Lindi në Shkodër më 17.09.1900. Studioi në Seminarin e Fretërve Minorë të Shkodrës, pastaj në Lankowitz dhe Grac të Austrisë dhe Teologjinë në Romë dhe Peshia të Italisë. U shugurua meshtar në Romë më 25.07.1924. Dha mësim në Seminarin e Fretërve Minorë. Qe Mësues i xhakojve (1929-1932), Mësues i novicëve (1932-1938), Ministër Provincial (1938-1941), Drejtor i Seminarit Françeskan (1941-1944), Guardian i Gjuhadolit prej vitit 1944 derisa vdiq. U arrestua në Shkodër dhe u burgos më 15.11.1946. U dënua me vdekje më 27.12.1947 dhe u pushkatua më 11.03.1948.