Kryefaqja
  • KRYEFAQJA
  •  ARQIPESHKVI
    • Shënime Biografike
    • Familja Ipeshkvnore dhe Pasardhësia Apostolike
    •  Vizita Baritore
      • Vizita 2002
      • Takim me Njerezit e Kultures
      • Letër Baritore Programore 2006
    •  Letra
      •  Letra Baritore
        • Leter Baritore 1999
        • Leter Baritore 2001
        • Leter Baritore 2002
        • Leter Baritore 2006
        • Letër baritore 2018
      •  Letra te Ndryshme
        • Leter drejtuar Atit te Shenjte Benedikti XVI nga Arqipeshkëvi Angelo Massafra OFM
        • Letra Giubileo
    •  Fjalime
      • Fjalimi i perurimit te Statujes ne Shkoder
      • Tolerance ne bashkesi
      • Mëshira Ndaj Vetvetes
      • Përurimi i Përkujtimores së Martirëve
      • Përshendetja drejtuar Asamblesë së Kshel
      • Dita Dioqezane e Rinise 2015
      • Dita Dioqezane e Rinise 2016
      • Fjalimi 31 Janar 2016
      • Tërheqja shpirtërore - nëntor 2016
      • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
      • Dita rinore dioqezane - 8 prill 2017
      • Fjala Përshëndetëse E Imzot Angelo Massafra - Teatri Migjeni, 08.01.2018
      • Përshëndetja në fillim të Meshës në Shenjtërore (26 prill)
      • Fjalimi i Arqipeshkvit me rastin e dekorimit me titull “Nënë Tereza” nga Presidenti
      • SINODI I TË RINJVE: JA ÇFARË THOTË DOKUMENTI PËRFUNDIMTAR
      • NDËRHYRJE E IMZOT MASSAFRA NË TAKIMIN NDËRFETAR 11/12/ 2018
      • Teatri Migjeni, 08.01.2019
    •  Konferenca Për Shtyp
      • Konferencë për shtyp për çështjen e kishës
      • Krishti, pashka jone, u ngjall
      •  Mesazhe për Krishtlindje
        • Krishtlindje 2008
        • Krishtlindje 2009
        • Krishtlindje 2010
        •  Krishtlindje 2011
          • Mesazh per krishtlindje 2011
          • Urime per Krishtlindjen 2011
        •  Krishtlindje 2012
          • Mesazh për Krishtlindjen 2012
          • Urimi për Krishtlindjen 2012
        • Krishtlindje 2013
        • Krishtlindje 2014
        • Krishtlindje 2015
        •  Krishtlindje 2017
          • Gezuar Krishtlindjen 2017
          • Mesazhi i ipeshkëvinjëve katolikë për krishtlindje 2017
        • Mesazhi për të Kremten E Krishtlindjes 2018
      •  Mesazhe Për Pashkë
        •  Pashkë 2008
          • Mesazh Mediatik
        •  Pashkë 2009
          • Krishti vertet është ngjallur
        •  Pashkë 2010
          • Urimi 2010
        •  Pashkë 2011
          • Urimi 2011
        •  Pashkë 2012
          • Urimi 2012
        • Pashkë 2013
        • Pashkë 2014
        • Pashkë 2015
        • Pashkë 2016
        •  Pashkë 2018
          • Krishti u ringjall, aleluja!
      •  Mesazhe për vit të ri
        •  Viti i ri 2017
          • Urimi per vitin e ri 2017
    •  Homeli
      •  Homelia per meshen e bekimit te vajrave
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2008
        • Homelia per meshen e bekimit te vajrave 2009
      • Homelia për 23 nentor 2013
      •  Homelia për mbylljen e viteve
        • Homelia për mbylljen e kohës jubilare
      • Homelia - 27/03/2015 - Katedralja e Shkodres
      • Homelia 19 qershor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia 15 nentor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia për diten e shenjtërimit të klerit
      • Homelia 13 dhjetor 2015 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Omelia 26 Settembre 2015 Cattedrale in Tirana Mons. Angelo Massafra
      • Homelia per Enjten e Madhe 2017
      • Homelia në shugurimin ipeshkvor të dom Simon Kullit
      • Homeli 4 nentor 2017 - Imzot Angelo Massafra OFM
      • Homelia - Lezhë, 17/01/2018
      • Sh. Marku Ungjilltar (25 prill) – Homelia
      • 26 prill - Maria, Nëna e Këshillit të Mirë - (Imzot Angelo Massafra)
      • Homelia në përkujtomin liturgjik të Martirëve - 5 nentor 2018
      • Në përvjetorin e Kushtimit të Katedrales më 12.01.2019
    •  Katekeza
      •  Katekeza kreshmore 2008
        • Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale
        • Nevoja e nje projekti: Ungjillizimi, bashkesi dhe mision
      •  Katekeza kreshmore 2010
        • Globalizmi ekonomik ne encikliken caritas in veritate
        • Zhvillimi i popujve: Një çështje që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat
        • Zhvillimi i popujve dhe familja njerëzore
        • Vazhdimësia mes dy enciklikave
      •  Katekeza kreshmore 2015
        • Katekeza e parë me të rinjtë ikona e trinisë se shenjtë
        • Katekeza e dytë e të rinjëve: Ikona e të kryqëzuarit të S. Damianit.
        • Katekeza e tretë e të rinjve ikona e Theotokos Eleusa
        • Katekeza e katërt e të rinjëve ikona e Gjon Pagëzuesit
      • Katekeza për të rinjtë 2016
    • Intervista
    •  Veprimtari
      • Dekret për vajtorët
  •  KURIA
    • Zyrtare të kuries
    • Kolegji i këshilltarëve
    • Këshilli presbiteral dhe baritor
    • Zyra dioqezane
    • Statuti i këshillit presbiterial dioqezan
  •  ARQIPESHKVIA
    • Profili historik i dioqezës
    • Lista e ipeshkijve
    • Kleri dioqezan
    •  Zonat baritore: Famulli e rektorate
      • Zona Baritore “Shkodër-qytet”
      • Zona Baritore “Jug-Perëndim”
      • Zona Baritore “Veri-Lindje”
      • Zona Baritore “Jug-Lindje”
    • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
    • Kishat e vjetra
    •  Fshati i paqes
      • Historiku i fshatit te paqes
      •  Aktivitete nder vite
        •  Konferenca ndërkombëtare a paqes
          • Konferenca e parë 21 - 25 Shtator 2001
          • Konferenca e pare 21 – 25 shtator 2001 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 in komunikate
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 komunikate-konf. II paqes
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - (programi)
          • Konferenca e dytë 21 – 25 shtator 2003 - Si Nënë Tereza me e për më të varfërit, në mes të varfërve
        • Kuvendi i pajtimit
        •  Mozaiku i paqes
          • Mozaiku i paqes 2003
          • Mozaik i paqes 2004
        • Takim i presidentëve të konferencave ipeshvnore
        • Aktivitete kombëtare me të rinjtë për paqen
      • Ndertuesit e paqes
      • Java a pajtimit
      • Falenderime per donatoret
    • Muzeu dioqezan
    •  Jeta e kushtuar
      • Urdhra e kongregata mashkullore
      • Kongregata femerore
    • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
    •  Veprimtari
      • Asambleja Dioqezane 2009
      • Asambleja e VII dioqezane
      • Përshëndetja dhe fillimi i Asamblesë (8 shtator 2012)
      • Asamblea e VIII Dioqezane më 7 shtator 2013
      • Asambleja e IX Dioqezane “Me Mëshirë Në Mision” 10 Tetor 2014
      • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
      • DEKLARATE
      • Kalendari i takimeve vjetore të arkidioqezës Shkodër-Pult
      • Takim për të gjithë katekistët, mbi temën e shpalljes në katekeze
    •  Shtypi dioqezan
      • Kumbona e së dielës
      • Fjala e paqes
      • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2017
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2018
      • MESAZHI I ATIT TË SHENJTË PËR DITËN BOTËRORE TË PAQES 2019
  • SOCIALE
  •  KISH
    • Circolare Eleziani Locali Adminnistrattive 2015
    • Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
    • Letra baritore per 100 vjetorin e pavarësisë
    • Lufta kunder krimit. Deklarate
    • Martesa mes personave me te njejte gjini
    • Letër për kohën e Ardhjes dhe për “Vizita ad Limina” - Dhjetor 2016
    • Fjalimi i Presidentit, SH.T.Z. Ilir META, me rastin e akordimit të Dekoratës “Nënë Tereza” Imzot Angelo Massafrës
  •  MARTIRET E KOMUNIZMIT
    • Te gjithe martiret...
    • Dom Anton Muzaj
    • Dom Alfons Tracki
    • Dom Anton Zogaj
    • Atë Bernardin Palaj O.F.M.
    • Atë Danjel Dajani S.I.
    • Dom Dedë Maçaj
    • Dom Dedë Malaj
    • Dom Dedë Plani
    • Atë Çiprijan Nikaj O.F.M.
    • Dom Ejëll Deda
    • Imzot Frano Gjini
    • Fran Mirakaj
    • Atë Gaspër Suma O.F.M
    • Atë Giovanni Fausti S.I.
    • Gjelosh Lulashi
    • Dom Gjon Gazulli
    • Atë Gjon Shllaku O.F.M.
    • Vëlla Gjon Pantalija S.I.
    • Dom Jak Bushati
    • Dom Josef Marksen
    • Atë Josif Papamihali
    • Mons. Jul Bonati
    • Atë Karl Serreqi O.F.M.
    • Dom Lazër Shantoja
    • Dom Lekë Sirdani
    • Ate Luigj Paliq
    • Dom Luigj Prendushi
    • Dom Marin Shkurti
    • Dom Mark Gjani
    • Mark Çuni
    • Atë Mati Prendushi O.F.M.
    • Dom Mikel Beltoja
    • Marije Tuci
    • Dom Ndoc Suma
    • Dom Ndre Zadeja
    • Dom Pjetër Çuni
    • Qerim Sadiku
    • Atë Serafin Koda O.F.M.
    • Dom Shtjefën Kurti
    • Imzot Vinçens Prennushi O.F.M.
    • Udha e Kryqit ne gjurmet e martireve te komunizmit (1946-1990)
  • LINKS
  • KONTAKTE
  • GALERIA
  • LAJME
  1. Arqipeshkvi
  2. Fjalime
  3. Tolerance ne bashkesi
Tolerance ne bashkesi - Fjalim i Imzot Angelo Massafra në Universitetin e Shkodrës

TOLERANCA NË BASHKËSI
 
(Fjalim i Imzot Angelo Massafra-s në Universitetin e Shkodrës)
(26/02/2009)
 

 
     Shumë i nderuar Prof. Gasper Kokaj, (falenderoj pëzemërsisht juve dhe Rektorin për ftesën)
     Autoritete Akademike dhe Profesorë,
     të dashur studentë, ju, që të gjithë së bashku e bëni këtë vend tempull të kulturës.
     Përshendes e falenderoj Dom Gjovalin Sukaj,
    Të nderuar përfaqësues të feve dhe të institucioneve.
    Shumë të nderuar Zotërinj e Zonja që keni zgjedhur të jeni të pranishëm në këtë rast.
 
    Më lejoni t’jua hap zemrën në fillim të kësaj ngjarjeje që na bashkon në këtë Auditor të Madh. E kam dashur këtë takim, me rastin e vizitës baritore që – si Ipeshkëv – jam duke bërë në qytetin e Shkodrës, që të shfaq vlerësimin tim për punën kulturore e shkencore që kryhet në këtë institucion dhe që t’i ftoj të gjithë për një angazhim e seriozitet gjithnjë e më të madh, me qëllim që Shkodra jonë, “djepi i kulturës”, siç është përkufizuar, të mund të jetë gjithmonë në lartësinë e namit të saj të merituar. Pra, është një gëzim i madh për mua sot të jem së bashku me ju që të bashkëndaj reflektimet mbi një vlerë që na bashkon të gjithëve: ajo e tolerancës brenda bashkësisë. Kjo vlerë i gjen rrënjët e veta, nëse mund të guxoj ta përdor këtë koncept, brenda vetë njeriut. Por nuk mund ta vazhdoj fjalimin tim pa ju thënë se sot mua më trishton, dhe jam i sigurtë se i trishton të gjithë, mungesa e një njeriu plot fe dhe vlera njerëzore mes nesh: pikërisht në këtë Auditor, ku me siguri do të kishte pasur një ndër vendet e nderit. Imzot Zef Simoni ka ndërruar jetë disa ditë më parë. Por pasuria e tij njerëzore e kulturore nuk është larguar prej nesh dhe do të vazhdojë të jetë gjithmonë një nxitje për të mbrojtur e promovuar të Vërtetën e Hyjit dhe dinjitetin e njeriut. Gjej rastin ta faleminderoj përsëri Imzot Zefin, dhe jemi të sigurtë se nuk na ka braktisur, por do të vazhdojë të na ndjek nga qielli dhe t’i nxitë përpjekjet tona për të krijuar një qytetërim të drejtë e paqësor, të bazuar në dashurinë e vërtetë.
 
     Në fillim të ndërhyrjes sime, po sqaroj se çfarë kuptoj me termin ‘bashkësi’, që gjendet në titullin e kësaj konference. Bashkësia është vendi, natyrisht jo fizik, që i bashkon të gjithë ata që ndjekin një qëllim të përbashkët. Bashkësia njerëzore, të cilës i referohemi, përputhet kështu me gjithë njerëzimin, me të gjithë njerëzit që jetojnë në botën tonë. Siç thotë Koncili II i Vatikanit, për shembull në pjesë të ndryshme të dokumentit ‘Gaudium et spes’ (= ‘Gëzimi dhe shpresa’), jemi të gjithë anëtarë të një familjeje të vetme njerëzore. Sigurisht, ajo që do të them mund të përdoret për çdo grup shoqëror, politik, fetar, kulturor, që bashkohet për të ndjekur qëllime të përbashkëta të pjesshme. Vlen, për shembull, edhe për bashkëjetesën brenda qytetit tonë.
 
    Toleranca për të cilën flasim shprehet para së gjithash në respektimin e personit tjetër, kushdo qoftë ai, dhe për pozicionet e të tjerëve. Por, me qëllim që kjo të ndodhë realisht, toleranca kërkon në rend të parë të njihet e të respektohet natyra jonë dhe gjithçka që na përket. Nëse nuk e njoh vërtet vetveten, traditën time fetare dhe kulturore, thellësitë e shpirtit tim, aty ku zbuloj rrënjën e luftës mes së mirës dhe të keqes, si mundem edhe vetëm të dëshiroj ta njoh tjetrin në tërësinë e tij dhe ta respektoj atë? Për këtë arsye, respekti ndaj personave dhe bindjeve të tyre sjell si rrjedhojë të drejtën për një informim real dhe të gjerë, edhe të mendimit dhe të traditës së tjetrit. Nëse jemi realisht të gatshëm ta dëgjojmë tjetrin pa mbrojtje, pa paragjykime, por me empati dhe ndërkohë duke i kushtuar vëmendje vetvetes, është vërtet e mundur ta takojmë tjetrin dhe t’i përgjigjemi atij në mënyrë krijuese. Toleranca brenda bashkësisë nis prej aftësisë për t’u takuar dhe çdo takim është përnjëmend i tillë nëse mbështetet në bashkëndarjen e qëllimeve të ndërsjellta. Përballë tjetrit, jeta na vë shpesh para një udhëkryqi: dhunë apo mikpritje; dhunë apo dhembshuri; dhunë apo altruizëm? Duhet të zgjedhim dhe zgjedhja nuk është e lehtë, sepse dhimbja e urrejtja mund të na bëjnë të marrim drejtimin e gabuar, atë të dhunës. Vetëm gatishmëria ndaj dëgjimit mund të na bëjë ta shndërrojmë në mënyrë të dobishme dhimbjen e të marrim rrugën e rritjes në njerëzi nga ana e të gjithëve.
 
     Jam i bindur se toleranca në bashkësi nuk do të ishte e mundur pa një faktor tjetër të veçantë që e karakterizon dhe është themeli i saj: pranimi i ndryshueshmërisë. Çdo person, çdo kulturë, çdo fe është objektivisht e ndryshme nga të tjerat (përndryshe, as nuk do të ekzistonin, do të kishte vetëm një person, vetëm një kulturë, vetëm një fe...) dhe duhet, për shembul, t’i njohim mirë ndryshimet filozofiko-teologjike që ekzistojnë, përndryshe nuk do të mund të jemi as tolerantë as, aq më tepër, të arrijmë të dialogojmë me të tjerët për të ndërtuar një bashkësi dhe një bashkëjetesë më të mirë. Ndryshueshmëria është fakt. Por ne e jetojmë keq këtë realitet. Në të vërtetë, ndryshueshmëria është shpesh burim ankthesh dhe frikash, sepse në mënyrë të pavetëdijshme e ndiejmë si kërcënim ndaj identitetit tonë të fituar me aq mund. Madje, sot mund të flitet për “nevrozë” të identitetit, një dukuri shoqërore që sheh çdo kategori dhe çdo person të ngurrojë me sjellje nganjëherë narçiziste për të përcaktuar dhe ripërcaktuar kufijtë e vet, duke ngritur mure dhe duke vënë pastaj përreth tyre tela me gjëmba dhe pengesa të çdo loji, me iluzionin për të ndaluar hyrje e ndërhyrje që e turbullojnë “qetësinë” tashmë të arritur. Shpesh gruaja e sheh veten të detyruar të mbrohet nga burri, dhe anasjelltas; ai që është më i varfër nga ai që është më i pasur, ashtu si edhe ai që është më i pasur nga ai që është më i varfër; ai që i përket një bashkësie fetare nga ata që i përkasin një tjetre, dhe kështu me radhë.
 
     Kjo pikë pra lidhet me atë që thashë më parë, rreth nevojës për ta njohur identitetin tonë. Duhet ta pranojmë se problemi i identitetit ka pësuar një rënie duke e humbur përmasën antropologjike dhe kulturore, prandaj një person priret të thotë “unë”, ose “ne”, duke mos e përfillur kujtesën e popullit të cilit i përket ose, edhe më keq, duke i dhënë vetvetes merita që janë të atyre që i kanë paraprirë (“Ne kemi pasur letrarët më të mirë...”, “Prej nesh janë përfaqësuar spektaklet e para teatrale...”, “Të drejtat e njeriut janë arritja më e rëndësishme e qytetërimit tonë”, etj.). Vështirësia për ta njohur e për ta vlerësuar identitetin tonë bashkohet pra me nevojën për ta përforcuar në mënyrë arbitrare identitetin tonë kur jemi përballë ‘të ndryshmes’. Kështu, një person i tillë, kudo që të shkojë, e transporton botën e vet dhe u kërkon atyre që hyjnë në botën e tij, t’i përshtaten kësaj bote, duke iu nënshtruar rregullave të saj. Kështu ndodh me ata që, pasi kanë ardhur nga jashtë (“jashtë” mund të jetë një shtet tjetër, por edhe thjesht një fshat tjetër) duan t’ua imponojnë të gjithëve zakonet dhe doket me të cilat janë rritur. Por kështu ndodh edhe me ata që, duke e ndier veten të kërcënuar prej ndryshimit të tjetrit që arrin në qytetin e tij apo në fshatin e tij, e nënvleftëson dhe e mënjanon atë. Në pjesën më të madhe të rasteve, tjetri nuk është një kërcënim, por një pasuri. Sepse falë tij unë mund t’i zgjeroj horizontet e mia, të dal prej individualizmit tim dhe të pasurohem vërtet me bukuritë e të qenit person njerëzor të cilat nuk i kisha dhe që tjetri m’i paraqet dhe m’i dhuron.
 
     Ky reflektim mund të vazhdojë gjatë, por po ndalem vetëm në disa aspekte.
 
    Çfarë e shqetëson shoqërinë dhe pse njerëzit që u përkasin kategorive të ndryshme identifikohen si “të ndryshëm”? Mundemi thjesht të radhisim të gjitha situatat e ndryshimit: handikapati, i moshuari, i mituri, gruaja, burri, i huaji, zezaku, prostituta, i varfëri, analfabeti, punëtori, qytetari, malësori... për ta pyetur pastaj veten se cilat janë ndryshimet që i karakterizojnë dhe i pengojnë.Ndryshimi i parë, ndoshta kryesori, është se janë në pakicë. Me “pakicë” nuk kuptohet një koncept numerik (janë pak si numër...). “Pakica” janë ato kategori që megjithëse duke jetuar në një territor apo në një shtet nuk kanë pjesë në mundësinë për të vendosur realisht rregullat e bashkëjetesës, pikërisht sepse konsiderohen si të parëndësishëm dhe jodomethënës. Pra ata ndiejnë një vështirësi të madhe për t’u përfshirë në shoqëri, jetojnë në një grup të mbyllur që të mbrohen, ndihen të mënjanuar. Duke e zgjeruar këtë argument, gjë e pamundur duke pasur parasysh se koha po kalon dhe nuk mund të thuhet gjithçka, do të mund të kuptonim se si toleranca e vërtetë kërkon edhe pranimin e alternimit dhe zbatimin e tij në nivele të ndryshme.Pra, toleranca është e mundur vetëm nëse kemi guximin të edukojmë në vlerën e ndryshueshëmerisë. Miratimi i dallimit dhe nevoja e identitetit, udhëtimi brenda vetes dhe sytë nga fytyra e tjetrit, përvoja e vetmisë dhe përvojat e shërbimit e të takimit duhen jetuar jo sikur njëri prej këtyre të ketë përparësinë në krahasim me të tjerët, por së bashku. Një pasurim i vërtetë i identitetit na hap ndaj asaj që është e ndryshme nga ne;dhe një hapje e vërtetë ndaj të ndryshmes nga ne e pjek identitetin personal, i bën thirrje dhe i jep një domethënie të re. Rifitimi i identitetit bëhet pozitiv vetëm nëse kalon nëpërmjet fytyrës së tjetrit dhe të të ndryshmit nga ne, dhe prandaj nëpërmjet ndryshimit si vlerë, burim, e drejtë. Besoj se është e rëndësishme të kuptojmë se çdokush tjetër – edhe babai im apo nëna ime – është gjithmonë “i huaj” për mua, është gjithmonë “tjetër nga unë”! Besoj se do të duhet të shkojmë edhe përtej tolerancës. Sepse shpesh kjo kuptohet thjesht si durimi i tjetrit, sepse nuk mund ta eliminojmë. Për shembull, “do të të vrisja, por meqë nuk mund ta bej, të toleroj, të duroj”. Nevojtet pra që toleranca, pikërisht sepse duhet të jetë pranimi i pakushtëzuar i tjetrit, të plotësohet nga fryma e dialogut.Kardinali i Milanos, Sh.T. Dionigi Tettamanzi, na kujton se pranimi i ndryshueshmërisë na hap ndaj dialogut, i cili mbështetet në tolerancën, por është edhe një hap përpara saj. Sidoqoftë, dialogu nuk është aspak i lehtë. Në të vërtetë, duke iu referuar Romano Guardini-t, thekson se dialogu kërkon njohjen dhe respektimin e lirisë së tjetrit, pra të dinjitetit të tij si person. Dhe vazhdon duke thënë se “për të filluar dialogun duhet ta njohim lirinë e tjetrit, t’i lejojmë atij të jetë vetvetja, duke mos e bërë të jetë siç do të donim ne të ishte, sipas masës sonë, sipas shëmbëlltyrës dhe përngjasimit tonë. Kurse tjetri duhet të zbulohet gjithmonë në unicitetin dhe papërsëritshmërinë e tij, në shëmbëlltyrë e përngjasim të Hyjit, siç pohon feja e krishterë”. Por kjo është e vështirë, sepse “fytyra e tjetrit, si i ndryshëm nga unë, e turbullon brendësinë time, e prish sigurinë time, më imponohet si një prani që unë nuk mund ta drejtoj dhe duket edhe se ma heq edhe pushtetin tim dhe sundimin tim mbi vetveten”.Jemi të gjithë të ndryshëm, pasi ajo që në rrënjë na bashkon nuk është ajo që na homologon (pra, na bën të njëjtë, sikurse të kemi dalë nga një fabrikë robotësh), por ajo që na diferencon. Sigurisht, kemi të njëjtën natyrë, por kjo nuk do të thotë të kemi të njëjtat cilësi dhe të njëjtat tradita. Natyra është një, por asnjë njeri, popull apo kulturë nuk i jep asaj fund në mënyrë të plotë, sepse ajo shfaqet në mënyra të ndryshme. Vlerat që na bashkojnë janë burim i njësisë, por nuk na bëjnë të gjithë të njëjtë. Nuk është korrekte t’i shkelim ndryshimet, ose edhe vetëm t’i mospërfillim ato, gati sikur nuk kanë peshë në tolerancë dhe në kërkimin e një bashkëjetese paqësore e të drejtë. Kulturat e ndryshme e interpretojnë ndryshe realitetin. Sigurisht, ato vetë lidhen së bashku, në thellësi, në përvojën themelore të gjendjes njerëzore, rreth pyetjeve mbi lindjen dhe mbi vdekjen, mbi punën, sëmundjen, pabarazinë shoqërore, ruajtjen e planetit tonë. Në këtë çelës, dialogu mes kulturave shfaqet si një kërkesë e brendshme e vetë natyrës së njeriut dhe të kulturës; ai na bën të njohim pasurinë e ndryshimit duke i përgatitur shpirtërat për pranimin e ndërsjellë, në perspektivën e një bashkëpunimi të përnjëmendtë, që i përgjigjet thirrjes zanafillore të njësisë së tërë familjes njerëzore. Si i tillë, dialogu është mjet i shkëlqyer për të realizuar qytetërimin e dashurisë dhe të paqes që Papa Pali VI e tregonte si idealen prej të cilit duhet të frymëzohet jeta kulturore, shoqërore, politike dhe ekonomike e kohës sonë.
 
     T’i mbajmë parasysh largësitë dhe peshën e ndryshimeve është gjë e urtë dhe na shpie në një komunikim të vërtetë. Prandaj kujdes që të mos i nivelojmë ndryshimet, që të mos bëjmë sikur nuk ekzistojnë. Ta jetojmë ndryshimin ekskluzivisht si dhurim (‘të pranoj ashtu siç je dhe prandaj heq dorë prej identitetit tim të vërtetë’) është një zgjedhje e rrezikshme dhe devijuese. Në të vërtetë, nëse është e rëndësishme të jemi dhuratë për të tjerët, është po aq përcaktuese të vëmë kushtet në mënyrë që tjetri të jetë dhuratë për ne, në njohje të njerëzisë së tij dhe të kufizimit të tonës. Një shembull i kësaj pedagogjie është Jezusi në takimin me gruan siro-fenikase (në Mk 7, 24-30): qëndrimi i tij tronditës në realitet është respekt për ndryshueshmërinë që i ndan (ajo është pagane, e pasur, e huaj); dhe përfundimi në të cilin gjenden në faktin se Hyji është Hyji i të gjithëve, pranon atë që i bashkon në rrënjën e të jetuarit të tyre, por jo ajo që i bën të njëjtë. Jezusi nuk heq dorë (dhe as gruaja, me sa duket) prej marrëdhënies me atë Hyj që është Ati i Tij; nuk heq dorë prej fesë së tij.
 
     Të jemi të vetëdijshëm për këto nevoja na ndihmon të kuptojmë se toleranca është vetëdija se çfarëdo roli të kemi në shoqëri, të gjithë jemi të thirrur për bashkëpunim që të mund të jemi prani e dashur dhe inteligjente për njëri-tjetrin duke e respektuar ndryshueshmërinë. Në bazën e bashkëjetesës dhe të çdo dialogu mes personave duhet të jenë, sikurse thashë më parë, dëgjimi dhe njohja e ndërsjelltë.
 
     Po përfundoj duke i falënderuar të gjithë për vëmendjen dhe duke cituar shembullin e të Lumes Nënë Tereza e Kalkutës që – duke shkuar përtej edhe ndryshimeve kulturore – i ka jetuar marrëdhëniet ndërfetare me fakte, duke i shërbyer njeriut dhe çdo njeriu pa dallim: sepse çdo njeri është shëmbëlltyrë e Hyjit. Nënë Tereza ka thënë: “Unë do të isha e kënaqur nëse një budist është një budist i mirë, një hindu është një hindu i mirë, një i krishterë është një i krishterë i mirë, një mysliman është një mysliman i mirë”. Fjalët e saj dhe jeta e saj bëhen për ne shembulli se toleranca dhe dialogu janë vërtet të mundura.
 
    E mira na bashkoftë gjithmonë. Që të mund të kemi marrëdhënie më njerëzore dhe kur takohemi rrugës, ta shohim njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si vëllezër edhe pse me fe apo traditë kulturore ose bindje politike të ndryshme. Dhe në këtë mënyrë të gjithë, secili me specifiken e vet, do të mund të vëmë në shërbim të të mirës së njerëzimit aftësitë tona dhe ndryshueshmëritë tona.
 
                                         
                                                                                      Universiteti i Shkodrës, 26 Shkurt 2009

  • Radio Vatikani
  • Seminari Shqiptar
  • Radio Maria
  • Lumturimi i martireve
Me teper 

DIOQEZA

  • Katedralja Katolike Shkoder
  • Adresa: Sheshi "Gjon Pali II", Shkoder Albania
  • Nr telefonit: 00355 22242744
  • Email: [email protected]
  • Info te tjera: Ne kete adrese ndodhet Katedralja Katolike Shkoder

  • Instituti katekistik dioqezan
  • Adresa: Rruga Dom Bosko, 13 - Shkodër
  • Nr telefonit: (022) 43353 - (022) 42118
  • Info te tjera: Drejtor: Dom  Bledar Huba SDB; Motër Vera Lleshi; Motër Miki (Saleziane)

  • KOMISIONI DREJTËSI DHE PAQE
  • Nr telefonit: 00355682022464
  • Info te tjera: Person kontakti: Dom Ardian Arra

TE FUNDIT

  • Në përvjetorin e parë te Luminit të Martirëve tanë
  • Homelia per Enjten e Madhe 2017
  • Mesazhi i ipeshkvit per Krezhme - 2017
  • Mesazhi i atit të shenjtë për ditën botërore të paqes 2016
  • Laikati: Lëvizje dhe shoqata
  • Shenjtorja e Zojes se Shkodres
  • Përshëndetja e Arqipeshkvit – Asamblea e IX
  • Zonat baritore: Famulli e rektorate
  • Kumbona e së dielës
  • Links

POSTIME

  • ...

    Plani i përgjithshëm i Fshatit të Paqes

  • ...

    Profili historik i dioqezës

  • ...

    Kisha e pergjithshme dhe kisha lokale

  • ...

    Shenjtorja e zojes se Shkodres

  • ...

    Zyra dioqezane

  • ...

    Letra Baritore nder vite

VENDODHJA





 Pa më ardhur ende fjala në majë të gjuhës, dhe, ja, ti, o Zot,i njeh të gjitha! Psalmi 139:4 

 Kontakto Webmaster

© Copyright 2019 - Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult