Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Hiri i punës

Motrave të cilat Hyji i ka dhuruar hirin e punës, të punojnë duke u ushtruar në punë të hijshme dhe të dobishme, me besnkëri dhe me bujari“.

Bashkësia  e motrave Klarise jeton nga puna e duarve të tyre si edhe nga dora bujare e “Motër Provania” që çdo ditë  dhuron shumë më shumë.

Puna është dhuratë e Hyjit. Një dhuratë e vendosur në duart e të gjithë atyre që  vendosen në shërbim të vëllezërve me gëzim. Dhuratat e krijimtarisë dhe inteligjencës, nëse bashkohen me vullnetin e mirë dhe dashurinë për të mirën e përbashkët, ndihmojnë të kuptohet cilat janë nevojat e tjetrit dhe mënyra si mund t’i plotësojmë.

Punët tona lindin duke bashkuar këtë kriter me aftësitë, përvojën, kompetencën dhe stilin e jetës së manastirit, për të shërbyer vëllezërit dhe famullinë nëpërmjet kërkesave të veçanta që mund të kenë. Kujdesemi, në fakt, për disa  sektore.

Kemi: 

Puna jo vetëm që eshte mjeti më i natyrshëm i sigurimit të bukës por është edhe mundësi bashkëndarjeje me të varfërit. Puna është hir dhe mision: të bën të kuptosh që edhe duart e njeriut mund të marrin pjesë në veprën madhështore të krijimit të Hyjit.

Exit mobile version