Kryefaqja
  • KRYEFAQJA
  •  ARQIPESHKVI
    • Shënime Biografike
    • Familja Ipeshkvnore dhe Pasardhësia Apostolike
    •  Vizita Baritore
      • Vizita 2002
      • Takim me Njerezit e Kultures
      • Letër Baritore Programore 2006
    •  Letra
      •  Letra Baritore
        • Leter Baritore 1999
        • Leter Baritore 2001
        • Leter Baritore 2002
        • Leter Baritore 2006
        • Letër baritore 2018
      •  Letra te Ndryshme
        • Leter drejtuar Atit te Shenjte Benedikti XVI nga Arqipeshkëvi Angelo Massafra OFM
        • Letra Giubileo
    •  Fjalime
      • Fjalimi i perurimit te Statujes ne Shkoder
      • Tolerance ne bashkesi
      • Mëshira Ndaj Vetvetes
      • Përurimi i Përkujtimores së Martirëve
      • Përshendetja drejtuar Asamblesë së Kshel
      • Dita Dioqezane e Rinise 2015
      • Dita Dioqezane e Rinise 2016
      • Fjalimi 31 Janar 2016
      • Tërheqja shpirtërore - nëntor 2016
      • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
      • Dita rinore dioqezane - 8 prill 2017
      • Fjala Përshëndetëse E Imzot Angelo Massafra - Teatri Migjeni, 08.01.2018
      • Përshëndetja në fillim të Meshës në Shenjtërore (26 prill)
      • Fjalimi i Arqipeshkvit me rastin e dekorimit me titull “Nënë Tereza” nga Presidenti
      • SINODI I TË RINJVE: JA ÇFARË THOTË DOKUMENTI PËRFUNDIMTAR
      • NDËRHYRJE E IMZOT MASSAFRA NË TAKIMIN NDËRFETAR 11/12/ 2018
      • Teatri Migjeni, 08.01.2019
    •  Konferenca Për Shtyp
      • Konferencë për shtyp për çështjen e kishës
      • Krishti, pashka jone, u ngjall
      •  Mesazhe për Krishtlindje
        • Krishtlindje 2008
        • Krishtlindje 2009
        • Krishtlindje 2010
        •  Krishtlindje 2011
          • Mesazh per krishtlindje 2011
          • Urime per Krishtlindjen 2011
        •  Krishtlindje 2012
          • Mesazh për Krishtlindjen 2012
          • Urimi për Krishtlindjen 2012
        • Krishtlindje 2013
        • Krishtlindje 2014
        • Krishtlindje 2015
        •  Krishtlindje 2017
          • Gezuar Krishtlindjen 2017
          • Mesazhi i ipeshkëvinjëve katolikë për krishtlindje 2017
        • Mesazhi për të Kremten E Krishtlindjes 2018
      •  Mesazhe Për Pashkë
        •  Pashkë 2008
          • Mesazh Mediatik
        •  Pashkë 2009
          • Krishti vertet është ngjallur
        •  Pashkë 2010
          • Urimi 2010
        •  Pashkë 2011
          • Urimi 2011
        •  Pashkë 2012
          • Urimi 2012
        • Pashkë 2013
        • Pashkë 2014
        • Pashkë 2015
        • Pashkë 2016
        •  Pashkë 2018
          • Krishti u ringjall, aleluja!
      •  Mesazhe për vit të ri
        •  Viti i ri 2017
          • Urimi per vitin e ri 2017
    •  Homeli
      •  Homelia per meshen e bekimit te vajrave
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2008
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2009
      • Homelia për 23 nentor 2013
      •  Homelia për mbylljen e viteve
        • Homelia për mbylljen e kohës jubilare
      • Homelia - 27/03/2015 - Katedralja e Shkodres
      • Homelia 19 qershor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia 15 nentor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia për diten e shenjtërimit të klerit
      • Homelia 13 dhjetor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Omelia 26 Settembre 2015 Cattedrale in Tirana Mons. Angelo Massafra
      • Homelia per Enjten e Madhe 2017
      • Homelia në shugurimin ipeshkvor të dom Simon Kullit
      • Homeli 4 nentor 2017 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia - Lezhë, 17/01/2018
      • Sh. Marku Ungjilltar (25 prill) – Homelia
      • 26 prill - Maria, Nëna e Këshillit të Mirë - (Imzot Angelo Massafra)
      • Homelia në përkujtomin liturgjik të Martirëve - 5 nentor 2018
      • Në përvjetorin e Kushtimit të Katedrales më 12.01.2019
    •  Katekeza
      •  Katekeza kreshmore 2008
        • Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale
        • Nevoja e nje projekti: Ungjillizimi, bashkesi dhe mision
      •  Katekeza kreshmore 2010
        • Globalizmi ekonomik ne encikliken caritas in veritate
        • Zhvillimi i popujve: Një çështje që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat
        • Zhvillimi i popujve dhe familja njerëzore
        • Vazhdimësia mes dy enciklikave
      •  Katekeza kreshmore 2015
        • Katekeza e parë me të rinjtë ikona e trinisë se shenjtë
        • Katekeza e dytë e të rinjëve: Ikona e të kryqëzuarit të S. Damianit.
        • Katekeza e tretë e të rinjve ikona e Theotokos Eleusa
        • Katekeza e katërt e të rinjëve ikona e Gjon Pagëzuesit
      • Katekeza për të rinjtë 2016
    • Intervista
    •  Veprimtari
      • Dekret për vajtorët
  •  KURIA
    • Zyrtare të kuries
    • Kolegji i këshilltarëve
    • Këshilli presbiteral dhe baritor
    • Zyra dioqezane
    • Statuti i këshillit presbiterial dioqezan
  •  ARQIPESHKVIA
    • Profili historik i dioqezës
    • Lista e ipeshkijve
    • Kleri dioqezan
    •  Zonat baritore: Famulli e rektorate
      • Zona Baritore “Shkodër-qytet”
      • Zona Baritore “Jug-Perëndim”
      • Zona Baritore “Veri-Lindje”
      • Zona Baritore “Jug-Lindje”
    • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
    • Kishat e vjetra
    •  Fshati i paqes
      • Historiku i fshatit te paqes
      •  Aktivitete nder vite
        •  Konferenca ndërkombëtare a paqes
          • Konferenca e parë 21 - 25 Shtator 2001
          • Konferenca e pare 21 – 25 shtator 2001 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 in komunikate
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 komunikate-konf. II paqes
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - Si Nënë Tereza me e për më të varfërit, në mes të varfërve
        • Kuvendi i pajtimit
        •  Mozaiku i paqes
          • Mozaiku i paqes 2003
          • Mozaik i paqes 2004
        • Takim i presidentëve të konferencave ipeshvnore
        • Aktivitete kombëtare me të rinjtë për paqen
      • Ndertuesit e paqes
      • Java a pajtimit
      • Falenderime per donatoret
    • Muzeu dioqezan
    •  Jeta e kushtuar
      • Urdhra e kongregata mashkullore
      • Kongregata femerore
    • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
    •  Veprimtari
      • Asambleja Dioqezane 2009
      • Asambleja e VII dioqezane
      • Përshëndetja dhe fillimi i Asamblesë (8 shtator 2012)
      • Asamblea e VIII Dioqezane më 7 shtator 2013
      • Asambleja e IX Dioqezane “Me Mëshirë Në Mision” 10 Tetor 2014
      • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
      • DEKLARATE
      • Kalendari i takimeve vjetore të arkidioqezës Shkodër-Pult
      • Takim për të gjithë katekistët, mbi temën e shpalljes në katekeze
    •  Shtypi dioqezan
      • Kumbona e së dielës
      • Fjala e paqes
      • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2017
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2018
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2019
  • SOCIALE
  •  KISH
    • Circolare Eleziani Locali Adminnistrattive 2015
    • Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
    • Letra baritore per 100 vjetorin e pavarësisë
    • Lufta kunder krimit. Deklarate
    • Martesa mes personave me te njejte gjini
    • Letër për kohën e Ardhjes dhe për “Vizita ad Limina” - Dhjetor 2016
    • Fjalimi i Presidentit, SH.T.Z. Ilir META, me rastin e akordimit të Dekoratës “Nënë Tereza” Imzot Angelo Massafrës
  •  MARTIRET E KOMUNIZMIT
    • Te gjithe martiret...
    • Dom Anton Muzaj
    • Dom Alfons Tracki
    • Dom Anton Zogaj
    • Atë Bernardin Palaj O.F.M.
    • Atë Danjel Dajani S.I.
    • Dom Dedë Maçaj
    • Dom Dedë Malaj
    • Dom Dedë Plani
    • Atë Çiprijan Nikaj O.F.M.
    • Dom Ejëll Deda
    • Imzot Frano Gjini
    • Fran Mirakaj
    • Atë Gaspër Suma O.F.M
    • Atë Giovanni Fausti S.I.
    • Gjelosh Lulashi
    • Dom Gjon Gazulli
    • Atë Gjon Shllaku O.F.M.
    • Vëlla Gjon Pantalija S.I.
    • Dom Jak Bushati
    • Dom Josef Marksen
    • Atë Josif Papamihali
    • Mons. Jul Bonati
    • Atë Karl Serreqi O.F.M.
    • Dom Lazër Shantoja
    • Dom Lekë Sirdani
    • Ate Luigj Paliq
    • Dom Luigj Prendushi
    • Dom Marin Shkurti
    • Dom Mark Gjani
    • Mark Çuni
    • Atë Mati Prendushi O.F.M.
    • Dom Mikel Beltoja
    • Marije Tuci
    • Dom Ndoc Suma
    • Dom Ndre Zadeja
    • Dom Pjetër Çuni
    • Qerim Sadiku
    • Atë Serafin Koda O.F.M.
    • Dom Shtjefën Kurti
    • Imzot Vinçens Prennushi O.F.M.
    • Udha e Kryqit ne gjurmet e martireve te komunizmit (1946-1990)
  • LINKS
  • KONTAKTE
  • GALERIA
  • LAJME
  1. Arqipeshkvi
  2. Katekeza
  3. Katekeza kreshmore 2010
  4. Vazhdimësia mes dy enciklikave

