Site icon Kisha Katolike në Shqipëri

Arsyeja e pranisë sonë këtu

Ne, Motrat e Varfera të Shën Kjarës, jemi këtu për të shpenzuar kohën vetëm për Zotin, pa pasur asgjë, në stabilitetin dhe në eksperiencën e një bashkësie të pajtuar, në pritje të atyre që kanë nevojë për paqe. Nuk mund të mungonte një pranim nga ana e besimtarëve, prania jonë këtu vlerësohet shumë dhe kemi dëgjuar sa shumë njerëzit kanë nevojë për ne, Shqipëria ka nevojë për lutje.                                                                           Kisha që ndodhet në Shqipëri, na mirëpret me pritje amnore në realitetin e saj të ri dhe të gjallë, edhe pse e munduar dhe e shtypur gjatë. Kushdo mund ta kuptojë këtu thelbin e formës tonë të jetesës.

Në derën e monastirit trokisin cdo ditë shumë persona me të cilat kemi krijuar një lidhje dhe që dëgjojmë në shpresat e tyre. Kemi marrë parasysh nevojat e ndryshme materiale që kanë, por sidomos kuptimin e nevojave më të thella shpirtërore të cilat janë më urgjente: çdo person ka të drejtën të jetë i pranuar dhe rrespektuar në dinjitetin e tij vetiak.

Meqë shpirti i Shqipërisë na shfaqet i rraskapitur nga lodhje dhe shtypje të hershme, dallohet qartë etja për të rigjetur integritetin njerëzor.

Jemi këtu për të mbledhur thirrjet e thella të këtyre personave dhe të gjithë Kisha adresohet tek ne, soditëset, që nëpërmjet lutjes të mund të kemi të vetmen gjë që është e nevojshme: Zotin dhe Shpirtin e tij të Shenjtë.

Ndjejmë që çdo vepër e mirë dëmtohet dhe shuhet nga padrejtësia, sidomos kur shikojmë fytyrën e të varfërve që vijnë të na takojnë, në tiparet e tyrë të thyera dhe nga buzëqeshja e tyre e pafuqishme. Njdejmë që prania jonë këtu mund të jetë “tharmi”, i aftë për të bashkëndarë vlera dhe virtyte, që vetë Shën Kjara mori nga Ungjilli, bashkimi shpirtërorë dhe varfëria e tejskajshme, si fryt i një zemre që është e bashkuar në Krishtin e gjallë, dhe sidomos t’u përgjigjemi aryre të rinjëve që konsullohen me ne për të ditur kuptimin e jetës.

Bashkësia jonë e vogël ndër-etnike (motra italiane dhe shqipëtare sëbashku) ngren shumë pyetje, sepse paraqitet si një mundësi e bukur uniteti dhe bashkimi në mesin e një toke në të cilën shprehen shumë ndjesi të ndryshme. Nuk jemi pjesë të çfarëdoshme të popujve të bashkuara bashkë rastësisht: jemi një familje që dëshiron të bashkojë ndryshimet duke vendosur në qendër të zemrës Ungjillin.

Jemi një familje e cila dësiron të jetë vendi i pranisë së Zotit, si një rezultat i jetës së varfër dhe vëllazëror në bashkësi.

Që nga ditët e para të kaluara në këtë monastir, kemi përjetuar “hirin e vëndit”: ecim dhe jetojmë mbi një tokë të lagur nga gjaku i Martirëve. Kuptojmë që nëpërmjet rrugëve të mistershme Provania Hyjnore na ka udhëzuar këtu, për të mbushur me kuptim të ri një shenjtore të vuajtjeve njerëzore, dhe të jemi kujdestare lutëse të kujtesës, në mënyrë që gjithçka të jetë e “përmbledhur në Krishtin”

Exit mobile version