Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Atë Bernardin Palaj O.F.M.

Lindi në Shkodër më 02.10.1894. Ndoqi të gjitha shkollat e Fretërve Minorë të Shkodrës, kurse liceun e bëri në Salisburg dhe Filozofinë e Teologjinë në Insbruk të Austrisë. U shugurua meshtar më 02.08.1918. Dha gjuhë shqipe dhe latine në Gjimnazin Illyricum të Fretërve Minorë. Punoi në famullitë e Toplanës, të Palçit, të Shalës, të Bushkashit, të Planit dhe të Rubikut. U arrestua në Rubik, në kuvendin ku ishte Epror, dhe u burgos në Shkodër më 22.10.1946. Vdiq në burgun e Shkodrës, prej torturave, përpara se të dënohej, më 02.12.1946.

Exit mobile version