Më 7 korrik 2009, pranë sallës së shtypit të Vatikanit i është paraqitur publikut Enciklika shoqërore e Papës Benedikti XVI, ku morën pjesë më shumë se 200 gazetarë. Një interes kaq i madh nuk ishte parë ndonjëherë. Edhe më shumë: në muajt e mëparshëm pronuncime të përsëritura të politikanëve dhe të ekonomistëve – sigurisht edhe për arsye të situatës dramatike ekonomike – kishin shprehur pritjen e ankthshme të një dokumenti kishtar, pothuajse duke e detyruar Papën që të merrte një pozicion sistematik.

     Më është propozuar ta flas për enciklikën Caritas in veritate në kontekstin e mendimit dhe të magjisterit të Benediktit XVI. Enciklika e tij e parë, Deus caritas est, mbi teologjinë e dashurisë, përmbante udhëzime mbi doktrinën shoqërore (nr. 26-29). Tani jemi përballë një teksti të kushtuar tërësisht kësaj lënde. Por bie në sy se koncepti qendror mbetet caritas i kuptuar si dashuri hyjnore e shfaqur në Krishtin. Ai është burimi frymëzues i të menduarit dhe i të vepruarit të të krishterit në botë. Në dritën e tij, e vërteta bëhet “dhuratë..., nuk prodhohet prej nesh, por gjithmonë gjendet ose, më mirë të themi, merret” (nr. 34). Nuk mund të kthehet në një dashamirësi të thjeshtë njerëzore apo në filantropi. Në ndërhyrjen time dëshiroj fillimisht të komentoj detyrën e doktrinës shoqërore brenda misionit të Kishës, dhe pastaj të prek një parim të vetin: qendërsinë e njeriut.

 

Një vështrim i shkurtër historik.

    Shkrimet e para doktrinore papnore në lidhje me një rirendim të shoqërisë, sikurse Rerum novarum (1891) dhe Quadragesimo anno (1931), iu drejtuan kryesisht legjislacionit të Shteteve. Për këtë arsye, në përgjithësi, për nxitjet e tyre, nuk përdorën argumentime tipike të botës kishtare dhe të krishterë. Përdorën kategoritë e mendimit të legjislatorëve shtetërorë dhe të ruajtësve të rendit publik, dhe u mbështetën në parimet e nxjerra prej të drejtës natyrore. Doktrina shoqërore e Kishës pra karakterizohet prej faktit se i përshkruan strukturat objektive të sistemit shoqëror kryesisht në bazë të filozofisë shoqërore. Në këtë horizont ajo trajton thelbin dhe sistemin e shoqërisë njerëzore si dhe normat e detyrat rregulluese që burojnë prej tij. Ndërsa inkuadrimi i tyre në Zbulimin dhe në dogma specifike të fesë mbetet diçka dytësore.

    Për arsye të revolucionit shoqëror (shek. XIX) dhe të pasojave fatkeqe të tij, qortimi i Kishës i kërkonte Shtetit me ngut një reagim për të rivendosur drejtësinë shoqërore dhe dinjitetin e personit në terme filozofike. Më vonë, me Pacem in terris, Gjoni XXIII merr më së shumti prej horizontit të fesë dhe flet për mëkatin dhe për kapërcimin e tij nëpërmjet veprës hyjnore të shëlbimit.

(Paqja ndërtohet mbi 4 shtyllat: E Verteta, Drejtesia, Dashuria e Liria)

    Koncili II i Vatikanit sjell një ndryshim në planin e kësaj paraqitjeje bazë, duke i vënë vazhdimisht në përballje doktrinën shoqërore me disa shprehje të pasurisë së Zbulimit: është dukshëm perspektiva e fesë ajo që hap para Etërve konciliarë thirrjen e tërësishme të njeriut. Ky hap në një horizont të ri të mendimit shprehet në mënyrë të të padyshimtë në formulimin e Kushtetutës Baritore Gaudium et Spes – Kisha në botën bashkëkohore.

     Gjon Pali II pastaj ka përfshirë konceptin e “strukturave të mëkatit” dhe e aplikon shëlbimin edhe në luftën kundër mjerimit njerëzor. Sollicitudo rei socialis e tij e integronte doktrinën shoqërore në teologjinë morale: “Prandaj, ajo i përket jo fushës së ideologjisë, por asaj të teologjisë, dhe sidomos të teologjisë morale” (nr. 41). Prej kësaj doktrina shoqërore lëviz qartazi në fushën e teologjisë. Parimet e doktrinës shoqërore nuk kanë mbetur pra thjesht filozofike, por e kanë zanafillën e tyre në Krishtin dhe në fjalën e tij. Në Deus caritas est, Benedikti XVI shkruan se feja e pastron arsyen dhe e ndihmon kështu që të krijojë një rend të drejtë në shoqëri; këtu vendoset doktrina shoqërore (krh. 28 a).

 

  1. Doktrina shoqërore në misionin e Kishës

 1.1.  Nuk është Kisha ajo që krijon një shoqëri të drejtë

    Kisha është themeluar prej Krishtit që të jetë sakrament shëlbimi për të gjithë popujt (Lumen gentium, 1). Misioni i saj specifik e shkëput nga një keqkuptim i shpeshtë: të shekullarizohet deri sa të bëhet një veprues politik. Kisha frymëzon, por nuk bën politikë. Duke iu kthyer enciklikës Populorum Progressio, enciklika e sotme pohon qartë: “Kisha nuk ka zgjidhje teknike për të ofruar dhe nuk pretendon aspak që të ndërhyjë në politikën e Shteteve” (nr. 9). Kisha nuk është një parti politike, as një aktor politicizues. Mjerë ai që e kufizon misionin e kishës në të qenit një lëvizje brenda botës presioni për të arritur rezultate politike. Vetë Kard. Ratzinger në vitet 80, si prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë, në përballjen me disa teologji të çlirimit, i është kundërvënë këtij keqkuptimi të mundshëm (Instructio e 6.8.1984).

 Kjo, nga ana e vet, do të thotë se doktrina shoqërore e Kishës nuk është një “rrugë e tretë”, pra një program politik për t’u realizuar që të arrihet në një shoqëri të përsosur, (shënim: rruga e parë: socializmi; rruga e dytë: kapitalizmi). Kush e mendon kështu rrezikon paradoksalisht që të përgatisë një teokraci, ku parimet e vlefshme në argumentin e fesë bëhen tout court parime për t’u zbatuar në jetën shoqërore, qoftë për atë që beson, qoftë për atë që nuk beson, duke përqafuar edhe dhunën. Përballë këtyre gabimeve, Kisha ruan, së bashku me lirinë fetare, edhe harmoninë e drejtë të rendit të krijuar, sikurse ka siguruar edhe Koncili II i Vatikanit.

 1.2.  Doktrina shoqërore e Kishës është një element i ungjillëzimit

     Në mënyrë pozitive, enciklika Caritas in veritate shpreh domethënien e doktrinës shoqërore të Kishës në disa pjesë, për shembull në nr. 15, kur bëhet fjalë për marrëdhënien mes ungjillëzimit dhe nxitjes njerëzore, duke nisur nga Populorum Progressio. Ndërsa deri tani theksi i doktrinës shoqërore ishte vendosur në veprimin për të nxitur drejtësinë, tani i afrohet në kuptimin e gjerë baritores: doktrina shoqërore është element i afirmuar i ungjillëzimit. Pra kumtimi i Krishtit të vdekur e të ngjallur që Kisha shpall përgjatë shekujve ka një aktualizim të vetin edhe në lidhje me jetën shoqërore. Ky pohim përmban dy aspekte.

    Nuk mund ta lexojmë doktrinën shoqërore jashtë kontekstit të ungjillit dhe të kumtimit të tij. Doktrina shoqërore, sikurse tregon enciklika, lind dhe interpretohet në dritën e zbulimit.

    Nga ana tjetër, doktrina shoqërore nuk identifikohet me ungjillëzimin, por është një element i tij. Ungjilli i përket jetës së njeriut edhe në marrëdhëniet shoqërore dhe në institucionet që lindin prej këtyre marrëdhënieve, por njeriu nuk mund të kufizohet vetëm në jetën e tij shoqërore. Ky mendim është përsëritur me forcë nga Gjon Pali II në Redemptoris missio (nr. 11). Pra, doktrina shoqërore e Kishës nuk mund ta zëvendësojë gjithë veprën e kumtimit të Ungjillit në takimin person me person.

 1.3.  Doktrina shoqërore: jo pa zbulim

    Doktrina shoqërore pra lëviz duke u mbështetur në një argument të arritshëm për çdo arsye, dhe prandaj në themelin e të drejtës natyrore. Por e pranon varësinë e saj prej fesë.

    Enciklika e re e trajton më shprehimisht dhe më vendosmërisht gjithë këtë, duke u vënë në terrenin e dashurisë. Mëson se “dashuria është rruga kryesore e doktrinës shoqërore të Kishës” (nr. 2). Dashuria për të cilën flitet këtu është ajo “e marrë dhe e dhuruar” prej Hyjit (nr. 5).

   Dashuria e Hyjit Atë Krijues dhe e Birit shpërblyes, e derdhur në ne prej Shpirtit Shenjt e lejon jetesën shoqërore të njeriut në bazë të disa parimeve. Pohon për zhvillimin “qendërsinë... në dashuri” (nr. 19). Dija – shkruhet po ashtu – e aftë ta orientojë njeriun, “duhet të shoqërohet me ‘kripën’ e dashurisë” (nr. 30). Këto pohime të thjeshta na tregojnë disa implikime të rëndësishme. Nëse shkëputet nga përvoja e krishterë, doktrina shoqërore bëhet pikërisht ajo ideologji e cila Gjon Pali II mësonte se nuk ishte. Doktrina shoqërore e angazhon të krishterin në rend të parë që ta “mishërojë” fenë e vet. Sikurse shkruan enciklika: “Dashuria e shfaq gjithmonë edhe në marrëdhëniet njerëzore dashurinë e Hyjit, ajo i jep vlerë teologale dhe shëlbuese çdo angazhimi të drejtësisë në botë” (nr. 6). Pyetjes së formuluar shpesh: “Çfarë ndihmese i jep i krishteri ndërtimit të botës?”, i përgjigjet doktrina shoqërore e Kishës.

 

  1. Një trajtim antropocentrik

     Zemra e doktrinës shoqërore mbetet njeriu. Tashmë e kam përmendur se në një fazë të parë vëmendja e kësaj disipline ishte mjaft e orientuar në situatat problematike të shoqërisë: rregullarizimi i punës, mundësia për një pagesë të drejtë, përfaqësia e punëtorëve. Më vonë këto problematike janë përballuar në një nivel ndërkombëtar: çekuilibri mes të pasurve dhe të varfërve, zhvillimi, marrëdhëniet ndërkombëtare. Me theksimin teologjik shprehet më fort me Gjonin XXIII pyetja rreth ndikimit të gjithë kësaj te njeriu – jemi në një fazë të dytë në evolucionin e kësaj disipline. Gjon Pali II e ka përforcuar më tej këtë vetëdije duke e përqendruar në problemin antropologjik reflektimin shoqëror. Ky aspekt është shumë i pranishëm në dokumentin e sotëm: “Kapitali i parë që duhet mbikëqyrur dhe fuqizuar është njeriu, personi, në tërësishmërinë e tij” (nr. 25); “Çështja shoqërore është bërë rrënjësisht çështje antropologjike” (nr. 75). Përparimi, për të qenë vërtet i tillë, duhet ta bëjë njeriun të rritet në përplotësinë e vet: në tekst gjejmë referime në mjedisin, në tregun, në globalizimin, në çështjen etike, në jetën, në kulturën, pra në fushat e ndryshme në të cilat njeriu e zhvillon veprimtarinë e vet. Ky qëllim mbetet një trashëgimi e çmueshme e doktrinës shoqërore që prej fillimit të vet. Por më në thellësi, çështja antropologjike do të thotë se duhet t’i jepet përgjigje një pyetjeje qendrore: çfarë njeriu duam të nxisim? A mund ta konsiderojmë zhvillim të vërtetë një zhvillim që e mbyll njeriun në një horizont brendatokësor, i bërë vetëm prej mirëqenies materiale, dhe që nuk varet prej çështjes së vlerave, së të pafundmes në të cilën njeriu është i thirrur? A mundet një qytetërim të mbijetojë pa referimet bazë, pa vështrimin nga amshimi, duke ia mohuar njeriut një përgjigje ndaj pyetjeve të tij më të thella? A mund të ketë zhvillim të vërtetë pa Hyjin?

    Në logjikën e kësaj enciklike shfaqet pra me forcë një kalim i mëtejshëm, ndoshta një fazë e tretë e reflektimit të doktrinës shoqërore. Nuk është e rastit që dashuria është vënë si pikë lidhjeje: pra dashuria hyjnore të cilës i përgjigjet si akt njerëzor një virtyt teologal, thashë në fillim. Atëherë njeriu nuk paraqitet vetëm si objektiv i një procesi, por si subjekti i këtij procesi. Njeriu që e ka njohur Krishtin bëhet aktor i ndryshimit që doktrina shoqërore të mos mbetet një letër e vdekur. Benedikti XVI shkruan: “Zhvillimi është i pamundur pa njerëz të drejtë, pa veprues ekonomikë dhe politikanë që e jetojnë fort në ndërgjegjet e tyre thirrjen në të mirën e përbashkët” (nr. 71). Këtu jemi në vazhdimësi të drejtpërdrejtë me enciklikën Deus caritas est, që, në pjesën e saj të dytë, ka konsideruar karakteristikat e atyre që veprojnë në organizmat bamirës. Dhe vështrimi zgjerohet te bota e jetës publike, në të cilën asistojmë shpesh, në veri dhe në jug, në dukuri të njohura për të gjithë, dhe që e pengojnë rritjen e një populli: korrupsioni dhe paligjësia (krh. nr. 22), etja për pushtet (krh. DCE 28). “Mëkati origjinal”, sikurse kujton teksti ynë në nr. 34, e pengon në shumë vende ndërtimin e shoqërisë. Edhe te ata që e udhëheqin atë. Çështja shoqërore nuk mund të përballohet pa iu referuar çështjes etike. Enciklika i referohet njeriut të ri në kuptimin biblik (nr. 12). Nuk ka shoqëri të re pa njerëz të rinj. Doktrina shoqërore nuk mbetet letër apo ideologji vetëm nëse ka të krishterë të gatshëm ta jetojnë atë në dashuri, me ndihmën e Hyjit. Pret përnjëmendësi nga ana e të gjithë aktorëve. Formulon pa përdredhime fjalësh: “Larg Hyjit, njeriu është i paqetë dhe i sëmurë” (nr. 76). Është shumë domethënëse që numri i fundit i enciklikës (79) i kushtohet lutjes dhe nevojës për kthim: Hyji e përtërin zemrën e njeriut në mënyrë që ky të mund të përkushtohet për të jetuar në dashuri dhe në drejtësi. Prandaj të krishterët nuk rrinë thjesht në dritare për të vështruar apo për të protestuar, të infektuar prej kulturës moderne të denoncimit, por e lënë veten të kthehen për të ndërtuar, në Hyjin, një kulturë të re. Kjo vlen edhe për anëtarët e Kishës, individë apo të asocuar.

 

  1. Përparimi

    Dua të përfundoj me një konsiderim në lidhje me konceptin e përparimit. Pali VI – e kujton edhe kjo enciklikë – ka folur për të në formë të qartë (Populorum Progressio, 21). Mjerisht shpesh është menduar se rritja njerëzore është si e pavarur prej çështjes së fesë, kështu që nga njëra anë gjendet nxitja njerëzore, nga ana tjetër kumtimi i fesë si fusha të ndara. Por në Populorum progressio përparimi, i marrë në kuptimin e krishterë, kulminon në fenë dhe në dashurinë në Krishtin. Ky dokument, përveçse i njëson dy përmasat, përfshin edhe një element të mëtejshëm në konceptin e përparimit: shpresën (nr. 34).

    Sikurse theksonte Benedikti XVI në Spe salvi, shpresa nuk mund të jetë ajo e një përparimi që ndërton përgjithmonë një mbretëri të mirëqenies këtu në tokë (nr. 30), sepse nuk i bën hesapet me lirinë njerëzore (nr. 23-24): themeli i shpresës së krishterë është dhurata e Hyjit (nr. 31). Pra shpresa na ndihmon që të mos e mbyllim përparimin në ndërtimin e një mbretërie tokësore, por na hap ndaj dhuratës: në Hyjin gjen kurorëzimin dëshira e njeriut për të mirën. Gjithnjë në këtë relativitet Kisha formulon doktrinën e vet shoqërore dhe të krishterët gjejnë në të frymëzimin për angazhimin e tyre në këtë botë.

   Të nderuar, ju falenderoj per pjesemarrjen, falenderoj relatoret para meje, moderatorët; interesi për enciklikën Caritas in veritate është i madh. Nëse lexohet mirë teksti i Benediktit XVI, ai është një dritë për ne të krishterët si edhe për shoqërinë  tonë në Shkodër dhe në Shqipëri.

 

                                                                                              Imzot Angelo Massafra OFM

  • Radio Vatikani
  • Seminari Shqiptar
  • Radio Maria
  • Lumturimi i martireve
Me teper 

DIOQEZA

  • Katedralja Katolike Shkoder
  • Adresa: Sheshi "Gjon Pali II", Shkoder Albania
  • Nr telefonit: 00355 22242744
  • Email: [email protected]
  • Info te tjera: Ne kete adrese ndodhet Katedralja Katolike Shkoder

  • Instituti katekistik dioqezan
  • Adresa: Rruga Dom Bosko, 13 - Shkodër
  • Nr telefonit: (022) 43353 - (022) 42118
  • Info te tjera: Drejtor: Dom  Bledar Huba SDB; Motër Vera Lleshi; Motër Miki (Saleziane)

  • KOMISIONI DREJTËSI DHE PAQE
  • Nr telefonit: 00355682022464
  • Info te tjera: Person kontakti: Dom Ardian Arra

TE FUNDIT

  • Në përvjetorin e parë te Luminit të Martirëve tanë
  • Homelia per Enjten e Madhe 2017
  • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
  • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
  • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
  • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
  • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
  • Zonat baritore: Famulli e rektorate
  • Kumbona e së dielës
  • Links

POSTIME

  • ...

    Plani i përgjithshëm i Fshatit të Paqes

  • ...

    Profili historik i dioqezës

  • ...

    Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale

  • ...

    Shenjtorja e zojes se Shkodres

  • ...

    Zyra dioqezane

  • ...

    Letra Baritore nder vite

VENDODHJA





 Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës, dhe, ja, ti, o Zot,i njeh të gjitha! Psalmi 139:4 

 Kontakto Webmaster

© Copyright 2019 - Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult