Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Dom Pjetër Çuni

Lindi në Shkodër më 09.07.1914. Filozofinë e bëri në Seminarin Papnor Shqiptar të Shkodrës, kurse Teologjinë në Kolegjin e Kongregatës Propaganda Fide të Romës. U shugurua meshtar në Romë më 23.03.1940. Në fillim qe Famullitar në Shkrel dhe pastaj në Rrjoll, prej nga ku shërbente edhe në Lohe e Reç. U arrestua në Rrjoll dhe u burgos në Koplik më 27.07.1948. Vdiq gjatë torturave, pa gjyq, i mbytur në gjiriz në Koplik më 31.07.1948. Lajmi i vdekjes së tij, ndodhur bashkë me Dom Lekë Sirdanin, iu dha të atit më 26.12.1948.

Exit mobile version