ATI NA PRET, T'I DALIM PËRPARA! 

“Bëhuni të mëshirshëm sikurse Ati juaj është i mëshirshëm”(Lk 6,35-37)

 

 Letër Baritore e Mons. Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës dhe Administrator Apostolik i Sapës për Kreshmët 1999 në përgatitje për Jubileun e madh të vitit 2000

  

Vëllezër e rnotra,

''Hiri i Zotit tonë Jezu Krishtit, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkësia me Shpirtin Shenjt, qoftë me ju të gjithë” (2Kor 13,13).

 

  1. Pas rreth një viti prej hyrjes sirne si bari në arqidioqezën e Shkodrës dhe në dioqezën e Sapës, për të parën herëju drejtohern rne një letër baritore. Arsyeja gjendet në karakterin e veçantë që ka viti l999, si etapë e fundit përgatitjeje për Jubileun e rnadh të vitit 2000. Duke e nd.jekur prograrnin udhëzues të Atit të shenjtë Gjon Palit II për mbarë Kishën, pasi medituarn dhe u lutëm përpara personave hyjnorë të Birit dhe të Shpirtit Shenjt, tash jemi të ftuar t'i hapemi soditjes së misterit të atësisë së Hyjit.

''E tërë jeta e krishterë është porsi një shtegtim kah Shtëpia e Atit,' dashuria e Tij e pakushtëzuar për çdo krijesë njerëzore rizbulohet ditë për ditë"

Hyji është Atë e, si i tillë, është pika tërheqëse për të gjithë besimtarët: prej Tij lindëm, prej Tij erdhërn, drejt Tij po shkojmë.

“I dërguar për ta shpallur vitin e mëshirës së Zotit”

 

  1. Zakoni i Kishës katolike sipas të cilit kremtohet me afate të caktuara një vit jubilar , i quajtur edhe vit i shenjtë, i hedh rrënjët e veta në Shkrimin e Shenjtë, i cili na e përcjell përvojën e jashtëzakonshme të fesë së Izraelit, popullit të zgjedhur. Populli hebre gjithmonë e ka përshëndetur fillimin e vitit të ri me tingull trumbete. Pikërisht prej këtij tingulli e merr emrin e vet viti i quajtur jubilar. Shpallja e këtij viti, vërtet, sillte një gëzim të jashtëzakonshëm sidomos për më të varfërit dhe më të dobëtit, të cilët, në këtë rast, do t'i rifitoriin të drejtat e veta, si edhe pronat familjare, të humbura përkohësisht për shkak të borxheve.

'”Bini trumbetës anekënd vendit tuaj ... dhe kumtoni në mbarë vendin çlirimin e të gjithë banorëve. Ky le të jetë për jujubile: le të kthehet secili në pronën e vet, le të kthehet secili në fisin e vet” (lev 25,9-10).

Kishin vetëdije të plotë se asnjërit izraelit s’mnund t’i hiqej përgjithmonë liria ose ara, pasi Hyji e kishte liruar Izraelin nga skllavëria e Egjiptit dhe çdo familjeje i kishte dhënë tokën e nevojshme për mbajtjen e saj.

 

  1. Edhe për Kishën, të shartuar në dru të frytshme të Izraelit të lashtë, vitijubilar është: “një vit hiri’': viti i faljes së mëkateve dhe dënimit për mëkatet; viti i pajtimit mes kundërshtarëve, viti i kthimeve të shumta dhe i pendesës sakramentale e jo sakramentale”

E gjitha kjo duket aq më tepër e vërtetë, e domosdoshme, shkak gëzimi të çiltër, në qoftë se merret parasysh jashëzakonshmëria historike e përmbushjes së 2000 vjetëve prej lindjes së Zotit tonë Jezu Krishtit në Betlehem të Judesë. Me këtë datë merr fund një shekull tjetër i historisë njerëzore dhe, njëkohësisht, njerëzimi e hedh vështrimin kah një mijëvjeçar i ri. Në këtë rrethanë, lind vetvetiu dëshira për ripërtëritje, pritja për diçka vërtet të re. Jubileu i madh i vitit 2000 është një ftesë e fuqishme për të gjithë që t'i braktisim ''gjërat e vjetra '', të lidhura me mëkatet që u bënë, me pasojat e tyre në ne dhe rreth nesh; është një nxitje për t'i këputur zinxhirët e inatit dhe të hakmarrjes, për t'i ndrequr mosmarrëveshjet dhe grindjet, për t'i pranuar të drejtat e çdokujt sipas drejtësisë, “që të lindin gjërat e reja" me anë të pendimit, të pajtimit, të faljes që jepet dhe merret. Në këtë mënyrë, të shpërblyer nga skllavëria e mëkatit, do të kthehemi në dinjitetin e njerëzve të lirë në Krishtin.

 

  1. Që Jubileu të mund t’i plotësojë krejtësisht premtimet e veta për përtëritje dhe lirim, lypet prej të gjithë besimtarëve një përgatitje e thellë, që të mund t'i japë shpresës një themel të palëkundshëm. Ati i shenjtë e fton mbarë Kishën që të angazhohet në këtë rejtim, duke ia kushtuar këtë vit të fundit para Jubileut rizbulimit atësisë së Hyjit. Edhe kisha jonë lokale ëshë thirrur ta përshkojë këtë rrugë sipas udhëzimeve që, me këtë letër, dua t' ju jap. “Zoti, Hyji i mëshirshëm e i dhembshur, i durueshëm dhe plot hir e besnikëri”

 

  1. Me sy të ngulur në misterin e Mishërimit të Birit të Hyjit, po përgatitemi ta kapërcejmë pragun e rnijëvjeçarit të tretë me shpirt lavdërimi dhe falënderimi, gjithherë plot çudi duke vërejtur se

“Jo se ne e kemi dashur Hyjin, por Ai na ka dashur ne... Ne duam sepse Ai na deshi më parë” (Gjn 4,10.19.).

Përpara se të nisim ta kërkojmë Hyjin, e vërejmë se Ai po na kërkon ne: është Ai që na jep në krijim dhe në histori shenjat e pranisë së Tij; është Ai që e shtiu në zemrën tonë dëshirën për ta njohur dhe për ta dashur; është Ai që na fton në Mbretërinë e vet, duke e dërguar ndër ne Birin e Tij të vetëm: Jezusin. Ky kujdes i vazhdueshëm dhe i gatshëm i Hyjit kundrejt krijesave të veta, më rnirë se asjnjë gjë tjetër, na e tregon vetinë e Tij si Atë. Me siguri Hyji është Gjithëpushteti i pafund, Urtia e amshuar, Krijuesi i gjithësisë, i Tejetlarti, “'tri herë Shenjt”', por mbi të gjitha është Ati që e dhuroi Birin, Jezusin. Pikërisht kjo atësi hyjnore, që në Jezu Krishtin na përfshin edhe ne, ia jep gjithëpushtetit të Hyjit veçorinë e mëshirës.

 

  1. Të mbështjellë mëshirë, të falur e të pastruar në të, të lartësuar prej saj tek Birii, edhe ne mund të kemi pjesë në marrëdhënien bijësore që e lidh Jezusin me Atin. Vtëm me anë të mëshirës na është dhënë e drejta për të hyr në intimitetin familjar me të Tejetlartin, aq sa e quajmë “Abba”, d.m.th. “Babë”. Duke na lënë trashëgim mënyrën për t’iu drejtuar Hyjit, Besëlidhja e Re i mëson njerëzit që të ushqejnë me Hyjin Atë një marrëdhënie personale, një lidhje dashurie të ngrohtë, në një dorëzim besimplotë.

"Jo secili që më thotë: ‘0 Zot, o Zot!’ do të hyjë në Mbretërinë e qiellit, por ai që kryen vullnetin e Atit tim që është në qiell. (Mt 7,21)

 

7 . Pas nismës së vet plot mëshirë për t'u dalë përpara bijve të Tij, Ati pret prej njerëzve një përgjigje që të jetë pranim i bindur i vullnetit të Tij. Vetë Jezusi, si “vëllai i parë në mes të shumë vëllezërve”, (Rom 8, 29)  është modeli i përkryer i dëgjesës bijësore. 

Ky pranirn i vullnetit të Atit nëpër Jezu Krishtin nuk mbetet i mbyllur në sferën vetjake, por ka aftësi t’i bashkojë në njësi të gjithë ata që e njohin veten si bij të Hyjit dhe që, pra, e përbëjnë familjen e Tij. Dëgjesa i kthen njerëzit në bij të Hyjit dhe i bën vëllezër për njëri-tjetrin. Ky bashkim, i ushqyer vazhdimisht prej Shpritit Shenjt dhe i shfaqur në kremtirn të Meshës Shenjte, është vetë fryma e Kishës.

 

  1. Prapëseprapë, duhet të vërejmë se njeriu jo gjithmonë di ta çmojë vlerën e dëgjesës. Çka, pra, mund ta thyejë krenarinë e tij instinktive, dëshirën e tij për vetëmjaftimin, që të mund t’i mbushet mendja të dorëzohet vullnetit të Hyjit? Vetë Jezusi na jep përgjigje me mësimin aq të lartë që rrjedh prej shëmbëlltyrës së ”djalit të humbur e të gjetur”: shpirti kryengritës i njeriut thyhet vetëm prej mëshirës së Atit!

Në këtë mënyrë duhet të kuptohet edhe Pagëzimi, sakramenti që na bën pjesëtarë në numrin e bijve të Hyjit, të cilët e përbëjnë Kishën e Tij. Me Pagëzimin, njeriu që e arriti besimin në Hyjin e zbuluar në Jezu Krishtin, nga njëra anë e kremton dashurinë e mëshirshme me të cilën u prek prej Atit, dhe, nga tjetra anë, vendos me gëzim t’i dorëzohet dëgjesës së fjalës së Tij, duke i pranuar mësimet e tij, sipas urdhrit ­përfundirntar që Jezusi u dha apostujve para se ta linte këtë tokë:

“Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt! Pagëzoni në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Mësoni të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar” (Mt 28, 19-20).

 

UDHËZIME BARITORE

 

Jubileu është një shprehje e jashtëzakonshme e mëshirës së Hyjit Atë që i shlyen borxhet e populIit të vet.

 

  1. Një mënyrë jashtëzakonisht e efektshme për ta përgatitur Jubileun është që ta rizbulojmë qysh në këto Kreshme vlerën e sakramentit të pendesës. Që rrëfimi i mëkateve t’i japë plotësisht frytet e veta duhet të përgatitet me lutje e me një shqyrtim të vëmendshëm të krejt jetës sonë. Kur të shkojmë tek meshtari, t'i rrëfejmë të gjitha rnëkatet e rënda ose mortare me dhembje të vërtetë dhe pendim e me vendim të ngulët që të mos përsëriten. Përveç kësaj, për t’i pasur kushtet e nevojshme për këtë gjë, mos të presim deri në ditët e fundit të Javës së madhe, kur, për shkak të numrit të madh të pendestarëve, është gati e pamundshme që meshtari t'i kushtojë çdonjërit vëmendjen e duhur. E tërë koha e Kreshmëve është kohë e shenjtë për kthimin te Zoti!

Në këto Kreshme dhe në këtë vit baritor, pra, meshtarët dhe katekistat të mos harrojnë në predikim e në katekezë t’u japin rëndësi komentimeve dhe shtjellimeve të përshtatshme mbi lutjen “Ati ynë” dhe mbi shëmbëlltyrat e mëshirës të treguara prej ungjillit të Lukës.

 

  1. Të gjithë besimtarët janë ftuar ta rizbulojnë vlerën e ditës së Zotit, të dielës, si ditë që e kremton mëshirën e Hyjit Atë dhe pajtimin tonë me Të me anë të gjakut të Krishtit, duke marrë pjesë rregullisht në Meshën Shenjte. Fatkeqësisht, shumë katolikë, për shkak të periudhës së gjatë të mbylljes së kishave dhe për mungesën e sotme të meshtarëve, e harruan domosdoshmërinë e zbatimit të urdhërimit aq të rëndësishëm: t'i shenjtërojmë ditën e dielë dhe festat e urdhëruara. Në këto ditë duhet t’i lëmë punët e çfarëdollojshme për t’i dhënë nder Hyjit, para së gjithash, duke e lavdëruar dhe falënderuar në kishë bashkë me besimtarët e tjerë, si edhe për të pushuar, për t’iu kushtuar familjes, për të shkuar tek të sëmurët dhe tek miqtë.

Nuk janë pak ata të krishterë që e shpikën për vete një farë besimi personal, duke u kënaqur me të kremten e ndonjë shenjti gjatë vitit dhe duke shkuar në disa raste në kishë të Laçit. Shtegtimi te Shenjtëroret është një praktikë e lavdishme nëse shpreh një angazhim që i shtohet rregullës, kurse i vetëm nuk mund t'i plotësojë kërkesat e formimit te kultit të krishterë.

 

  1. Për më tepër, ua kujtoj të gjithë meshtarëve dhe animatorëve liturgjikë se, për ta bërë më të frytshëm dhe më tërheqes kremtimin e Meshës Shenjte të së dielës,  është e nevoshme që të ketë një karakter vërtet të gëzueshërn dhe që të marrin pjesë në të aktivisht të gjitha elementet përbërëse të bashkësisë së krishterë. Për këtë arsye, nuk duhet të pushojmë së kërkuari me ngulm që populli të mësojë t’u përgjigjet lutjeve me zë të lartë, t’i kryejë shërbesat e ndryshme në dobi të zhvillimit të denjë të liturgjisë, t’i mësojë këngët që në këndim të marrin pjesë të gjithë, dhe jo vetëm kori.

 

Jubileu është shpallja se janë “të lumët të mëshirshmit sepse do të gjejnë mëshirë” (Mt 5, 7)

 

  1. Çdo besimtar i vërtetë ka për ta nderuar Hyjin, që është Atë dhe Krijues i gjitha sendeve, duke respektuar dhe duke ruajtur jetën në çdo formë që te jetë. Fatkeqësisht, duhet të vërejmë se në këto kohë, në mesin tonë, jeta, edhe ajo njerëzore, nuk ka çmim të lartë. Tashmë, vrasjet nuk numërohen. Një farë ndjenje nderi të keqkuptuar çon kollaj në larjen e fyerjeve, edhe të lehta, në gjak. Ndonjëherë dermani është edhe më zi se ligështia: derdhet tjetër gjak, jo ai i fajtorit, por i robit të pafajshëm.

 

  1. Jubileu duhet të shënojë një kthim prej kësaj dhune të përhapur që tjetër gjë s'bën veçse i tërheq mallkimet e Zotit mbi dheun tonë. Duke nxitur për vitin jubilar shumimin e nismave të pajtimit që të sjellin paqe ndër familjet, nuk mund të mos kujtoj se, sipas urdhërit të Zotit “Mos vra” dhe sipas moralit të Ungjillit, i cili e urren çdo lloj dhune: aborti, vrasja, hakmarrja janë mëkate tepër të rënda.

 

  1. Aborti është vrasja e vërtetë e qenieve njerëzore, edhe pse ende jo të lindura, por të pajisura me të gjitha elementet kryesore që e përbëjnë personin njerëzor. Edhe pse ligji i shtetit e lejon, për njeriun e krishterë mbetet njësoj një krim kundër jetës dhe kundër Atij që është Zotëruesi i vetëm i jetës.

 

Kisha e dënon rreptësisht atë njeri që i nënshtrohet me vetëdije dhe vullnet të plotë  praktikës së abortit, atë njeri që e shtyn ose e shtrëngon një grua të dështojë, si edhe mjekët dhe personelin shëndetësor që e kryejnë abortin, duke i goditur automatikisht me ekskomunikim (largim nga kisha) me vetë aktin e abortit. Ky mëkat mund të falet vetëm pas një pendese të gjatë.

 

  1. Vrasja, dhe plagosja e një njeriu me qëllirn që të vdesë, është një ndër krimet më të rënda me të cilat mund të përlyhet një njeri e sigurisht një mëkat mortar që e ndan fajtorin prej hirit të Hyjit e prej bashkimit me Kishën. Në këto kohë vërejmë një rritje të përgjithshme të krimeve të këtij lloji, shkaku i të cilave shpeshherë gjendet në vesin e hidhërimit, të arrogancës dhe të mujshisë. Në këtë egërsim të marrëdhënieve shoqërore, duhet vërejtur, me dhembje, se një pjesëjo e vogël ka si autorë njerëz që vijnë prej zonave dhe familjeve me traditë katolike. Është shumë e qartë që kush e zgjedh për vete rrugën e paarsyetueshme të dhunës dhe të vrasjes, ose s’e kupton fare pagëzimin e vet dhejetën sipas mësimit të Jezu Krishtit, ose thjeshtë i bie rnohit pagëzimit që pranoi.

 

  1. Gjakmarrja është një farë privatizimi të asaj aftësie për të gjykuar dhe për të dënuar që i përket me të drejtë vetëm shtetit. Mësimi i Kishës na kujton se dënimi me vdekje mund të ushtrohet vetëm nga ana e shtetit në raste shumë të veçanta, kur nuk ka mundësi të përdoren mjete të tjera korrigjimi. Vërtetë, sot gjendja e dobët e drejtësisë shtetërore nuk ndihmon besimin e atyre që pësuan ndonjë dëm. Megjithatë, rritja e hakmarrjeve private tjetër gjë s’mund të bëjë veçse e përul gjithmonë e ëë tepër vlerën e shenjtë të jetës njerëzore, dhe gjithmonë e më tepër do ta bëjë të dobët aftësinë e shtetit për t’i pëmdjekur fajtorët dhe për t’i ndëshkuar pas një gjyqi të rregullt. Gjithmonë e më tepër drejtësia objektive, e themeluar në ligjet e një shteti civil, do të zëvendësohet me një drejtësi subjektive të bërë prej çdokujt, që shpeshherë e godet jo autorin e drejtpërdrejtë të krimit, por çfarëdo robi të tij, për të cilin s’mund të provohet asnjë përgjigjësi. Një sjellje e tillë është edhe më e urryeshme në sy të Zotit, është një mizori e padurueshme për një popull qëjeton në prag të vitit 2000! Kush i përshkon udhët e hakmarrjes largohet krejtësisht prej Kishës. Pasi nuk ka mëshirë dhe nuk kërkon pajtim, por do që ta shpagojë gjakun me gjak, ndër sy të Zotit i bie mohit asaj mëshire që Ai u dhuron të gjithë njerëzve, “Doni armiqtë tuaj, bëni mirë e huajoni pa pritur se do t'ju kthejnë gjë. Kështu do të jetë i madh shpërblimi juaj dhe do të jeni bijtë e të Tejetlartit Zot, sepse Ai ua do të mirën edhe të paevarishmëve e të këqijve. Bëhuni edhe ju të mëshirshëm sikurse Ati juaj është i  mëshlrshëm” (Lk 6, 35-36) e përçmon atë çka iu dhurua atij në pagëzim dhe vetëmallkohet për çdo herë që e thotë uratën “Ati ynë”. Pasi, kur t'i shqiptojë fjalët ''na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë '', tjetër nuk bën veçse e rëndon borxhin e vet përballë drejtësisë së Hyjit.

17 . Prej asaj që u paraqit deri tash rrjedh një pasojë Iogjike: famullitarët dhe katekistat përgjigjës para se t'i pranojnë katekumenët e rritur për sakramentin e pagëzimit, duhet t'i pyesin, edhe rne be, për të hetuar:

* të mos mbajnë inat me vullnet të vrasin ndokënd

*të mos kenë hakun e gjakut për t'ia marrë ndokujt, pa dëgjuar të pranojnë udhën e pajtimit

 

Në këto raste, pasi shihet qartë se kthimi i tyre te Krishti nuk është i çiltër , të mos u japin sakrarnentin, por ta shtyjnë derisa ndërgjegja e tyre të piqet në vlerat e Ungjillit.

  1. Në Iidhje me këto tema, ju bëj të njohur që tani botimin e një dokumenti për t'u dhën~ rneshtarëve rrëfyes udh~zirne në pastoralin pendestar që duhet ndjekur në këto raste të veçanta përpara se ta japin zgjidhjen sakramentale.

 

Përfundim

 

  1. Pasi e arritëm mbarirnin e një mijëvjeçari të historisë, të vetëdijshëm për mëkatet tona dhe për dobësitë tona, të kërkojmë ngushëllim, mbështetje dhe guxim në atë që quhet ''Nëna e Mëshirës '', Shën Alfonsi Maria De' Liguori, në komentim të uratës së lashtë ''Të falemi, Mbretëreshë '', tek fjalët ''ata sy të mëshirshëm të tu silli prej nesh '', thotë se Maria është: Nëna ''tërë sy, që të mund të na ndihmojë ne, të mjerë, në këtë tokë”.

Dashuria dhe devocioni ndaj Virgjrës Mari, të nderuar me titul1 ''Nëna e Këshillit të Mirë '', ka qenë gjithmonë për kishën tonë shkodrane një orientim dhe një ndihmë në vështirësi.

Nën prijën e saj, që na tregon Birin e dashur të vet, i cili është ''udha, e vërteta dhe jeta '' 23,-M-po përgatitemi për ta kapërcyer pragun e vitit 2000, duke kërkuar për ne dhe për krejt kombin shqiptar ''një vit hiri ,, dhe ditë paqeje.

 

  1. Për këtë arsye, ju njoftoj se, si përgatitje për Jubileun e madh, figura e nderuar e Nënës së Këshillit të Mirë do të kalojë prej famul1ie në famul1i sipas një programi që do të leçitet brenda pak kohe. Që tani jemi të sigurtë se vështrimi i saj amënor do të jetë, për të gjithë ata që e njohin veten si bij të Hyjit, një thirrje e fuqishme që të kthehen dhe të pajtohen në Krishtin Zot, të cilit i qoftë lavdi tash e përgjithmonë e jetës.

 

Dhënë në Shkodër me bekimin tim atëror,

rne 11 shkurt 1999

Zoja e Lurdit

 

Angelo Massafra, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës, Administrator Apostolik i Sapës

22 Uratë e shekullit X, 23 Gjn 14, 6; 34 Krh. Lk 4, 19