Go4Peace është një projekt në formën e një kampi veror, i nisur rreth 20 vite më parë, nga një grup priftërinjsh gjermanë të vendosur në famullitë kryesore të zonës së Dortmundit. Shkëndija ka qenë lufta në Ballkan në vitet 1992-1995. Hera e parë kur është zhvilluar ka qenë viti 1996 në Sarajevë, në Bosnjë-Hercegovinë, si qëllim për të nxitur të rinjtë nga e gjithë Europa të grumbullohen dhe jetojnë së bashku për 10 ditë për të promovuar paqen dhe rindërtimin e shoqërive të pasluftës. U zhvillua në Bosnjë-Hercegovinë për shumë vite, deri në vitin 2014, vit në të cilin u zhvillua për të kujtuar 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 2015 u organizua në Kamen, Gjermani.
Këtë vit do të organizohet në Shkodër, Shqipëri. Në Shqipëri, sepse vitin e kaluar ndodhën disa ngjarje të rëndësishme për kishën dhe Shqipërinë, shenjtërimi i Nënë Terezës (më 4 shtator 2016) dhe Lumnimi i 38 martirëve (më 5 nëntor 2016). Esenca e këtij evenimenti vazhdon të jetë paqja dhe dashuria e treguar nga bashkëjetesa dhe bashkëpunimi i të rinjve të ndryshëm evropianë dhe më tej. Të ndërgjegjësuarit, që pavarësisht background-eve të ndryshme tenike, kulturore, fetare, politike, në thelb njerëzimi është një i vetëm. Tek të gjithë duhet të mbizotërojnë qëllimet pozitive për shoqërinë dhe të ndërtuarit e urave me njëri-tjetrin dhe jo mureve.
Këtë e realizojnë nëpërmjet punës në ëorkshope të ndryshme si: ndërtimi, animacioni për fëmijët e vegjël, vullnetarizmi, piktura, kërcimi, muzika, sportet, dialogu ndërfetar, ide inovative etj. Në fund organizohet një koncert në shenjë të kësaj bashkëjetese.
Kampi veror Go4Peace do zhvillohet:
Vendi: Fshati i Paqes, i pozicionuar në rrëzë të malit të Taraboshit.
Koha: 12/08/2017 – 22/08/2017
Pjesmarrësit: Të rinj nga Austria, Bosnia dhe Hercegovina, Gjermania, Kosova, Kroacia, Polonia, Sllovenia, Spanja, Shqipëria dhe Irlanda. Gjatë kësaj kohe do të jenë të pranishëm rreth 110 persona për këtë qëllim.
Eventi kulminant
Eventi kulminant i kampit do jetë koncerti i zhvilluar në datën 19/08/2017 në oborrin e Katedrales, me anë të muzikës, kërcimit, dëshmive dhe mesazheve të ndryshme. Programi i kësaj shfaqjeje do të ketë:
- Hapjen, me një kërcim flashmob dhe valle nga disa fëmijë;
- Mirëseardhjen e publikut, nga vende të ndryshme të Shqipërisë dhe shtete të ndryshme të Evropës;
- Prezantimi i bandës profesionale muzikore ndërkomëtare, ‘CrossOver Band’;
- Muzikë live nga banda;
- Prezantimi i projektit ‘Go4Peace in Europe’;
- Video e shkurtër prezantuese e kampit;
- Eksperienca, intervista;
- Valle tradicionale shqiptare;
- Prezantim i grupit Go4Peace;
- Përshëndetje dhe falendërime;
- Muzikë live;
Pjesëmarrja është e lirë, dhe janë të ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen në këtë koncert. Koncerti fillon në orën 19:00 (pas meshës në Katedrale) dhe zgjat rreth dy orë.