet Mesha e shenjtë e përkufizuar ‘In Coena Domini’, ose ‘Në Darkën e Zotit’.

            Është solemniteti i ‘Kungimit të parë’ të Kishës, të përfaqësuar prej Apostujve, me Trupin e Gjakun e Jezusit, të dhuruar përgjithmonë atë mbrëmje.

Një Darkë që qysh atëherë nuk mbaron kurrë dhe është shfaqja e madhe e Hyjit që bëhet Dhuratë, Bukë Jete për ne: ‘Mister i madh i fesë’.

            Këtu matet se sa shumë rëndësi ka Eukaristia për ne: nëse ka pak apo shumë rëndësi. Secili duhet ta pyesë veten për këtë. Festa e sotme na bën ta konsiderojmë ende dhuratën e madhe dhe të çmueshme të thirrjes meshtarake. Figura e meshtarit sot duhet të jetë gjithnjë e më e karakterizuar prej “vertikalitetit” dhe prej “horizontalitetit”. Jeta shpirtërore e jetuar në momentet e ndryshme të ditës, duhet të jetë para së gjithash një përvojë personale dhe pastaj duhet t’i propozohet bashkësisë. Është e nevojshme të qëndrojmë në mes të bashkësisë si ata që i shërbejnë bashkimit. Në të vërtetë, Krishti, ashtu siç është në Eukaristi është edhe në vëllain… shenja e paqes në tryezë nuk ka kuptim nëse mungon bashkimi, vëllazëria. Ju jeni fjalë, ju jeni sakrament, ju jeni eukaristi dhe Jezusi gjendet në mesin tonë, përreth kësaj tryeze, për ta përtërirë, Ai së bashku me ne, atë kremtim që e bëri të jetonte mbrëmjen e fundit të jetës së tij tokësore. Dhe cila ka qenë sjellja e tij atë mbrëmje?

Ajo e të qenit shërbëtor.

            Vëllezërit e mi, ai që ngrihet prej tryezës së Eukaristisë duhet t’i hedhë veshjet: Veshjet e fitimit, të llogaritjes, të interesit personal, për të vënë bohçen e shërbimit e të bashkimit, përvujtërinë. Veshjet e pasurisë, të luksit, të shkapërderdhjes, të mendësisë borxheze, për të veshur tejdukshmëritë e modestisë, të thjeshtësisë, të pervuajterise.

Veshjet e sundimit, të arrogancës dhe të hegjemonis, për t’u mbuluar me veshjet e shërbimit, e dobësisë e të varfërisë.

Të hedhim veshjet për ne meshtarët duhet të thotë të bëhemi “mbarështues të Hyjit dhe shërbëtorë” të njerëzve, të të varfërve, të të vuajturve, të të gjithë atyre që mbeten prapa apo që janë nëpërkëmbur prej të tjerëve.

            Dinjiteti i detyrës duhet të kthehet në ripërshkim të ecjes së Zotit, që ndalet para këmbëve të vëllezërve të vet. Vëllezërit e mi të dashur, t’i duam të varfërit, t’i kuptojmë, t’i ndihmojmë që të rriten, me stilin e durimit.

Kujtoni gjithmone se Zoti ju ka vendosur si tharm në brumin e botës, në atë bashkësi të caktuar, në atë famulli ku punoni! Njerëzit, vëllezërit e mi, i kuptojnë shenjat.

Ndjekja e Krishtit do të thotë te jetosh rrënjësia e lumturive.

            Kurrë të mos largohet prej mendjes sonë dhe prej zemrës sonë mendimi se thirrja në meshtari do të thotë edhe mohimi dhe vetemohimi, nganjëherë do të thotë edhe jopopullaritet, do të thotë flijim, do të thotë shkëputje prej personave dhe prej gjërave. Do të thotë parapëlqimi i jetës së brendshme para asaj të jashtme, do të thotë zgjedhja e një përsosmërie të virtytshme e të vazhdueshme në vend të një mediokriteti të rehatshëm dhe jodomethënës.

            Beqaria jonë të mos jetë mungesë, por prani e Hyjit dhe e të tjerëve. Jini njerëz marrëdhëniesh të thella, të dhurimit falas, të shërbimit. Beqaria do të thotë, edhe, aftësia për t’i dëgjuar zërat lutës të atyre që kanë nevojë për Hyjin, për Fjalën e Tij, për faljen e tij, për ngushëllimin në sëmundje. Do të thotë të jemi e të mbetemi të rinj, me veshim të kthjellët dhe zemrën të madhe.

            Ne jemi pasioni i Jezu Krishtit dhe besoj se ky duhet të jetë elementi tematik që duhet ta mbështesë gjithë meditimin tuaj të kësaj jave, që fillon në këtë moment për ne dhe do të përfundojë me shpërthimin e dritës së Pashkëve. Të meditojmë këto ditë mbi faktin se Jezu Krishti ka një pasion të pabesueshëm, dhe ai jemi ne.

            Atëherë bij e vëllezër, jini njerëz të Falënderimit! Të dini gjithmonë të mahniteni për mrekullitë e Hyjit: besoni dhe ndihmojini të tjerët që të besojnë. Të lutemi këtë ditë të veçantë me qëllim që secili prej nesh të mund të jetë gjithmonë i aftë për mahnitjen dhe entuziazmin e ditëve të para, i aftë të dridhet përballë Pashkëve të Jezusit dhe misterit që është çdo person.

            Menjëherë më pas do të përtërijmë premtimet meshtarake që kemi bërë ditën e Shugurimit meshtarak para Ipeshkvit, Presbiterit dhe bashkësisë.

            Pikërisht, për një përtërirje shpirtërore i Meshtarëve, Papa Benedikti XVI ka shpallur vitin meshtarak nga 19 qershor 2009 deri m 19 qershor 2010.

            Kjo Meshë na dhashtë hirin dhe gezim pë të pnuar për mbreterinë e Zotit. Urime.

 † Angelo Massafra

Exit mobile version