Prot. N. 13/2015
Shkodër, 14/11/2015

Të nderuar Meshtarë, Rregulltarë dhe Rregulltare
Të dashur besimtarë,

po afrohet me të shpejtë përvoja e Vitit Jubilar të Mëshirës. Duam të përgatitemi për ta marrë këtë dhuratë të hirit të një kohe të volitshme në të cilën edhe një herë do të përjetojmë fytyrën e mëshirshme të Hyjit dhe përqafimin e tij atëror.
Për Kishën tonë të Shkodër-Pultit kjo përvojë fillon pas kremtimeve të 25-vjetorit të Meshës së parë në varrezat e Shkodrës.
Hapja e Vitit të Shenjtë të Mëshirës në Romë më 8 dhjetor, në të kremten e Zojsë së Papërlyer, ndërsa për dioqezën tonë është caktuar për të shtunën më 13 dhjetor, në orën 15.00. Do të takkohemi në orën 15.00 pranë kuvendit të shën Françeskut në Gjuhadol për të nisur ecjen pendestare deri në Kishën tonë Katedrale, ku do të hapim Derën e shenjtë. Më 19 dhjetor do të jetë hapja e Derës së shenjtë në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë.
Sipas porosive të Papa Françesku mund të ushtrojmë veprat e bamirësisë trupore dhe shpirtërore në shtëpitë familjeje, te Motrat e Nene Tereze dhe me senuret e pleqët.

Gjithashtu, ju jap disa udhëzime për të realizuar një ecje të vërtetë jubilare:
    Të përjetohet mëshira nëpërmjet Sakramentit të Pajtimit, duke kushtuar në të gjitha famullitë, të Premten, një kohë të përshtatshme për t’u dhënë besimtarëve mundësinë të kremtojnë pendesën.
    Të vlerësohet nisma e 24 ORËVE PËR ZOTIN (gjatë krezmeve), e dëshiruar nga Papa Françesku, të paktën në nivel dekanal. Sigurisht, për t’u nxitur në Kishat jubilare, me të gjithë presbiterët dioqezanë dhe rregulltarët në nivel dekanal.
    Të propozohet dëgjimi i Fjalës në kohët e forta të vitit mbi temën e mëshirës. Të vlerësohet ungjilli i Lukës dhe disa pjesë të Besëlidhjes së Vjetër.
    Në çdo famulli një herë në tre muaj të kremtohet dita e Caritas-it famullitar për të ndihmuar besimtarët të jetojnë mëshirën nëpërmjet veprave të bamirësisë materiale dhe shpirtërore.
    Një angazhim më të veçantë për të pajtuar familjet në ngatërresat e në gjak
    Shtegtime zonale dhe famullitare për në Katedralen dhe Shenjtëroren.
    Vikari i Përgjithshëm bashkë me Vikarët Zonalë të organizojnë turne rrëfimi në katedralen dhe në Shenjtëroren.
    Shtegtim në Romë!
    Ju kujtoj se me 27 dhjetor 2015 do të kremtojmë Jubileun e Familjeve në katedrale (Dom Raffaele do t’ju njoftoj …)

Me urimin që të ndihmohemi më mirë për ta jetuar fenë tonë dhe për t’u ndier të përtërirë në ecjen tonë, ju përshëndes me përzemërsi.

 

+ Angelo Massafra OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult