Kryefaqja
  • KRYEFAQJA
  •  ARQIPESHKVI
    • Shënime Biografike
    • Familja Ipeshkvnore dhe Pasardhësia Apostolike
    •  Vizita Baritore
      • Vizita 2002
      • Takim me Njerezit e Kultures
      • Letër Baritore Programore 2006
    •  Letra
      •  Letra Baritore
        • Leter Baritore 1999
        • Leter Baritore 2001
        • Leter Baritore 2002
        • Leter Baritore 2006
        • Letër baritore 2018
      •  Letra te Ndryshme
        • Leter drejtuar Atit te Shenjte Benedikti XVI nga Arqipeshkëvi Angelo Massafra OFM
        • Letra Giubileo
        • Thirrje per dite lutjeje
    •  Fjalime
      • Fjalimi i perurimit te Statujes ne Shkoder
      • Tolerance ne bashkesi
      • Mëshira Ndaj Vetvetes
      • Përurimi i Përkujtimores së Martirëve
      • Përshendetja drejtuar Asamblesë së Kshel
      • Dita Dioqezane e Rinise 2015
      • Dita Dioqezane e Rinise 2016
      • Fjalimi 31 Janar 2016
      • Tërheqja shpirtërore - nëntor 2016
      • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
      • Dita rinore dioqezane - 8 prill 2017
      • Fjala Përshëndetëse E Imzot Angelo Massafra - Teatri Migjeni, 08.01.2018
      • Përshëndetja në fillim të Meshës në Shenjtërore (26 prill)
      • Fjalimi i Arqipeshkvit me rastin e dekorimit me titull “Nënë Tereza” nga Presidenti
      • SINODI I TË RINJVE: JA ÇFARË THOTË DOKUMENTI PËRFUNDIMTAR
      • NDËRHYRJE E IMZOT MASSAFRA NË TAKIMIN NDËRFETAR 11/12/ 2018
      • Teatri Migjeni, 08.01.2019
      • MESAZH PËR DITËN BOTËRORE TË RINISË - 13 prill 2019
      • MESAZH PËR PASHKËN 2019
    •  Konferenca Për Shtyp
      • Konferencë për shtyp për çështjen e kishës
      • Krishti, pashka jone, u ngjall
      •  Mesazhe për Krishtlindje
        • Krishtlindje 2008
        • Krishtlindje 2009
        • Krishtlindje 2010
        •  Krishtlindje 2011
          • Mesazh per krishtlindje 2011
          • Urime per Krishtlindjen 2011
        •  Krishtlindje 2012
          • Mesazh për Krishtlindjen 2012
          • Urimi për Krishtlindjen 2012
        • Krishtlindje 2013
        • Krishtlindje 2014
        • Krishtlindje 2015
        •  Krishtlindje 2017
          • Gezuar Krishtlindjen 2017
          • Mesazhi i ipeshkëvinjëve katolikë për krishtlindje 2017
        • Mesazhi për të Kremten E Krishtlindjes 2018
      •  Mesazhe Për Pashkë
        •  Pashkë 2008
          • Mesazh Mediatik
        •  Pashkë 2009
          • Krishti vertet është ngjallur
        •  Pashkë 2010
          • Urimi 2010
        •  Pashkë 2011
          • Urimi 2011
        •  Pashkë 2012
          • Urimi 2012
        • Pashkë 2013
        • Pashkë 2014
        • Pashkë 2015
        • Pashkë 2016
        •  Pashkë 2018
          • Krishti u ringjall, aleluja!
      •  Mesazhe për vit të ri
        •  Viti i ri 2017
          • Urimi per vitin e ri 2017
    •  Homeli
      •  Homelia per meshen e bekimit te vajrave
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2008
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2009
        • ME RASTIN E MESHËS KRIZMALE 2019
      • Homelia për 23 nentor 2013
      •  Homelia për mbylljen e viteve
        • Homelia për mbylljen e kohës jubilare
      • Homelia - 27/03/2015 - Katedralja e Shkodres
      • Homelia 19 qershor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia 15 nentor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia për diten e shenjtërimit të klerit
      • Homelia 13 dhjetor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Omelia 26 Settembre 2015 Cattedrale in Tirana Mons. Angelo Massafra
      • Homelia per Enjten e Madhe 2017
      • Homelia në shugurimin ipeshkvor të dom Simon Kullit
      • Homeli 4 nentor 2017 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia - Lezhë, 17/01/2018
      • Sh. Marku Ungjilltar (25 prill) – Homelia
      • 26 prill - Maria, Nëna e Këshillit të Mirë - (Imzot Angelo Massafra)
      • Homelia në përkujtomin liturgjik të Martirëve - 5 nentor 2018
      • Në përvjetorin e Kushtimit të Katedrales më 12.01.2019
      • Homelia – 23 mars 2019
      • HOMELIA PER 45 VJETORIN MESHTARAK Mons. ANGELO MASSAFRA ofm
      • Fillimi i Muajit Misionar - Tetor 2019
      • FESTA E ZOJES SE SHKODRES - 21/10/2019
      • PËRKUJTIMI LITURGJIK I TË LUMËVE MARTIRË TË SHQIPËRISË - 5 nëntor 2019
    •  Katekeza
      •  Katekeza kreshmore 2008
        • Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale
        • Nevoja e nje projekti: Ungjillizimi, bashkesi dhe mision
      •  Katekeza kreshmore 2010
        • Globalizmi ekonomik ne encikliken caritas in veritate
        • Zhvillimi i popujve: Një çështje që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat
        • Zhvillimi i popujve dhe familja njerëzore
        • Vazhdimësia mes dy enciklikave
      •  Katekeza kreshmore 2015
        • Katekeza e parë me të rinjtë ikona e trinisë se shenjtë
        • Katekeza e dytë e të rinjëve: Ikona e të kryqëzuarit të S. Damianit.
        • Katekeza e tretë e të rinjve ikona e Theotokos Eleusa
        • Katekeza e katërt e të rinjëve ikona e Gjon Pagëzuesit
      • Katekeza për të rinjtë 2016
      • Katekeza e parë për të rinjtë 20 mars 2019
      • Katekeza e 27 marsit 2019
      • Katekeza 3 prill 2019
    • Intervista
    •  Veprimtari
      • Dekret për vajtorët
  •  KURIA
    • Zyrtare të kuries
    • Kolegji i këshilltarëve
    • Këshilli presbiteral dhe baritor
    • Zyra dioqezane
    • Statuti i këshillit presbiterial dioqezan
  •  ARQIPESHKVIA
    • Profili historik i dioqezës
    • Lista e ipeshkijve
    • Kleri dioqezan
    •  Zonat baritore: Famulli e rektorate
      • Zona Baritore “Shkodër-qytet”
      • Zona Baritore “Jug-Perëndim”
      • Zona Baritore “Veri-Lindje”
      • Zona Baritore “Jug-Lindje”
    • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
    • Kishat e vjetra
    •  Fshati i paqes
      • Historiku i fshatit te paqes
      •  Aktivitete nder vite
        •  Konferenca ndërkombëtare a paqes
          • Konferenca e parë 21 - 25 Shtator 2001
          • Konferenca e pare 21 – 25 shtator 2001 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 in komunikate
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 komunikate-konf. II paqes
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - Si Nënë Tereza me e për më të varfërit, në mes të varfërve
        • Kuvendi i pajtimit
        •  Mozaiku i paqes
          • Mozaiku i paqes 2003
          • Mozaik i paqes 2004
        • Takim i presidentëve të konferencave ipeshvnore
        • Aktivitete kombëtare me të rinjtë për paqen
      • Ndertuesit e paqes
      • Java a pajtimit
      • Falenderime per donatoret
    • Muzeu dioqezan
    •  Jeta e kushtuar
      • Urdhra e kongregata mashkullore
      • Kongregata femerore
    • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
    •  Veprimtari
      • Asambleja Dioqezane 2009
      • Asambleja e VII dioqezane
      • Përshëndetja dhe fillimi i Asamblesë (8 shtator 2012)
      • Asamblea e VIII Dioqezane më 7 shtator 2013
      • Asambleja e IX Dioqezane “Me Mëshirë Në Mision” 10 Tetor 2014
      • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
      • DEKLARATE
      • Kalendari i takimeve vjetore të arkidioqezës Shkodër-Pult
      • Takim për të gjithë katekistët, mbi temën e shpalljes në katekeze
      • Lutja për fillimin e Muajit Misionar - Tetor 2019
      • NËNTËDITËSHJA NË NDER TË TË LUMËVE MARTIRË TË SHQIPËRISË
    •  Shtypi dioqezan
      • Kumbona e së dielës
      • Fjala e paqes
      • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2017
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2018
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2019
  • SOCIALE
  •  KISH
    • Circolare Eleziani Locali Adminnistrattive 2015
    • Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
    • Letra baritore per 100 vjetorin e pavarësisë
    • Lufta kunder krimit. Deklarate
    • Martesa mes personave me te njejte gjini
    • Letër për kohën e Ardhjes dhe për “Vizita ad Limina” - Dhjetor 2016
    • Fjalimi i Presidentit, SH.T.Z. Ilir META, me rastin e akordimit të Dekoratës “Nënë Tereza” Imzot Angelo Massafrës
    • Deklaratë e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë për situatën aktuale në vendin tonë
  •  MARTIRET E KOMUNIZMIT
    • Te gjithe martiret...
    • Dom Anton Muzaj
    • Dom Alfons Tracki
    • Dom Anton Zogaj
    • Atë Bernardin Palaj O.F.M.
    • Atë Danjel Dajani S.I.
    • Dom Dedë Maçaj
    • Dom Dedë Malaj
    • Dom Dedë Plani
    • Atë Çiprijan Nikaj O.F.M.
    • Dom Ejëll Deda
    • Imzot Frano Gjini
    • Fran Mirakaj
    • Atë Gaspër Suma O.F.M
    • Atë Giovanni Fausti S.I.
    • Gjelosh Lulashi
    • Dom Gjon Gazulli
    • Atë Gjon Shllaku O.F.M.
    • Vëlla Gjon Pantalija S.I.
    • Dom Jak Bushati
    • Dom Josef Marksen
    • Atë Josif Papamihali
    • Mons. Jul Bonati
    • Atë Karl Serreqi O.F.M.
    • Dom Lazër Shantoja
    • Dom Lekë Sirdani
    • Ate Luigj Paliq
    • Dom Luigj Prendushi
    • Dom Marin Shkurti
    • Dom Mark Gjani
    • Mark Çuni
    • Atë Mati Prendushi O.F.M.
    • Dom Mikel Beltoja
    • Marije Tuci
    • Dom Ndoc Suma
    • Dom Ndre Zadeja
    • Dom Pjetër Çuni
    • Qerim Sadiku
    • Atë Serafin Koda O.F.M.
    • Dom Shtjefën Kurti
    • Imzot Vinçens Prennushi O.F.M.
    • Udha e Kryqit ne gjurmet e martireve te komunizmit (1946-1990)
  • LINKS
  • KONTAKTE
  • GALERIA
  • LAJME
  1. Arqipeshkvi
  2. Konferenca Për Shtyp
  3. Mesazhe Për Pashkë
  4. Pashkë 2011
  5. Urimi 2011
Urimi i Imzotit Angelo Massafra me rastin e Pashkes 2011

Shumë të dashur vëllezër e motra në Zotin,

edhe një herë Kisha bën të jehojë lajmi i Pashkëve “Krishti Zot u ngjall!”. Është i njëjti lajm i Pashkëve të para të krishtera, pra, një lajm aq i hershëm e megjithatë gjithnjë e ri, sepse edhe për ne sot ka të njëjtën domethënie si atëherë: me ngjalljen e Krishtit, në historinë e njerëzimit dhe në çdo zemër njerëzore ka hyrë një risi e vetme dhe e pakapërcyeshme. “Krishti Zot u ngjall” është shpallja e gëzimit më të madh që është bërë ndonjëherë në historinë e munduar të botës: një njeri, Jezusi i Nazaretit, njeri i vërtetë sikurse ne, i vdekur i kryqëzuar, tani është i gjallë, nuk mund të vdesë më dhe është i pranishëm mes nesh. Një tjetër risi kaq e vetme dhe e veçantë si kjo nuk ekziston në të gjithë historinë: prandaj Jezusi i ngjallur dhe i gjallë është parimi absolut i shëlbimit dhe i risisë së jetës për këdo që i besohet atij në fe.

Ky lajm i ka arritur secilit prej nesh. Nuk e kemi të mundur ta marrim me të vërtetë, ta mbajmë në vetvete dhe të mos ua japim edhe të tjerëve. Ky lajm na bën lajmëtarë, dëshmitarë e misionarë: me fjalët dhe me veprat e një jete në përputhje me dhuratën e shëlbimit dhe të jetës së re që Jezusi i ngjallur, me derdhjen e Shpirtit të vet, ngjall në ata që besojnë. Vetëm kështu Pashkët e Krishtit bëhen edhe Pashkët e të krishterit, Pashkët tona.

Të mos e harrojmë fjalën e Krishtit: “Mos u trembni – unë e munda botën” (Gjn 16,33).

Pra, le ta dëshmojmë fenë tonë: vetëm në Krishtin e ngjallur e të gjallë gjendet shëlbimi, liria, drejtësia, solidariteti, dashuria, gëzimi, përtej çdo mundësie njerëzore.

Ka nevojë për ajër të ri në ndërgjegjen e njeriut, tepër shpesh të shkëputur prej burimit të vet hyjnor, dhe të humbur në shtigjet me dredha të një subjektivizmi egoist dhe mendjemadh. Papa Benedikti XVI do të thoshte: “Nuk e gjejmë jetën duke e përvetësuar, por duke e dhuruar atë. Dashuri do të thotë të dhurosh vetveten, dhe prandaj është rruga e jetës së vërtetë e simbolizuar prej Kryqit”.

Ngjallja do të thotë guxim i faljes, për t’i varrosur fyerjet e vërteta apo të hamendësuara, për të shëruar plagët dhe për të liruar dashurinë e dëmtuar prej interesit apo prej dyshimeve. Prej ngjalljes mund të vijë “një fllad ajri të ri” në fushën e marrëdhënieve njerëzore, për të përtërirë mirëkuptimin, aty ku fryn era e inatit dhe e urrejtjes; për të sjellë paqen aty ku ka armiqësi; për të kthyer respektin aty ku ka poshtërim; për të rifituar ndjenjën e kufizimit, aty ku duket se fiton stërfuqia e unit.

Shumë të dashur! Prej njëzet shekujsh Kisha është në ecje për t’ua shpallur të gjithëve këtë lajm tronditës. Prej njëzet shekujsh nuk i druan përndjekjet, vështirësitë, mundimet për të komunikuar sekretin e jetës, perlën e çmueshme, arsyen e gëzimit të vet të papërmbajtur: Jezusi, Zotëria i jetës kishte vdekur, por tani, i gjallë, ngadhënjen!

Guri i rëndë i zhvendosur nuk ka hapur vetëm varrin e Krishtit, por ka hapur tej më tej edhe dyert e jetës së pasosur. Shtegu i Qiellit është Krishti që është bërë dera e deleve, dhe atë shteg askush nuk mund ta mbyllë më, as vdekja.

Përtej gurit të zhvendosur, përtej varrit të zbrazët, përtej territ, jemi të gjithë të ftuar të shohim dritën e të Ringjallurit, që na thërret përsëri në jetë të re, që që na rindërton jetën, që na hap ndaj shpresës. Është ditë gëzimi sepse nuk është më koha të ngurrojmë, të lëkundemi, të rrimë në plogështi. Ftesa është e qartë dhe e fortë, e vendosur dhe vendimtare njëkohësisht: nuk mund të kërkohet më Jeta në shtigjet e vdekjes, sepse nuk mund të kërkohet më mes të vdekurve ai që është Autori i Jetës, i Gjalli. Ai jeton! Kjo na mjafton! Sepse nëse ai jeton asgjë nuk mund të na mungojë, asgjë nuk mund të dështojë, asgjë nuk mund ta mposhtë më forcën e Jetës së re që Hyji ka dashur të na japë.

Shumë të dashur, prej këtyre fjalëve të mia e keni kuptuar dashurinë dhe kuptimin e urimit tim të Pashkëve. Duke ju uruar ju dhe Dioqezës “Gëzuar Pashkët!”, ju uroj gëzimin e të Ringjallurit, një gëzim personal dhe vëllazëror njëkohësisht, intim dhe të bashkëndarë, të thellë e solidar me ata që gjenden në nevojë e në vuajtje. Si të mos mendojmë për shumë vëllezër e motra, për shumë familje që mezi e kanë bukën e gojës? Për shumë të sëmurë që nuk kanë para për t’u kuruar? Për shumë të rinj që nuk mund t’i fillojnë studimet universitare për mungesë mundësish ekonomike? Krishti i ngjallur bëftë që prej zemrës sonë të shpërthejë një solidaritet pa kufij!

I bëj të miat fjalët e Papës Pali VI: “I dobët është zëri ynë, por i bën jehonë atij të shekujve. O ju të gjithë që na dëgjoni: gëzimi ynë është më i madhi ndër të gjithë!”.

Gëzuar! Krishti u ngjall: aleluja                 

                                                               Arqipeshkvi Jua

  • Radio Vatikani
  • Radio Maria
  • Lumturimi i martireve
Me teper 

DIOQEZA

  • Katedralja Katolike Shkoder
  • Adresa: Sheshi "Gjon Pali II", Shkoder Albania
  • Nr telefonit: 00355 22242744
  • Email: [email protected]
  • Info te tjera: Ne kete adrese ndodhet Katedralja Katolike Shkoder

  • Instituti katekistik dioqezan
  • Adresa: Rruga Dom Bosko, 13 - Shkodër
  • Nr telefonit: (022) 43353 - (022) 42118
  • Info te tjera: Drejtor: Dom  Bledar Huba SDB; Motër Vera Lleshi; Motër Miki (Saleziane)

  • KOMISIONI DREJTËSI DHE PAQE
  • Nr telefonit: 00355682022464
  • Info te tjera: Person kontakti: Dom Ardian Arra

TE FUNDIT

  • Në përvjetorin e parë te Luminit të Martirëve tanë
  • Homelia per Enjten e Madhe 2017
  • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
  • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
  • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
  • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
  • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
  • Zonat baritore: Famulli e rektorate
  • Kumbona e së dielës
  • Links

POSTIME

  • ...

    Plani i përgjithshëm i Fshatit të Paqes

  • ...

    Profili historik i dioqezës

  • ...

    Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale

  • ...

    Shenjtorja e zojes se Shkodres

  • ...

    Zyra dioqezane

  • ...

    Letra Baritore nder vite

VENDODHJA





 Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës, dhe, ja, ti, o Zot,i njeh të gjitha! Psalmi 139:4 

 Kontakto Webmaster

© Copyright 2019 - Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult