Lindi në Shkodër, më 24.05.1874. Studioi në Kolegjin Saverian të Jezuitëve të Shkodrës. U shugurua meshtar më 08.04.1906. Në vitin 1912, shkoi në Konstandinopojë, ku qëndroi për disa vite në shërbim të shqiptarëve katolikë që jetonin aty. Më pas, pasi u pranua dhe u emërua meshtar në arqidioqezën e Durrësit, prej vitit 1927 u emërua famullitar i Durrësit dhe Vikar Gjeneral i Dioqezës dhe, prej vitit 1937 deri kur u arrestua, ishte famullitar i Vlorës. U arrestua më 25.03.1946 dhe u burgos në Vlorë, ku u torturua mizorisht. U dënua në Elbasan ku, më 31.10.1947, u dënua me 7 vjet burg. Vdiq në burgun e Durrësit më 05.11.1951.

 

It.

Nacque a Scutari il 24.05.1874. Studiò prima nel Collegio Saveriano dei Gesuiti di Scutari. Fu’ ordinato sacerdote l’8.04.1906. Nel 1912, si recò a Costantinopoli, dove risiedette per diversi anni dedicandosi al servizio degli albanesi cattolici ivi residenti. In seguito, accolto e incardinato nell’arcidiocesi di Durazzo, dal 1927 è stato parroco di Durazzo e Vicario Generale della Diocesi e, dal 1937 fino all’arresto, parroco di Valona. Fu arrestato il 25.03.1946 e imprigionato a Valona, dove fu torturato in modo disumano. Processato a Elbasan dove, il 31.10.1947, fu condannato a 7 anni di carcere. Morì in prigione a Durazzo il 05.11.1951.